E marte, 23.04.2024, 07:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Vdekja e Gjergj Kastriotit, ishte për arbërorët humbje e shpresës dhe mburojës së tyre

E diele, 16.01.2022, 07:23 PM


Vdekja e Gjergj Kastriotit, ishte për arbërorët humbje e shpresës dhe mburojës së tyre

Nga Gjon Keka

Populli arbëror e përjetoi thellë vdekjen e mbretit Gjergj Kastriotit, si humbjen e një të shenjti , e një mburoje të tyre.

Atë ditë qielli i Arbërisë ishte i errët,nuk kishte njeri që nuk vajtonte, madje sipas legjendave edhe malet vajtonin:

Populli arbëror dhe fisnorët e vendit vajtonin duke derdhë lotët e dhimbjes së thellë të shpirtit ,ku ata e shprehën me këto fjalë:

“Skënderbe, Mbreti ynë i mirë, i shenjtë, shpresa jonë, ati ynë, vëllau ynë, mbrojtësi ynë, pse na ke lanë kështu të gjithëve, si bagëti pa bari? Si do të jemi na të aftë me shpëtue nga duart e armiqve turq, Mjerë popujt tanë! Mjerë të mëdhenjtë e të vegjlit! Mjerë Arbëria e gjithë krahinat, po ashtu princat dhe banorët e vendeve të tjera fqinje!”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora