E premte, 29.03.2024, 03:01 PM (GMT)

Editorial » Sidheri

Elvi Sidheri: Thadeus Benediktoviç Bulgarin, letrari i shquar kundërthënës ruso-polak, me origjinë të largët shqiptare

E shtune, 15.01.2022, 07:28 PM


Thadeus Benediktoviç Bulgarin, letrari i shquar kundërthënës ruso-polak, me origjinë të largët shqiptare

Nga Elvi Sidheri

Lidhjet shqiptaro-ruse, veçanërisht në sferën e letërsisë, sigurisht që janë shenjuar, kryesisht gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, nga lidhje të fuqishme dhe ndikime të pamohueshme, ndërsa mjafton të kujtojmë shkrimtarët tanë të shquar Kadare dhe Agolli, si shembuj ilustrues, për të dëshmuar urat letrare midis kulturave tona, për shkak të shkollimit (dhe formimit kulturor e letrar) në Bashkimin Sovjetik, të atij brezi të artë të letërsisë shqiptare.

Sakaq, të gjithë të apasionuarit e letërsisë së mirëfilltë, akoma lexojmë me ëndje Pushkinin, Dostojevskin, Gogolin, Lermontovin, Tolstoin, Eseninin, Majakovskin, e plot kolosë të letërsisë ruse në shekujt e fundit, por sidoqoftë një emër thuajse mitik i letrave ruse, mbase ka mbetur ende në gjysmëhije në njohuritë tona si shqiptarë, për letrat ruse.

Ky është pikërisht i paharruari, dhe gjithmonë jashtëzakonisht i përfoluri, Thadeus Benediktoviç Bulgarin (?????? ???????????? ????????, në rusisht, ose Jan Tadeusz Krzysztof Bu?haryn, në polonisht), i lindur më 5 qershor të vitit 1789 pranë Minskut, në Bjellorusinë e sotme (Konfederatën Polako-Lituaneze të asaj kohe), teksa do të ndërronte jetë më 1 shtator të vitit 1859.

Thadeus Bulgarin, përbën njërin nga personazhet më të spikatura, më të diskutuara dhe gjithsesi më të njohura të Rusisë perandorake të shekullit XIX, autor i një morie veprash, ky autor cilësohet në Rusi, si themelues i zhanrit letrare fantastiko-shkencor dhe i romaneve të aventurës, duke u vlerësuar gjithashtu edhe për esetë e tij morale, por njëherësh si ideolog i borgjezisë ruse.

Romani i tij kryesor, me titull “Ivan Vizhigin” (“???? ???????” në origjinal, në rusisht), që ndërkaq është edhe romani i parë best-seller në letërsinë ruse, i shkruar duke nisur qysh nga viti 1825 nga ky autor, dhe i botuar pastaj në vitin 1829, ky libër satirik, ku trajtohet jeta e një fshatari pa prindër në Rusinë e atij shekulli, do të gëzonte shitje rekord, duke mbaruar gjithë tirazhi brenda shtatë ditëve të para, gjithashtu duke mposhtur për nga niveli i suksesit, edhe autorë të mirënjohur botërisht, si Pushkini i madh.

Ky roman, vlerësohet gjerësisht në letërsinë ruse, edhe për faktin se pati qenë ndër krijimet e para letrare në rusisht, që ishte përkthyer dhe botuar me sukses në Perëndim, duke u përkthyer në frëngjisht, polonisht, gjermanisht, suedisht, italisht, holandisht, spanjisht dhe anglisht.

Gjithsesi, përpara se të vijojmë me përshkrimin e krijimtarisë dhe jetës së larmishme të këtij shkrimtari kaq pjellor ruso-polak, nevojitet të thellohemi pikërisht në origjinën e tij, arsyen parësore të këtij shkrimi.

Thadeus Benediktoviç Bulgarin, pati qenë një fryt tipik i kohës së tij, shekullit të turbullt XIX, ku kufijtë ndryshonin me shpeshtësinë e ndryshimeve të motit, dhe kur perandoritë i copëtonin vendet, trojet e popujt, sipas shijes dhe ëndjes së momentit.

Për këtë arsye, ndonëse vendi i lindjes së tij, sot gjendet në Bjellorusi, Thadeus Bulgarin, gjatë tërë jetës pati vepruar, edhe në pikëpamjen letrare, si urë midis kulturave dhe gjuhëve, ruse dhe polake, aq më tepër që gjuha e tij e parë, gjuha e nënës, pati qenë polonishtja, ndërsa rusishten e kish mësuar më tutje, kur vendlindja e tij ishte bërë papritmas pjesë e Perandorisë Ruse.

Nga ana e familjes së nënës së tij (Anela Buçinskaja), Bulgarin rridhte nga një familje polake me origjinë të lartë fisnike, e rangut “Szlachta”, të cilët përbënin klasën që mbante frerët e shtetit në Konfederatën Polako-Lituaneze, teksa një nga paraardhësit e tij, kish qenë kancelar i Carit jetëshkurtër të Rusisë, Lzhedimitri I, ose Pseudo-Dimitri, uzurpator i fronit rus.

Ndërsa nga ana e babait të tij, dhe kjo është pikërisht pjesa e origjinës së këtij shkrimtari të bujshëm, që na intereson më tepër, ishte biri i Benedikt Bulgarin, një republikan i bindur, pjesëmarrës në Kryengritjen Polake të vitit 1794, në krah të Tadeusz Ko?ciuszko, kryengritës dhe luftëtar i shquar në luftërat për liri të popullit polak, por gjithashtu edhe komandant i dalluar gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, përveçse mik i afërt me Thomas Jefferson.

Emrin Thadeus, babai i tij, ia vendos të birit, pikërisht në kujtim heroit Tadeusz Ko?ciuszko, ndërsa pasi kish vrarë gjeneralin rus Voronov, Benedikt Bulgarin, degdiset në internim në Siberi.

Sigurisht që mbiemri Bulgarin, ngre dyshime dhe kureshtje lidhur me origjinën e kësaj familje, teksa vetë historiografia ruse, e cilëson në këtë mënyrë origjinën e këtij shkrimtari të paharruar:

“????? ?????????? ?????????? ?? ?????? ???? ??????????, ???? ?? ??? ??????? ??? ????????? ? ?????????? ???????, ?????? ??????? — ??????????-????????, ?? ????????? ????????, ?????? ??? ?????????? ????????????? ?? ?????????????????? ????? ?????? ????????”...

Në shqip tingëllon kështu: “Familja Bulgarin rrjedh nga fisnikëria Szlachta polako-lituaneze, ndërsa një paraardhës i tyre pati qenë kancelar i Lzhedimitrit I, kurse gjysma tjetër e familjes së tij – me mbiemrin Shkanderbek-Bulgarin, sipas tregimeve familjare, kishin origjinë princërore shqiptarësh të asimiluar në mjedis bullgar”.

Në përforcim të këtyre dëshmive, vetë Thadeus Bulgarin, e cilëson origjinën e tij familjare me këto fjalë, në librin e tij “????????????”, të botuar në vitin 1846:

“?? ??????????? ??????? ??????, ? ????????????, ????????, ?????????? ?????????? ????????????? ????, ?? ???? ?????... ?????? ???, ? ?????????, ?????????? "?????????????"... "????????" ???? ?????? ?????????, ??? ????????? ???????? ?????????..”

Në shqip: “Me origjinë nga fisi sllav i bullgarëve, të cilët qenë shpërngulur, me gjasë, për shkak të andrallave të brendshme, në Bjellorusi... paraardhësit e mi në kohët e moçme, quheshin “Skënderbenjtë”... ndërsa “Bulgarin” ishte thjesht një cilësim, që tregonte atdheun e tyre të mëparshëm”.

Do vënë në dukje ndërkohë, se në çdo biografi ruse apo bjelloruse të Thadeus Bulgarin, origjina e tij jepet si pjesërisht shqiptare, duke shtuar sakaq edhe pretendimin për prejardhjen e ndërlidhur me kryetrimin arbëror Gjergj Kastriotin, Skënderbeun e paepur, në mënyrën e mëposhtme:

“?????? ?????????? ??? ???????? ? ?????????? ??????? ??????????”, (Thadeus Benediktov, biri i Bulgarin, me prejardhje nga familja Skënderbeg”.

Patjetër që është nevoja dhe janë mundësitë të bëhen studime të mëtejshme dhe të thelluara lidhur me këtë origjinë shqiptare, aq më tepër, ndoshta, princërore dhe të ndërlidhur me familjen e Skënderbeut, të Thadeus Bulgarin, por gjithsesi historianët dhe bashkëkohësit rusë të këtij shkrimtari, këtë gjë e pranojnë ngaherë si fakt të kryer.

Origjina e familjes së tij nga Bullgaria, që dëshmohet drejtpërdrejt në mbiemrin “Bulgarin”, por edhe dëshmitë e historianëve dhe vetë shkrimtarit, për ardhjen nga trojet bullgare, pa qenë bullgarë si kombësi, nuk të habit aspak, ngaqë dihet fort mirë nga burime të shumta historike, se arbërorët qysh në Mesjetën e hershme, deri pak vite përpara shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, patën mërguar shpesh drejt viseve bullgare, duke u vendosur në dhjetëra ngulime të ndryshme, në veri, jug dhe bregun e Detit të Zi, kurse në luftërat ruso-turke, disa shqiptarë shpërngulen me rusët në Besarabi dhe Ukrainë, në Odesa e Azov.

Për shembull, në një letër, baroni E. F. Rozen, më 16 dhjetor të vitit 1832, i shkruan një miku të vet: “A ju ka treguar vallë Pushkini, se Bulgarin pretendon se ka origjinë fisnike princërore? Ai pohon se është princi Skënderbeg-Bulgarin!”.

Rivaliteti, kunjat, epigramet e ndërsjella midis Bulgarin dhe Pushkinit, janë tepër të njohura për opinionin rus, ndërsa armiqësia e tij kish përfshirë edhe viganë të tjerë të letërsisë ruse, si Lermontovin.

Pushkin, duke vënë në lojë origjinën e shumëfishtë të familjes së Bulgarin (polake, bjelloruse, ndoshta shqiptare, mbase tartare, kushedi edhe bullgare), i shkruan atij këtë epigramë therëse:

“?? ?? ????, ??? ?? ?????:

???????? ???, ???????? ???!

???????, ???? ???? ???????, –

? ??? ?? ???? ? ?????;

???? ??? – ? ??? ?? ????;

????, ??? ?? ????? ????????.”

Në shqip: “Nuk është puna se qenke polak, si Kociushko polak, apo Mickieviç, polak! Mbase je tartar. Nuk është aspak e turpshme; Mund të jesh edhe hebre, prapë është fare në rregull, çështja është se ti je sidoqoftë Vidok Figliarin”.

Thumbat e pareshtura midis Bulgarin dhe Pushkin, bëjnë që të krijohen edhe nofkat e tyre qesëndisëse, teksa Pushkin e quan rivalin e tij “Figliarin”, që domethënë “Palaço”, dhe “Vidok”, sipas hetuesit të famshëm francez, që pati frymëzuar edhe Viktor Hygonë për veprat e tij.

Ndërkaq Bulgarin e shpotit Pushkinin duke e quajtur “Chushkin”, që në rusisht domethënë “marrëzira të pakuptimta”.

Nëse gjithë bota njeh dhe vlerëson Zhyl Vernin për romanet e tij fantastiko-shkencorë, Thadeus Bulgarin pati shkruar një roman tejet largpamës të këtij zhanri, qysh në vitin e largët 1824, me titull “?????????????? ????????, ??? ?????????????? ?? ????? ? ???????? ??????? ????”, në shqip “Përralla të Besueshme, ose Bredhje në Botën e Shekullit të Njëzet e Nëntë”, një libër ku flitet për udhëtime në kohë, mjete fluturuese, ushtarë që hidhen me parashuta nga balona, armë zjarri dhe nëndetëse, ndërsa gjithashtu përshkruhet edhe një lloj makine shkrimi e të ardhmes.

Nëse llogarisim që, për shembull, Njëzet Mijë Lega nën Det, i Zhyl Vern, do të botohet vetëm në vitin 1869, plot 45 vite më vonë, atëherë meritat e Thadeus Bulgarin shtohen tejmase në këtë zhanër vizionar letrar.

Fama kundërthënëse e Bulgarin, do të theksohej sidomos nga pjesëmarrja e tij si ushtarak në ushtritë franceze të Napoleonit deri në vitin 1812, ndonëse më pas do të mbrohej, duke ngulmuar që kish luftuar në krahun e francezeve, ndërkohë që midis Rusisë dhe Francës akoma ishte në fuqi një marrëveshje paqësore.

Gjithashtu emri i tij do të njollosej nga bashkëpunimi me policinë e fshehtë ruse, të quajtur “III ????????? ??????????? ?.?.? ??????????” (Seksioni i Tretë i Kancelarisë Vetjake të Madhërisë së Tij Perandorake).

Teksa Bulgarin ia takste zilisë për suksesin e tij të madh publik mes lexuesve, armiqësinë e Pushkinit, Lermontovit dhe shumë shkrimtarëve të tjerë, ndërkaq flitet se falë bashkëpunimit të tij me policinë e fshehtë, se ai pati vjedhur idetë e Pushkinit nga tragjedia e tij “Boris Godunov”, për romanin e vet “Pseudo Dimitri (??????? ??????????”).

Thadeus Bulgarin do të shërbente me letërsinë e tij, si frymëzues i viganëve të letrave ruse, si Gogol, ndërsa këtë shtjellim të jetës, karrierës dhe origjinës pjesërisht shqiptare të këtij njeriu, shkrimtari dhe personazhi kaq kundërthënës, ia vlen plotësisht ta mbyllim me fjalët e shkruara sërish nga Pushkin, në një letër dërguar Bulgarinit, në shkurtin e vitit 1824:

“?? ???????????? ? ?????? ????? ??? ???????????, ???? ????????? ??? ??????? ????? ???? ? ?????? ???? ????????”...

Në shqip: “Ju bëni pjesë në atë numër të vogël të njerëzve të fushës së letrave, censura apo lavdërimet ndaj të cilëve, mundet dhe faktikisht duhet të respektohen”.

Thadeus Bulgarin prehet në një varr monumental në qytetin estonez të Tartu, ndonëse emri i tij mbetet i pashlyeshëm përherë.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Elvi Sidheri: Ati i 'Maqedonizmës' me rrënjë të panjohura shqiptare Elvi Sidheri: Letra e fundit para rënies heroike e Kristo Bagerit drejtuar të atit, Josif Bageri Elvi Sidheri: Një botim i çmuar për historiografinë shqiptare Elvi Sidheri: Aventurieri arbëror i shekullit XVI që sundoi brigjet e largëta të Indisë Elvi Sidheri: Anton Nikë Berisha - Krijues i mirëfilltë i letrave, që jeton me letërsinë dhe për letërsinë Elvi Sidheri: Vargjet e para në spanjishten mesjetare kushtuar Gjergj Kastriotit Elvi Sidheri: Gjenerali me origjinë shqiptare nga Shkupi që shpëtoi të krishterët e Stambollit Elvi Sidheri: Botohet “Qasje Artit Poetik” të Aristotelit, me shqipërim nga profesor Anton Nikë Berisha Elvi Sidheri: Dy Pjetër Bogdanët e mesjetës së arbërorëve dhe bullgarëve Elvi Sidheri: Familja Radovani dhe krerët shqiptarë të Kishës Katolike në Bullgarinë mesjetare Elvi Sidheri: Komitët shqiptarë në foto dhe dëshmi të panjohura të fillimshekullit XX Elvi Sidheri: E vërteta e munguar e vrasjes e mitropolitit të Korçës, Foti Kalpidis në vitin 1906 Elvi Sidheri: Intervistë me Entela Binjakun Elvi Sidheri: Intervistë me artistin Zoran Kardula Elvi Sidheri: Intervistë me gazetarin sportiv dhe shkrimtarin spanjoll José Manuel Puertas García Elvi Sidheri: Komitët e harruar shqiptarë të luftës për Maqedoninë Elvi Sidheri: “Jehu i Përjetësisë”, ose përçimi i trashëgimisë më thelbësore të veprës dhe jetës së At Zef Pllumit Elvi Sidheri: Rrush e dhelpra (metaforike e jo vetëm) Elvi Sidheri: Vlora, dikur qendër e hebraizmit në Mesdhe Elvi Sidheri: Aleksandër Molosi, njeriu që ngjizi madhështinë e Epirit të lashtë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora