E premte, 29.03.2024, 12:12 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Autoportret para vdekjes

E diele, 16.01.2022, 05:53 PM


Autoportret para vdekjes

Nga Kastriot Dervishi

Riza Xhemal Metalia, lindur në Dragobi në vitin 1941, i cilësuar familje e pasur, ishte vetëm 19 vjeç kur u pushkatua. U arrestua më 1.9.1960, i akuzuar se dy ditë më parë në stanin e tij, kish takuar antikomunistët Hysen Kadria e Mustaf Metalia (xhaxhai i vet), e më tej babanë dhe xhaxhain tjetër Jakupin, synimi i të cilëve kish qenë tërheqja e familjeve të tyre. Vetëm për kaq, u akuzua për “tradhti ndaj atdheut” dhe dërgua në gjyq së bashku me vëllezërit Ymer dhe Mal Metalia (të cilët u dënuan me 12 dhe 5 vjet burgim). Gjykata Ushtarake Tiranë me veprim në Shkodër, me vendimin nr.99, datë 17.9.1960, e dënoi me vdekje, pushkatim. U la në fuqi me vendimin nr.52, datë 29.9.1960 të Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë. Ekzekutimi i të riut u bë ora 24.00 të datës 17.10.1960. Në pritje të dënimin me vdekje, ai bëri një skicë autoportret, e cila iu lidh akteve të hetuesisë. Është rast i rrallë për një të dënuar që lë një dëshmi të tillë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora