Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Gjergj Kastrioti do të varet dhe vritet publikisht më 17 janar të vitit 2022

| E diele, 16.01.2022, 08:46 PM |


Xhemal Ahmeti:

Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468. Gjergj Kastrioti do të varet dhe vritet publikisht nesër më 17 janar të vitit 2022. Dorrasi: Edvin Kristaq Rama me urdhërin e Sulltanit Erdogan. Kjo është simbolika që pjell dita e nesërme. Është i mundshëm ky interpretim ngase Erdogan ka ideologjinë e rikthimit të lavdisë osmane atyre viseve që i konsideron të veta. Madje këtë tek shqiptarët e bën në mënyrë agresive: duke ua eksploatuar edhe dritën. Idolët konstitutiv identitar të Erdoganit janë ata që i fshiu në fushëbetejë Skendërbeu. A nuk ishte e mundshme një datë tjetër? Pse pikërisht në këtë ditë kur shqiptarët përkujtojnë konstitutorin e tyre nacional? Vjen të hakmerret, së paku simbolikisht. Krahë Edi Ramës. Mentaliteti që korrupton vlerat e identitetit të tij për një kosh kashtë nuk ka pse të ketë mirëqenie, liri e dinjitet. E si i tillë vetëm Erdoganin dhe të llojit mund t'i kesh aleancë jo ata që respektojnë veten.