Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arbana Xharra: Erdogani pritet me nderime te larta vetem nga Shqiperia, Serbia e Rusia

| E hene, 17.01.2022, 08:13 PM |


Arbana Xharra:

Gjergj Kastrioti. Po të thirreshim në frymën, shpirtin dhe veprën e demiurgut tonë për çdo ditë, asnjë krizë e kësaj bote nuk do të na thyente kurrë. Le të rilind ky emër çdo ditë në frymën tonë!

_________

Erdogani nuk u thirr ne Samitin e Demokracise qe u organizua nga Presidenti Biden ne dhjetor, SHBA nuk ka pranuar as kerkesen e vazhdueshme te Erdoganit per blerjen e aeroplaneve ushtarak F-16, per shkak se Turqia ne kundershtim me NATO-n ka marre anti-rraketorin S-400 nga Rusia. Sot Erdogani eshte armik i perendimit, mik i Rusise e vella i shqiptareve. Shqiperia ka deshtuar te shnderohet ne vend Evropian, eshte shteti me i varfer i Evropes. Erdogani i cili vendin e vet aktualisht e ka ne krize te madhe ekonomike, sjell miliona ne Shqiperi per te shtrire ndikim. Sepse Erdoganin sot nuk e pret as Franca, as Gjermania e as nje vend perendimor. Ai pritet me nderime te larta nga Shqiperia, Serbia e Rusia.