| E premte, 14.01.2022, 10:18 PM |
Sot, 14 janar, 31 vjetori i demonstrates antikomuniste te Shkodres!
Nga Sali Berisha
Te
dashur miq, grupet antikomuniste, qytetaret dhe studentet e Shkodres,
inauguruan Vitin e Ri 1990 ne Shqiperi me nje beteje te ashper me diktaturen
komuniste, demostratat e fuqishme te
datave 13-14 janar 1990, per rrezimin e bustit te diktatorit komunist, Josif
Stalin.
Me
date 13 dhe veçanerisht me date 14 janar te vitit 1990, mijra qytetare te
Shkodres iu pergjigjen thirrjes se grupeve antikomuniste, mbushen dhe dolen ne
nje demonstrat te fuqishme per te çliruar qytetin e tyre nga kulti i njerit
prej diktatoreve me gjaksor te kohrave, Josif Stalin dhe per te hequr bustin e
tij nga qendra e qytetit.
Diktatura
staliniste e Ramiz Alise perdori kunder demostruesve ushtrine dhe mjetet e saj,
sigurimin e shtetit dhe policine e batalionin famkeq te sambisteve per te
shtypur demonstraten e pare antikomuniste.
Rregjimi diktatorial e shtypi me egersi dhe brutalitet me te gjitha mjetet e dhunes demostraten e 14 janarit dhe arrestoi, torturoi dhe denoi me denime te renda per veprimtari antishteterore terroriste organizatoret e saj Ded Kasnecin, Rin Monajken, Flamur Elbasanin, Gjergj Livadhin, Ndoc Liqejzen, vëllezërit Haxhi, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali, Hana Kraja etj.
Por
jehona e saj brenda dhe jashte vendi ishte e madhe dhe hapi siparin e nje seri
ngjarjesh te medha te vitit 1990, qe do kurorezoheshin me vendosjen e
pluralizmit politik ne Shqiperi me levizjen studentore te dhjetorit te
vitit 1990.
Sot,
ne kete 31 vjetor, le te shprehim ne te dashur miq nderimin dhe mirenjohjen tone
me te thelle per qytetaret pjesmarres dhe organizatoret e demostrates se 14
janarit 1990 te Shkodres, Rozafes se Lirise.
Rrofte
Shkodra! sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha