E enjte, 28.03.2024, 11:19 PM (GMT)

Faleminderit

Ibrahim Kabili: Skënderbeu, simbol i bashkimit të shqiptarëve...

E marte, 18.01.2022, 07:19 PM


Skënderbeu, simbol i bashkimit të shqiptarëve...

Nga Ibrahim Kabili

Vdekja e Gjergj Kastriotit qe humbje e madhe jo vetëm për Arbërinë por edhe qytetërimin evropiano-perëndimor.  Pa Skënderbeun nuk mund të konceptohet Arbëria dhe Shqipëria e sotme.  Skënderbeu mbush sot 554 vjet nga vdekja e tij. Njerëz të tillë nuk vdesin kurrë, por mbesin gjithnjë të gjallë. Mbesin të gjallë se bënë historinë e kombit dhe do të mbeten përjetësisht në analet e historisë së tij... E në qoftëse kombi shqiptar u përjetësua në histori, kjo ëshë arritur falë tyre... Kur them falë tyre mendoj se më i madhi i të mëdhejve është Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Sa më shumë kalojnë vitet aq më tepër shkëlqen vepra dhe madhështia e tij...

Mua personalisht figura të tilla më kanë tërhequr si një magji, më kanë motivuar gjatë gjithë kohës së gjatë të shërbimit në arsim, më kanë shtuar krenarinë e të qenurit shqiptar, më kanë frymëzuar që ta dua historinë... Më kanë motivuar t'ua përcjell atë me dashuri brezave...   

Kurrë nuk më kishte shkuar ndërmend që pas viteve '90, të "hidhej" baltë edhe mbi Skënderbeun... Këto "baltaxhi" si njerëz pa moral, pa karakter, pa dinjitet, jo të fushës përkatëse, ose të fushës përkatëse e të vënë në shërbim të të huajve, përpiqen të denigrojnë apo minimizojnë figurën e Skënderbeut. "Jazexhijtë" këtej dhe andej kufirit nuk mund ta denigrojnë heroin tonë kombëtar. Këto njerëz kontraversë, me "tezat" e tyre "të ndritura" u bëjnë shërbim armiqve të shqiptarëve, duke "venitur" figurën e tyre madhore... Ky është turpi i tyre. Këtë nuk mund ta arrijnë kurrë. Teza mbi origjinën jo shqiptare të nënës së Skënderbeut, mbi "zbrazjen" e territoreve arbërore post Skënderbejanë, ku shqiptarët "mbetën pakicë" falë tyre, etj. janë hedhur poshtë. Figura të shquara të historiografisë shqiptare dhe të huaj, akademikë të fushës së historisë, studiues shqiptar dhe të huaj bazuar në dokumenta dhe të dhëna historike vërtetojnë të kundërtën e tyre, vlerësojnë maksimalisht figurën e Skënderbeut si figurë shumëdimensionale.

Mund të kontestohen figurat historike, por jo Skënderbeu. Ai është figura historike më e plotësuar, më bashkuese, më përfaqësuese e shqiptarëve. Pak njerëz në histori bëjnë epokë, dhe për arbërit dhe Arbërinë kjo peruiudhë kohore quhet epoka e Skënderbeut. Quhet e tillë se ai bëri historinë.  Pa këtë periudhë shqiptarët do të ishin pa histori...  Ai e bëri historinë sepse arriti të mbledh Beslidhjen e Lezhës dhe i udhëhoqi shqiptarën në betejat më të përgjakshme kundër Perandorisë Osmane.

Mund të pohojmë se Skënderbeu:

? Krijoi Besëlidhjen e Lezhës më 2 mars 1444, nëpërmjet bashkimit të princave shqiptar.

? U zgjodh kryetar i Lidhjes së  Lezhës.

? Krijoi një  ushtri të përbashkët, ku komandant u zgjodh ai.

? Krijoi një arkë të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Këtu qëndron merita e madhe e Skënderbeut pasi ai arriti të mbledhë dhe të bashkojë të gjithë princat arbërorë. Lidhja e Lezhës qe një alencë politiko-luftarake që solli bashkimin dhe fitoret e mëdha të shqiptarëve për 25 vjet rresht.

Skënderbeu u përball me 24 përpjekje të ushtrive turke për pushtimin e Krujës dhe doli gjithnjë fitimtar. Nga mbi 26 beteja të përgjakshme me turqit, ka humbur vetëm një, dhe këtë e humbi nga tradhëtia e bashkëpuntorëve më të ngushtë të tij... Kështu për një çerek shekulli Skënderbeu e mbajti Arbërinë të papushtuar nga turqit. Jo vetëm kaq por Gjergj Kastrioti u bë barriera mbrojtëse dhe rezistence ndaj osmanëve, në mbështetje të vendeve perëndimore...

Mbi të gjitha Skënderbeu :

? Qe një politikan i zoti.

?  Ishte diplomat i shquar për kohën.

? Qe burrë shteti i një rangu të lartë.

? Orientoi vendin nga perëndimi.

? Qe strateg i lartë ushtarak.

? Bashkoj të gjithë prijësit shqiptar në luftën e përbashkët dhe fitoj besimin e tyre.

? Vlerësojë lart çështjen shqiptare.

? Mbrojti Arbërinë dhe vlerat e qytetërimit perëndimor.

? Bashkëpunojë me shtetet perëndimore.

? Mbetet personaliteti më i madh i të gjitha kohrave për shqiptarët.

Fuqia e tij qe bashkimi dhe jo ndarja.

"Apeli" Skënderbejan sot do ishte: "Bashkimi i të gjithë shqiptarëve, forcimi i shtetit  shqiptar dhe integrimin i Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike".

Integrimi në BE kërkon: bashkim, punë, reforma, bashkëpunim, forcim të shtetit ligjor, luftë efikase ndaj krimit të organizuar, luftë më të madhe kundër korrupsionit etj. Kjo do të jetë një sfidë që do të arrihet por kërkon edhe shumë kohë...

Skënderbeu është përjetësuar:

? Në burimet arkivore të shteteve perëndimore.

? Në librat monografik të shkruara për Të.

? Në filmat kushtuar betejave legjendare luftarake të tij.

? Në bustet e vendosura në shumë shtete, me këngët, muzetë, memoriale, etj.

Ne si shqiptar është fat i madhe që e kemi këtë figurë kombëtare me përmasa të pakrahasueshme për të gjitha kohrat. Ne kemi qenë  krenar, krenohemi, dhe do të krenohemi gjithmonë me Të... Më vonë në kohë, bazuar mbi madhëdhtinë e Tij, ndriçoi me idetë dhe veprat e saj Rilindja Kombëtare Shqiptare. Kurorën mbi kokë e vendosi Ismail Qemali, me mëvetësinë e Shqipërisë...

Ibrahim Kabili

Tiranë më 17.01.2022



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhafer Leci: Në përkujtim të 40 vjetorit të Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla Gjekë Gjonaj: 110 vjetori i vrasjes së At Andrea Gjekaj nga turqit Lekë Mrijaj: Përjetësohet busti i të përndritshmit, mons. dr. Zef Oroshit Klajd Kapinova: Studenti me Medalje të Artë, që njihte 8 gjuhë të huaja, ishte politikani dhe nacionalisti Qazim Mulleti (1893–1956) Selman Etemi: Dijetari dhe plaku i urtë Muzli Isuf Sahiti Gjekë Gjonaj: Dy humanistë nga Malësia Tomë Mrijaj: Trashigimia shpirtërore e Mons. dr. Zef Oroshit Gëzim Puka: Kupe Danja dhe kronika poetike Albert Vataj: Faik Konica, shqiptari i ditur, kurajoz dhe polemist Enver Bytyçi: Ibrahim Rugova - gjeni i të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës! Gjekë Gjonaj: Historia e dhimbshme e pushkatimit të Nikollë Gjolajt në lulen e rinisë Kastriot Dervishi: Qani Sadiku - një prej qëndresëtarëve më tipikë të diktaturës komuniste Shefqet Dibrani: Nazmi Peci - Në një vjetorin e vdekjes Mentor Nazarko: Kush është Fahri Xharra? Gjekë Gjonaj: Një histori suksesi prej vitesh të humanistit dhe veprimtarit të shquar Osman Kallabës Gjekë Gjonaj: E vërteta e vdekjes tragjike të kërkuesit shkencor Agron Lucaj Albert Zholi: Rilindasi modern Aristidh Kola i lënë në harresë Fran Gjoka: I paharruar qoftë kujtimi i mësues Gjergj Franit! Nue Oroshi: Para 40 vjetësh në Belgjikë u vra nënkryetari i Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare Vehbi Ibrahimi Klajd Kapinova: Requiem i vonuar për mikun dhe studiuesin e palodhur të kulturës dhe klerit katolik erudistin Kolec Çefën

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora