E marte, 06.12.2022, 03:03 PM (GMT)

Shtesë » Historia

14 janar ‘90/ Demostrata e Shkodrës që i parapriu rënies së regjimit komunist

E premte, 14.01.2022, 08:13 PM


Data e 14 janarit të vitit 1990 në Shkodër shënon demonstratën e parë antikomuniste në Shqipëri dhe që u desh një vit për të rrëzuar regjimin komunist, i fundit regjim dikatorial në Evropën Lindore.

Qytetarët e Shkodrës u ngritën në mënyrë spontane në protestë kundër regjimit komunist. Atë ditë historike, me mijëra shkodranë kishin dalë në qendër të qytetit dhe u përpoqën të hidhnin bustin e Stalinit, por policia dhe ushtria komuniste arrijnë të shpërndajnë turmën.
Zemërimi i regjimit në grahmat e fundit ra mbi dhjetëra protestues, të cilët u arrestuan dhe u dhunuan barbarisht në burgje.

Po kjo ngjarje, për vetë rëndësinë dhe kohën në të cilën u zhvillua, me të drejtë u konsiderua si demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. Pati jehonë brenda e jashtë Shqipërisë, u analizua dhe komentua nga mediat ndërkombëtare sepse hapi rrugën më pas edhe zhvillimeve të tjera demokratike në mbarë Shqipërinë, e frytet e saj demokratike nuk u vonuan.

Lek Kurti, pjesëmarrës në këtë demostratë bashkë me gruan dhe femijën vetëm 2 vjeçar në krah e kujton se lëvizja u nxit nga ndryshimet në evropën lindore.
Në një intervistë për eetimestv në Shkodër ai kujton se një natë para protestës sigurimi i shtetit bëri terror nëpër lagjet ku mendohej se kishte elementë që po organizonin këtë reagim qytetar duke arrestuar të paktën 4 vetë gjatë natës, por përsëri nuk arritën ta pengonin mbajtjen e saj.

Ndërsa Filip Guraziu në një shkrim të disa viteve më parë thotë se “nuk mund të konsiderohet rastësi organizimi i demostratës se parë antikomuniste të 14 Janarit pikërisht në Shkodër”
“Populli i Shkodrës dhe i malësive për rreth edhe më parë kishin demostruar se komunizmi ishte i huaj për to. Ky popull që mbart në gene lirinë e njerëzve të maleve, i ndodhur historikisht në kontakt me kulturën përendimore nëpërmjet shkëmbimeve tregtare dhe influencës së Kishës Katolike nuk mundi ta pranojë kurrë diktaturën dhe dogmën komuniste. Kujtojmë rezistencën e armatosur deri në vetmohim të malësorve Kelmendas në Janar te 1945 dhe kryengritjën e përgjakshme të Postribës në vitin 1946. Shëmbuj unikal në Shqipëri dhe jo vetëm.

Terrori politik që pasoi 14 Janarin 1990 nuk arriti të mposhtë shpirtin demokratik të shkodranëve, përkundrazi vala e protestave si një ortek u rrit dhe u bë më e ashpër për të qenë shëmbëll frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Historia e demokracisë shqiptare kujton me repekt revoltat e shkodranëve; 16 Qershorin 1990, 11 Nëntorin 1990, 13 Dhjetorin 1990 dhe 2 Prillin 1991.

Duke u përkulur me respekt dhe me mirënjohje ndaj të gjithë atyre qe u sakrifikuan në përpjekjet kundër komunizmit dhe fitoren e demokracisë, gjej rastin të ju rikujtoj historianëve faktin, çuditërisht të lënë në harresë, se historia e demokracisë post komuniste shqiptare fillon me 14 janar 1990 dhe kjo duhet të shkruhet dhe të përkujtohet jo vetëm në Shkodër! Shkodranët ndërtuan themelet e demokracisë shqiptare dhe guri i parë, kryesor i hemelit, ishte demostrata e 14 janarit 1990.”- shkruan Guraziu.

Sipas tij qindra qytetarë të arrestuar, një pjesë e madhe pësoi tortura, dhjetë ndër kryesorët; Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Nikolin Thana, Klaudio Daka, Aldo Perizi u denuan me shumë vite burg, gjashtë të tjerë; Gjovalin Rolba, Gjovalin Zefi, Ndoc Leqejza, Pjerin Veli, Paulin Shtjefni, Viktor Martini u shtruan në psikiatri dhe shumë familje u internuan. Një prej të burgosurve, i ndjeri Rin Monajka, me ardhjen e demokracisë, doli nga burgu ne gjëndje invaliditeti ekstrem. Torturat shtazarake e kishin bërë efektin makaber!.

Busti i Stalinit ne Shkoder 1990

Ndërsa studiuesi Kastriot Dervishi tregon për masat që kishte marrë Sigurimi i Shtetit dhe orët që paraprinë këtë demostratë.

Të shtunën në darkë, regjimi kishte marrë masat të parandaluar demonstratën e nesërme, e diel 14 janar 1990. Dega e Punëve të Brendshme dhe Komiteti i PPSH-së kishin dërguar njerëzit e vet të ishin të pranishëm këtu. I gjithë grumbullimi do filmohej në mënyrë të fshehtë, material i cili nuk dihet ku ka përfunduar. DPB Shkodër hapi dosjen nr.126, ndërsa Hetuesia e Përgjithshme atë nr.113. Hetuesia i vlerësonte pjesëmarrësit në rreth 2000 veta. Rolin kryesor në tubimin e 14 janarit e kishte Rini Monajka.

Intensiteti kryesor i veprimeve shihet në datat 13-16 janar 1990. Ndërsa vijonin veprimet për “zbërthimin” e atyre që ishin arrestuar (Dedë Kasneci ishte në pozita të forta mohuese në hetuesi), veprimi kryesor mbeti vëzhgimi i afërt i atyre që do i afroheshin bustit të Stalinit. U vendos që elementët më aktivë, që ishin filmuar në datën 14 afër bustit, “disa përpunime me të dhëna të mprehta, të goditeshin”.

Nga 21 personat e arrestuar, 7 prej tyre pranuan qëllimin e pjesëmarrjes, ndërsa shumica jo.

Në datat 13-16 pati rritje të fletushkave e parullave antikomuniste, ndërsa më 15 u hodh pas Komitetit të Partisë një dinamit i përgatitur, i cili nuk realizoi plasjen “për vigjilencë të lartë të policit të shërbimit”. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi relatonte se qëllimi i demonstratës kishte qenë rrëzimi i bustit të Stalinit dhe më pas takimi me sekretarin e parë të Komitetit të PPSH-së, Xhemal Dymylja, të cilit protestuesit do i kërkonin liri shtypi, fjale, demokraci, etj. Në të gjitha shënimet vihet re se frymëzim kryesor kishin qenë zhvillimet në Lindjen komuniste. Hetuesia e përqendroi çështjen e saj te personat pjesëmarrës në demonstratë, si dhe ata që kishin shkruar parullat e këtyre ditëve.

Të dhëna për demonstratën e heshtur të Shkodrës të 14 janarit 1990

-U ndaluan 26 persona

-U dërguan në gjyq 10 persona

-U rekrutuan me material shtrëngues 3 persona

-U kryen 40 veprime me teknikë operative (TO)

Kujto.al



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Jusuf Buxhovi: Rekrutimi i dhunshëm, Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e partizanëve shqiptarë Jusuf Buxhovi: Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë, terrori ushtarak dhe vrasja e Milladin Popoviqit Jusuf Buxhovi: Zgjerimi i Lëvizjes së Rezistencës Kombëtare dhe Lufta e Drenicës Jusuf Buxhovi: Ripushtimi jugosllav i Kosovës dhe rezistenca kombëtare Jusuf Buxhovi: 'Çlirimi' i Kosovës nga partizanët shqiptarë dhe jugosllavë dhe ripushtimi sllavo-komunist Jahja Drançolli: Bombardimet dhe agresioni i shtetit serbo-malazez në qytetin e Dubrovnikut Gëzim Llojdia: Si ishte mbledhja e parë e parlamentit të vitit 1923? Jusuf Buxhovi: Hyrja e kryengritësve shqiptarë në Shkup Gëzim Lojdia: Kur pionierët kinezë i dërgonin letër Diktatorit Enver Hoxha Milazim Zeqiraj: Masakra në Studenicë ka dëshmi dhe dëshmitarë Albert Zholi: Qemal Stafa u vra në betejë, e vranë në kurth apo u vetëvra?! 1946/Aranit Çela: Kosova e vendosi vetë fatin e saj Jahja Drançolli: Beteja e Lepantit Tradhëtoi partinë, nëna e mallkon: Helm t’u bëftë qumështi që të kam dhënë Jahja Drançolli: 107 vjet më parë nënshkruhet ”Marrëveshja e Londrës” Kastriot Dervishi: Të dënuarit e revoltës së Spaçit që vuajtën 600 vjet burgim Kastriot Dervishi: 1973/Dënimi i 16 vjeçares Laura Keçi Fahri Dahri: Dodona lartëson vetëm në Thesproti Reshat Nurboja: Histori e shkurtër e Pejës nëpër vite e shekuj Xhemaledin Salihu: Dëbimi i myslimanëve të Serbisë, sipas autorit Safet Banxhoviç

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora