E premte, 19.04.2024, 11:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Vataj: Çdo ditë n'Shkodër

E diele, 16.01.2022, 12:54 PM


Albert Vataj:

Çdo ditë n'Shkodër, asht nji zgjim t'amelcuem n'tamlin e nji gjini mëkumun prej dashnimit dhe legjendës

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue e përpëlitem tue ju lut ditës që dehet andjes s'shndritshme qi e miklon.

Drita m'gjen tue nduk gjinin tand, Shkodër loce, tue pi tamlin e gufimeve t'legjendës, e tue u nguc krahnorit drituem gurëve ku asht murue shenjtnimi i nanës e naltimi i hyjnis së përuljes së njiksaj dashnie t'përkor, sakrifikimi mitologjik e qëndrese epike.

Nadja e mir' n'Shkoder, asht magji n'venin tand, asht prekje e amel e nji kujtimi, si ledh e durve t'nans, asht syni i njatij shpirti qi vjen e ulet n'ty lehtas si puthje e drojshme si dëshirim, asht ç'ka don n'ty me beh, si tue dasht me t'kujtu se bota krejt asht n'ty si njajo vullnes zemre qi t'nguc tue t'ba me u ndi drite. Ndrij ti shpirt qi din me ndez n'çdo rreze synin qi m'she me ma t'amlen dashni, njat qi na ban me ken prekje n'çdo buz qi puthet, prehje n'çdo prehen qi m'pret me ngrohtesi e m'percjell me lot.

Gazmoju njiksaj nadje qyteti jem i amel, dhimbje e amesht, nane e shtrejt e tana deshirave qi lindin n'ty per me ken bekim per mu.

Nadje e hirshme t'bjen prej kah drita lan me deshire e jeton me amelcim andrren e syve ku pahem me ty Shkodër, lumja ti, gzuemja andje qi m'mbush me dashni e me mall.

Un' kjaj prej lumnimit tand, e ti qesh n'prekjen e ksaj drite qi lmon gjinjt e nji legjende e beh n'hinin e nji qendrese, qi mban emnin e nji nane sakrifikuse e gzon perjetsine e nji krenie.

Nadja mbi ty Rozafe bjen njaq e bukur sa ç'dishroj me lind n'çdo zemer dita e dritun n'deshira.

Faleminers miku jem fort i mir', Jetmir Troshani per foton, per kete prekje magjike t'synit e t'shpirtit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora