E premte, 19.04.2024, 04:45 AM (GMT+1)

Mendime

Avokati i tepër-ditur Spartacus: Prisni që të shihni komedinë me emrin Berisha

E diele, 16.01.2022, 12:30 PM


''Spartak Ngjela

Koha e solli për të parë se cila lëvizje politike është e ligjshme: e Bashës apo e Saliut.

l.

Këtë do ta ndajnë zgjedhjet për pushtetin lokal, që janë tani në proces.

Po Saliu, a do të marrë pjesë? E ka të pamundur, sepse ai nuk ka ende një parti të njohur nga gjykata. Ka vetëm një lëvizje klandestine të mbushur me një përrallë gënjeshtare: me një kongres klandestin pa kuorumin e domosdoshëm; dhe, me votim fals; domethënë një lëvizje e gjitha në falsitet. Saliu, kështu siç është katandisur, po të shkojë në një gjykatë për të marrë legalizimin e lëvizjes së tij; gjykata konstaton falsitetin, dhe, pas kësaj sigurisht që fillon kundër tij procesi për akuzën penale.

Në fakt; kjo ishte arsyeja e vërtetë që ai, në 8 janar të këtij viti, mësyhu për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, sepse kështu do të kishte mundësinë për të thënë: "unë jam vetë PD", sipas traditës së tij pushtuese tridhjet-vjeçare.

Por, mundësinë e pushtimit ai e humbi në këtë 8 janar..

ll.

Prandaj; pyetja mbetet të jetë kjo:

Me çfarë sigle do të paraqiten në garë kandidatët e Saliut, nëse ky hyn në zgjedhje? Asgjë nuk do të të bëjë, sepse kandidatët e tij, me siglën e PD-së, nuk mund t'ia pranojë Komisioni Qëndror i Zgjidhjeve; ngaqë mandatin ligjor të kësaj partie e ka Lulzim Basha dhe, prandaj do të regjistrohen vetëm kandidatët e tij, nën siglën zyrëtare të Partisë Demokratike.

Kështu që, Saliu, do të përfundojë sërish në një gjendje qesharake.

Na duhet të theksojmë se, Partia Demokratike aktuale është ajo e kryetarit Basha; dhe nuk ka asnjë lëvizje tjetër, ligjorë, brenda statutit dhe strukturës juridike të PD-së, që ta ketë rrëzuar lidërshipin aktual të Partisë Demokratike. Për njohjen e një lidërshipi të ri, duhet domosdoshmërisht një vendim gjykate; sepse Partia Demokratike, si çdo parti tjetër, është person juridik. Prandaj, i gjithë falsiteti i Saliut, tani, del sheshit.

Por, çfarë do të bëjë Saliu?

Ai nuk do të hyjë në zgjedhje, dhe do të rrijë i fshehur si një "dhi e zgjebosur", dhe vetëm do të gënjejë - ky është veprimi më i mundshëm. Kjo sepse, atij i duhet që të shpëtojë nga penaliteti, prandaj do të thotë: unë nuk jam i përgatitur për të nxjerrë kandidatë"; prandaj do të mbetet në kasollen e dhisë, kurse shtypi do t'i kujtojë Komisionin  Qëndror të Zgjedhjeve.

Në fakt, Saliu ka vetëm një mundësi: t'i nxjerrë kandidatët e tij, në garë për kryetar bashkie, si kandidatë të pavarur, domethënë pa siglën e PD-së. Por, a mund ta ulë ai veten deri këtu?!!

Kurse, me dalldinë që ka, Saliu, ka tepër gjasë që, kulmin e tij, do ta arrinte sikur të rrethonte KQZ-në për ta detyruar atë të pranote vetëm kandidatët e tij; domethënë falsitetin. Por nuk e bën dot këtë, sepse tani quhet i humburi i 8 dhjetorit.

Por, në anën tjetër, a mund ta bëjë KQZ këtë shkelje kaq flagrante të ligjit e imponuar? E ka të pamundur; sepse, menjëherë, të gjithë anëtarët e KQZ -së që do të votonin pro kandidatëve të Saliut; do të arrestoheshin nga SPAK.

Atëhetë; si do t'i vejë halli Saliut? Ai do të dalë i zbuluar në ecurinë e këtyre zgjedhjeve. Le ta shohim në ecurinë e ngjarjeve.

Kurse, shqiptarët, do të tallen me të. Ai tani ka hyrë në rrugën e njeriut të falimentuar që e ka të vështirë me patologjinë e tij ta pranojë disfatën maskë-çjerrëse që do t'i ndodhë me rasin e zgjedhjeve.

Por, me mirë të presim për ta parë se si do të veprojë; sepse, në këtë kohë parazgjedhore, atij do t'i dalë zbuluar i gjithë investimi i lodhshëm që ka bërë në falsitet, gjatë dy muajve të fundit.

Prisni që të shihni komedinë e radhës me emrin Berisha.''

https://www.facebook.com/spartak.ngjela



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora