E premte, 19.04.2024, 06:58 AM (GMT+1)

Mendime

Ilir Dardani: Demokracia Osmaniste 600-vjeçare!

E premte, 12.12.2008, 09:01 PM


Demokracia Osmaniste 600-vjeçare!

‘’Zot…ç’lumturi! Kjo pranverë jete shumë lule solli. Është bukur kur mungon aroma osmane në Iliri. Vashat Ilire vello-bardhë të ftojnë në kërcim dhe të dehin me bukurinë e tyre, sidomos me të qeshurën ëngjëllore që të kënaq shpirtin. Pas 5 shekujsh Ne jemi Ne. Dje e varrosëm të kaluaren tonë të hidhur, sot gëzojmë, kemi dasëm, jam më i lumturi në botë, të gjithë jemi të lumtur. Vetëm jetë duam nga zoti, kur të keqen më të madhe, Osmanin, e lamë mbrapa përgjithmonë. Nuk jemi më Delja e Zezë e askujt, nuk trashëgojmë turp historik. Ismail Qemalit i pëlqen ta therrasin shkurt Ili Vlora, por edhe Flamur Vlora. Pleqtë janë rinuar, baballarët shpalosin dhe ngrejnë lart flamurin e Gjergj Kastriotit e të Ili Vlores, nënat lindin fëmijë për Iliri, jo më për Sulltan-Zi’’ – Zot…ç’tmerr, paskam qenë në ëndërr!

Nga Ilir Dardani

Gjergj, unë jo, por shumë shqiptarë po! Ta kthyem shpinën aq panjerëzishëm, aq turpshëm, aq dhimbshëm saqë na ka mallkuar rëndshëm sakrifica jote dhe e Gjergjave të tjerë! Ata shqiptaret, për të cilët luftove 25 vjet kanë ‘’Shën Sulltan Mehmet’’, por nuk kanë ‘’Shën Gjergj Kastriot’’. Ata shqiptarët që ti nuk i lë të zhduken si komb, në kohën që për veten tënde mund të jetoje në vëndet më të zhvilluara të botës, i mbajte të fortë dhe ekzistuan nga fuqia qiellore e shpirtit tënd. Ti ishe prijësi në të gjitha betejat e shqiptarëve. Ti ishe flamuri ynë, ti ishe pushka jonë e mbrojtjes, ti ishe shpirti i rapsodëve, ishe frymëzimi i poetëve, ishe zemra e rilindësve, ishe Shqipëria. Por sot ata shqiptarët shkojnë e bëjnë lutjet në shtëpinë që mbanë emrin e atij që për ty ishte djallë, kur të sulmonte në shtëpinë tënde, kur kërkonte shuarjen e kombit tënd. E di Gjergj, e di që të duket e pabesueshme, por të betohem në shpirtin tënd, është e vërtetë!
Ështe koha e djallit, Gjergj! Më vjen keq por zoti s’ka vend në Arbërinë tënde!

Sali Berisha është një fatkeqësi e PD-së dhe e Shqipërisë. Siç janë fatkeqësi të gjithë socialisto-komunistët. Partia Demokratike, apo Demokracia s’ka asgjë të përbashkët me Osmanizmin!
Sali Berisha, me të vërtetë është një anadollak i kripur  dhe për mua ka pak vlera si njeri, aq më pak si Kryeministër, praktikant i Osmanizmit, por ato pak gjëra që i bën, nuk ia mohoj dhe nuk shpif, sepse nese gënjej, e marr në qafë një ‘’idiot’’ që gënjehet pas fjalës sime! Berisha ka punuar pak, ndoshta pak më shumë se komunistët Emër-Ri Socialiste, por siç s’do ja jepja votën një komunisti, as Osmanistit Sali Berisha nuk ja jap. Kemi bërë qejf me këtë dorë të zezë politikanësh dhe kemi përfunduar viktima të tranzicionit tradicional Osmanist!
Berisha së bashku me Partinë Socialiste (njerëzit si dhe Partia) duhet të zhduken nga skena politike, për t’i lënë vendin dikujt që me të vërtetë bën për Shqipërinë. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk është koha e dikaturës, ku një njeri të drejtojë shtrembër për 50 vjet. Kjo nuk vlen vetëm për Berishën, por edhe për të gjithë politikanët që bëjnë pjesë në Partinë Famëkeqe socialisto-komuniste, pa harruar edhe skuthet e tjerë, si tipi i Metës, i cili, në vend që të shprehte ngushëllimet për viktimat e Gerdecit, kërkonte doreheqjen e kryeministrit me fjalën e parë. Pra, në këto raste duket qartë lufta e këtyre monstrave për karrige (në shqip Paratë Tuaja) dhe jo për ju! Prandaj, meqë të gjithë këta e kanë pasur nganjë apo më shumë mundësi, votoni njerëz të rinjë me shpresën se do të bëjnë diçka për vendin tuaj. Për një gjë jini të sigurt: edhe nëse do të votoni çobanë bagëtish, zhgënjimi do jetë më i vogël, sepse çobani është mirësi, mjaftohet me rrogën e tij dhe nuk ju prek bukën tuaj. Shqipëria nuk ka nevojë për politikanë shumë të aftë, por ka nevojë për politikanë zemermirë e atdhetarë, të cilët nuk e njohin hajdutllëkun dhe antishqiptarizmin zemërnxirë!
Le të hidhemi tek Osmanizmi, që për mua është rrënja e të gjitha të këqijave!
Praktikimi i Osmanizmit nga kryeministri shqiptar, është një njollë e madhe, tmerrësisht e zeze për atë personalisht, sepse si asnjë kryeminster tjetër në Evropë, ai ngren B… lart duke ju lutur zotit në gjuhën antikombëtare arabe, por jo vetëm për atë, sepse ai nuk është në profesionin e tij, doktor lopësh e delesh, por është Kryeministri i vendit dhe ish-President, është kryeminstër i një vendi që historikisht ka vuajtur dhe që asnjeherë nuk ka gjetur paqe në Osmanizëm, sepse Osmanizmi gjithnjë ka qenë i luftës kundër shqiptarëve!
Dyshimet ose mospëlqimet e bashkëkontinentasve tanë janë të theksuara, saqë edhe pse serbët (nuk bëhet fjalë vetëm për ushtrinë, por si popull në përgjithësi), kanë bërë masakër pas masakre mbi kombin tonë dhe kombe të tjera, kanë përkrahje dhe sigurisht që do të shkelin në atë Evropën Moderne para nesh dhe ne asnjeherë s’do të kemi vend nderi siç mund ta kenë gjenociddhënësit tanë.
Atdhetarizëm nuk është kur të pajtohesh me mallkimin historik. Adhetarizëm është kur e vret mallkimin, pa mëshirën më të vogël. Atëherë bekuar qumeshti i nënës! Shqiptarët nuk bëjnë për kombin e tyre, me kryeministrin që i udhëheq sot!
Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin e njeh Evropa dhe bota mbarë si një luftetar i pashoq, ku me një grup të vogël shqiptarësh ka thyer për 25 vjet Supërdjajtë e kohës, turko-osmanët. Evropianët e njohin dhe i janë mirënjohës edhe si Mbrojtës të Krishtërimit dhe sigurisht që i Supërçudit fakti i jashtezakonshëm, që Kryeministri i ‘’Kalorësit të Krishtërimit’’ është totalisht Praktikues i Osmanizmit!
Ishte Osmanizmi që ndau Shqipërinë në copa e ngastra. Po po, s’ka pikëllim ndjenjash këtu, është vetëm e vërtetë e hidhur.
Shqiptarët s’po ndaheshin dot nga osmanët (harrojeni Ismail Vlorën së bashku me disa atdhetarë të tjerë), edhepse ishin shkelur më shumë se të tjerët, edhepse u mohohej shkolla e gjuha, edhepse u mohohej miqësia me vëllezërit e tyre joosmanë, edhepse u mohohej buka e dielli, edhepse u mohohej toka e qielli!
Po, hej! Jo gjithmonë mjafton pushka për të asgjësuar armikun, sidomos kur nuk është pushkë e fortë!
Evropa, duke parë këtë Dashuri me Ferrin, na mori për Popull të Çmendur dhe mendoi se është më mirë që këtë kope të çmendurisht ta shpërbëjë, duke i dhënë fund Perandorisë Osmane në Evropë! Perandoria e Djallit nuk ra me turqit, por Ra me Shqiptarët! Si nuk ju dhimbset Historia…Gjaku Juaj?!
Na kushtoi me të vërtetë shtrenjtë. Osmanizmi u bë Varrhapës i qindramijëra shqiptareve atdhetarë të çdo moshe, nuk kursyen aspak as femijë, gra, të moshuar e të palindur akoma, në bark të nënës! Zot!
E meritonin shqiptarët këtë fat? Sigurisht që jo, asnjë komb nuk e meriton, sado i humbur të jetë!
Duke qenë se ne ishim të rrethuar nga qënje të tërbuara dhembëmprehura sllave, të cilat, edhepse kishin bashkëpunuar me Osmanizmin për të varrosur e shkombëtarizuar shqiptarët, e urrenin (Osmanizmin sepse edhe ata kishin gjatë 500-vitëve pasoja tragjike) dhe ne duhej të laheshim përfundimisht nga kjo njollë e rendë historike, me pasoja tepër të rënda, supërtragjike!
Shqiptarët, si Kryeministri Sali Berisha sot, le që nuk e fshehën pak për hir të vetes, të Heroit Kombëtar dhe të shqiparëve në përgjithësi, por dolën ballëlartë duke u mburrur me Osmanizmin!
Evropa nuk ishte aq moderne apo shpirtmirë siç është sot, duke qenë edhe të lodhur nga tërbimi osmanik, nuk e rruan për ne, por më parë nuk e kishim rruar Ne për Ne!
Shqiptarët, që pas ikjes së Gjergj Kastriotit nuk kanë ditur të luftojnë, edhe pse (disave) nuk ju ka munguar shpirti i shqiptarizmit. Perveç mungesës së njohurisë luftarake, edhe mungesën e paqes në kohë paqeje, e kanë ndjerë shumë.
Shqiptarët nuk ju larguan osmanizmit kur duhej! Shqiptarët nuk luftuan komunizmin kur duhej!
Shqiptarët kërkojnë pronat e Çamëve me Osmanizëm, kur Osmanizmi nuk është aspak i përfillshëm në kohën që jetojmë, përkundrazi, Osmanizmi është Armiku më i Rrezikshëm i të Drejtave të Njeriut dhe Luftohet çdo ditë nga Bota e Zhvilluar, kurse ne përsëri gjendemi në anën e kundërt, ne anën e Shëmtuar, çfarosëse të Historisë dhe Aktualitetit!
Shqiptarët akoma nuk e kanë kuptuar se me Osmanizëm nuk fitohet, por vetëm humbet dhe për këtë kemi Eksperiencë të Gjatë, 600-vjeçare!
Të gjithë njerëzit dhe të gjitha kombet anojnë nga interesi, kurse Shqiptarët jo! Ç’ka ndodhur vallë me keta njerëz?! Një djallë e di! Në vend që të zvogëlohen Shtëpitë Osmaniste, që nuk kanë nxjerrë kurrë atdhetarë, sidomos te Zotët e Shtëpive, Shumohen! Pas çlirimit nga serbët, u kthye Koha e ‘’Lulëzimit’’ Osman dhe Evropa shikonte gjithë Neveri dhe Frikë Rikthimin e vrullshëm të Osmanizmit, prandaj edhe mori masa që shqiptarët të mos lihen totalisht të lirë dhe vendosën pikë pas pike, pika të cilat janë Pika të rëna në kokat tona, me deshirën tonë, pasi anjëherë nuk mbushemi mend, por mbetëm gjithmonë duke u mbushur me Osmanë! Çdo njeri, edhe femijët duhet ta kuptojnë se sa më pak Osmanë, kur Evropa nuk është Osmane, aq më mirë për ne dhe të ardhmen tonë.
Shqipëria simbolizon pushtimin osman dhe duke qenë e tillë gjithmonë do lihet anash në një skutë, në një vend pa nder! Sot Dardania rrezikon vitin e mallkuar 1913, ku Shqipërisë ju këputën krahët në të katër anët! Ndryshe do ishte nëse shqiptarët ndjeheshin dhe vepronin si qytetarë të denjë evropianë, duke bërë gjënë më normale në botë, hedhjen në plehëra të pushtimit e të pushtimeve. Por jo! Ne nuk dimë të shkojmë nga e mbara, asnjëherë. Ne dimë të zihemi, ne dimë të kërcënojmë e të vrasim për të mbrojtur osmanizmin, siç bëjnë edhe anadollakët e Bosnjës, të cilët ziheshin me kroatët për Osmanin, pushtuesin e tyre! Janë disa popuj, që, duke qenë totalisht të verbër, meritojnë atë fat të lig që kanë, por në asnjë mënyrë shqiptarët, sepse jemi një komb i pastër, ose më mirë, ishim të pastër, komb i cili asnjeherë nuk ka penguar zhvillimin e botës, siç bëjnë shqiptarët e kohës pasgjergjkastriotiane! Ne shqiptarët i kemi dhënë shumë botës. Edhepse kemi qenë popull i vogël, kemi pasë (edhe sot e kemi një – ferra në sytë e anadollakëve) perfaqësuesit tanë dhe na kanë përfaqësuar denjësisht, por të gjithë këta s’kanë pasë asgjë të përbashkët me osmanizmin.
Shqiptaret, këta njerëz të vizionit të mbrapshtë, qe nuk shikojnë më larg se osmanizmi! Këta njerëz nuk duan as femijët dhe as prindërit e tyre! Ju betohem në jetën time që i dua unë (anti-osmani) mijëra herë më shumë se ju krijesat e juaja! Jo jo, aspak dyfytyrësi, vetëm Dashuri e plotë në zemër e në mendje.
Osmanizmi perfaqëson, perveç të tjerash, edhe një turp të madh historik, por nëse nuk jeni në gjendje ta zëvendësoni gjakun e Sulltan Mehmetit me atë të pastërin të Gjergj Kastriotit, të paktën heshtni dhe në heshtje, diku në errësirë Osmanizohuni sa të doni, por kurrë në dritë, sepse drita është për të tjerët, pastaj edhe mësuar jeni në errësirë dhe drita bëhet diell një metër larg syve!
Më lëndove njëherë, turp për ty, por e dyta më vendos turpin mua! Shqiptarët ishin fatkeq dhe e pësuan, por nëse vazhdojnë duke e pësuar, do të jetë faji i tyre.
Këtej nga fundi më duhet edhe të theksoj që, sa për mua të bëjnë ç’të dojnë, sepse unë kurrë s’do lidh krushqi me Osmanizmin apo Osmanistët, kurrë s’do i pi një kafe Osmanikut për Osmanizmin. Jam Ilir dhe për mua Osmani është tmerrësisht i huaj, siç ishte për te gjithë shqiptarët një herë e një kohë!
Ekstrem? Epo ndoshta pak po, por kur mendon se në gjakun tim nuk gjen asnjë gram të prishur, aspak! Jam krenar që jam Anti-Osmanizëm! Jam Krenar që i Dua Shqiptarët Shqiptarë, siç i ka dashur Heroi Ynë Kombetar, siç i ka dashur zoti, në kohën që nuk ekzistonte djalli!
Unë kam lindur për të Dashur Zotin dhe për të Urryer Djallin!

***
P.S. Një mik më tha: ‘’Të lutem mos shkruaj në këtë mënyrë sepse lëndon shqiptarët!’’
Unë u përgjigja: ‘’Shqiptarët kanë lënduar e poshtëruar heroin tonë kombëtar!!!’’

P.S.2.  Jam me fat që nuk jam i vetëm që  e njoh historinë e popullit tim dhe historinë e pushtuesve tanë dushmanë, që na zhdepën dajak, që na lanë të uritur pa bukë dhe të etur pa ujë:

(Ibrahim Kadriu: “KALORËSI I KARADAKUT”, Prishtinë, 2007, f. 429-432) 

“Të etur ishin në gjendje të bënin çmos për një gotë ujë; paguanin me çmime të larta, sidomos ata që nuk ishin osmanë; ushtarët e popujve tjerë të cilët, me zor, u kishin rënë hise Perandorisë Osmane  dhe duhej që ta ruanin nderin e asaj perandorie në fronte të drejtpërdrejta të luftërave. Nga ana tjetër, gjendeshin larg respektit, duke u shkelur në çdo hap.
Të shkelur ishin edhe katër ushtarë me të cilët Isuf Idrizi ishte njohur atje, që kishin ardhur nga ana e Dibrës. Ata, në momentin kur u afruan te fuçitë e ujit, me nga një tas në dorë, që të shërbeheshin me ujë të pijës, jo vetëm që nuk u shërbyen, por edhe u shanë. Ushtarët roja, i shanë, i pështyen, mandej njëri prej ushtarëve edhe e qëlloi me shqelm të eturin që, me atë rast, u rrëzua në rërë dhe u ngrit me ndihmën e dy shokëve të tjerë. Për të qenë etja edhe më e shtuar, rojat nisën të nxjerrin ujë me kovë nga fuçia dhe freskoheshin duke ia hedhur njëri-tjetrit mbi kokë.
Isuf Idrizi tërë atë ngjarje e përcillte nga ajo lartësi tume, i sharruar një çikë në rërë. As që do të hetohej sikur, në një moment shqetësues të tij, të mos e përdorte armën. Me pushkën e tij radhiti të shtënat drejt fuçive, të clat i bërë shoshë; i shpërtheu që të gjitha. Nga fuçitë, përmes atyre vrimave, dilnin vrushkujt e ujit, ndërkaq rojat, posa e panë Isuf Idrizin në tumë, drejtuan tytat e pushkëve andej. Isufi, meqë mbaroi punën me fuçitë e ujit, drejtoi pushkën kah rojat. Vrau të parin, pastaj të dytin, të tretin, duke mos u dhënë mundësi atyre të qëllonin drejt tij. Kur vrau edhe të katërtin, mendoi: “Gjakun tim nuk do ta lë në këtë shkretirë, amaneti i babës u krye...” dhe vazhdoi me të shtëna. Kjo zhurmë e të shtënave alarmoi në të gjitha anët, prandaj me tingujt e borive si dhe me tam-tamet e daaulleve që menjëherë u dëgjuan, gjithë ushtarët u gatitën për luftë. E vërteta, ende askush nuk dinte se prej nga ishin të sulmuar. Vrapuan drejt krismave dhe morën pozicion nga ana e tumës, duke mos ditur se kush fshihej përtej tumës. Sipas urdhërit, të gjithë ushtarët e pozicionuar në frontin e parë, nja pesdhjetë metra përballë tumës, zbrazën pushkët andej me qëllim që të mos lejoin armikun të depërtonte këndej tumës. Ata, ashtu të shtrirë në rërë dhe duke pritur komandën, shikon dhe prisnin që, nga prapatuma, të dilnin qindra ushtarë të armiqëve. Sipas kmandës së dytë, u bënë edhe të shtëna të tjera, që u përsëritën edhe më turje, por nga andej s’vinte se nuk vinte kush. U dha urdhëri të shkohej drejt tumës në mënyrë të shtrirë e me tërheqje me bërryla. Ky veprim zgjati një kohë, sepse lëvizja bëhej me shumë ngadalësi; lëvizje me frikë. Ata që arritën te tuma, u ngrehn në këmbë dhe, pasi shikuan për rreth nuk panë ndonjë ushtri armiku, lajmëruan se terreni ishte i pastër. Më tutje tyre panë trupin kufomë të Isuf Idrizit, një pjesë e të cilit e kishte mbuluar rëra dhe pluhuri. Nga ai vend i lartësuar panë edhe fuçitë, që tashmë ishin zbrazur nga uji dhe katër ushtarë të vrarë pëeskaj fuqive.
Askush nuk dinte të tregonte se çfarë kishte ndodhur. Sipas raportit ushtarak thuhej se rojat ishin vrarë, fuçitë ishin zbrazur, por ishte vrarë edhe një ushtar tjetër dhe, me këtë tjetrin, përcaktohej vrasja e Isuf Idrizit. Nuk kishte asnjë dëshmitar të tregonte se çfarë kishte ndodhur. Tre dibranët e etur, ishin larguar nga ai vend që në momentin kur ishte dëgjuar e shtëna e parë nga ana e Isuf Idrizit. Ata e panë Isufin kur ua bëri me dorë që të iknin nga ai vend.  Tre dibranët e dinin ngjarjen, por atë as e treguan as u kërkua nga ata që të dëshmojnë, sepse askush nuk e kishte parë praninë e tyre në momentin e ngjarjes. Tre dibranët ishin në fund të shërbimit ushtarak, prandaj e çmonin të arsyeshme heshtjen, që të kueseheshin nga telashet që mund t’u ndodhnin po që se do të merreshin në pyetje. Këtë ngjrje e ruajtën në fshehtësi të plotë katër muaj, derisa u kthyen në vendlindje dhe, punën e parë që e bënë me të kthyer, shkuan në Karadak, u takuan me Idriz Seferin dhe i treguan ër atë ngjarje ku i qe vrarë i biri.
-Trim ishte, me trimëri paska shkuar,- tha Idriz Seferi, duke i shikuar në sy tre dibranët dhe duke pritur se mos kishin harruar gjësend pa i treguar.
-Ai i vrau ushtarët osmanë për shkak të përbuzjes që ata na bënë neve. Ndjehemi borxhlinj që, në ndonjë mënyrë, t’ia kthejmë me mundësitë tona. Jemi argat tuaaj, abab Idriz. Çka mundemi të bëjmë?
-Jo, jo, pritni pak. Nuk jeni argat të mi, por të birit i cili ka shumë nevojë për çdo individ që mundet të mbaj pushkën në krah – u tha Idriz Seferi. –Ju falënderoj që keni bërë gjithë këtë rrugë për të ma kumtuar lajmin që e pritja,  ani pse lajm i kobshëm, heroizmi i birit tim më bën të ndjehem krenar.”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora