E premte, 19.04.2024, 11:13 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Sot Rusia është një shtet i pastër autokratik

E hene, 17.01.2022, 08:43 PM


Blerim Latifi:

Kur kishte rënë komunizmi, për një kohë të shkurtër shumë kush kishte besuar se edhe Rusia do të futej në botën demokratike. Me ardhjen e Putinit në pushtet, kjo ëndërr u varros përfundimisht. Sot Rusia është një shtet i pastër autokratik, në të cilin fjalë të tilla si “zgjedhje të lira”, “ndarja e pushteteve”, “liria e shtypit dhe të drejtat politike të qytetarëve”, janë fjalë të pakuptimta.

Një regjimi të madh autokratik, si Rusia, nuk i mjafton vetëm kontrolli i brendshëm i plotë i pushtetit, i duhen edhe aleatë që ndajnë të njëjtat praktika me të. Prandaj Rusia e Putinit është angazhuar sistematikisht që në ish republikat sovjetike të mirëmbahen autokracitë e lindura pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Kështu, Rusia ka ndërtuar rreth vetes një rrjet të madh të këtyre autokracive dhe krejt problem i saj me Ukrainën qëndron pikërisht në qëllimin që edhe atë ta përfshij në këtë rrjet.

Por kjo nuk është e gjitha.

Një regjimi të madh autokratik, si Rusia e Putinit, i duhet edhe diçka më shumë : përhapja e autoritarizmit nëpër botë. Prandaj Putini inkurajon dhe suporton autokratët kudo që mundet, përfshirë këtu edhe suportin për populistët e djathtë gjithandej Europës, të cilët janë ngritur në këmbë kundër Bashkimit Europian dhe vlerave liberale të tij. Këtë më se miri e dëshmon fakti se e djathta ekstreme europiane, e cila tradicionalisht ka qenë antiruse, sot shfaqet si proruse.

Ky, mendoj, është konteksti në të cilin duhet parë edhe konflikti rreth Ukrainës. Nëse shpërthen lufta aty, atëherë kjo do të jetë lufta e parë ideologjike në Europë, që nga rënia e Murit të Berlinit, një luftë ku demokracitë perëndimore do t’i masin forcat me autoritarizmin rus. Natyrisht, Ballkani, në rast të fillimit të kësaj lufte, nuk do të jetë i qetë, sepse veglat e Putinit në Ballkan, siç është Dodiku i Republikës Serbe në Bosnjë, do të marrim urdhër për të vepruar në prapavijë të frontit të Ukrainës.

Ne duhet të kemi parasysh se armatosja sistematike e kohëve të fundit e Serbisë, nuk është bërë për mendje të madhe dhe për vetëmburrje.

A jemi mjaft të vetëdijshëm për rrezikun në të cilin ndodhemi nga trazira e madhe që po vjen?

Duke qenë se jam jashtë institucioneve, të cilat operojnë me informata sekrete, që publiku natyrisht nuk mund t’i ketë, nuk mund të japë me siguri një përgjigje kompetente në këtë pyetje.

Megjithatë gjithë shpresat mbeten tek lëvizjet e kohëve të fundit të NATO-s dhe të amerikanëve në Shqipëri.

Kapacitetet tona kombëtare për të mbrojtur veten në situatat e trazirave të mëdha, nuk kanë ndryshuar shumë nga kohërat e kaluara, kur, siç thoshte Konica, vetëm rastet na shpëtuan prej katastrofave. Dhe, natyrisht, përgjegjësia e parë dhe e fundit për këtë qëndron tek elitat tona politike, të cilat tradicionalisht dhe kryesisht popullohen nga njerëz të padijshëm dhe kleptomanë patologjikë.

_________

Atëherë kam qenë djalë ri, besa edhe ma trim, por me lypë nevoja prapë e qes n'krah, sepse pa atdhe dhe pa liri jeta nuk ka kuptim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora