Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alma Lama: Ex injuria jus non oritur!

| E diele, 16.01.2022, 06:55 PM |


Ex injuria jus non oritur!

Nga Alma Lama

Parimi se te drejtat ligjore nuk mund te rrjedhin nga nje veprim ilegal, eshte plotesisht i vertete edhe per serbet e Kosoves dhe te drejtes se tyre per te votuar per referendumin ne Serbi, brenda territorit te Kosoves.

Organizimi i nje referendumi ilegal ne Kosove, sic ka bere Serbia prej 20 vitesh me organizime zgjedhjesh, duke shkelur ne fillim rezoluten 1244 qe autorizonte UNMIK-un per administrimin e Kosoves dhe pastaj duke shkelur sovranitetin e shtetit te pavarur, e delegjitimon edhe  te drejten e votes se Serbeve.

Te gjitha qeverite e kaluara jane dorezuar perballe presionit serb, ne emer te ruajtjes se partneritetit me miqte nderkombetare, por une mendoj qe ka qene justifikim per paaftesine e tyre.

Sic e shkova dhe dje, praktika e mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove ka qene e gabuar dhe ilegale dhe per me teper ka prodhuar acarim te konfliktit politik mes shqiptareve dhe serbeve, ne vend te normalizimit te raporteve, sic e synon edhe BE dhe vendet e Quintit.

Keshtu qe vendimi i qeverise per te moslejuar mbajtjen e referendumit ishte i drejte dhe duhet te zbatohet edhe ne situata te ngjashme ne te ardhmen.

Eshte per tu pershendetur edhe qendrimi i OSBE-se qe nuk mori persiper procesin e votimit, duke ndihmuar ne kete menyre ne shtensionimin e gjendjes.