E marte, 04.10.2022, 04:37 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ditëlindja e Intelektualit

E premte, 14.01.2022, 09:06 PM


Ditëlindja e Intelektualit

Nga Blerim Latifi

Fundi i shekullit XIX. Tensionet midis Francës dhe Gjermanisë vazhdojnë të jenë të mëdha. Komanda ushtarake franceze ka “zbuluar një tradhtar në radhët e saj”. Oficeri Alfred Dreyfus akuzohet dhe nxirret në gjyq për tradhti të lartë ndaj Francës. Akuzohet se u ka dhënë sekrete ushtarake gjermanëve. Publiku është i elektrizuar. Urrejtja ndaj tradhtarit është në kulm. Atë e bën edhe më të madhe origjina e tij hebreje. Antisemitizmi në Francë është në festë. Dënimi për Dreyfus-in është maksimal : burgim i përjetshëm. Më të paktit dyshojnë se gjithçka në këtë dramë është montim i ndyrë dhe se “tradhtari Dreyfus” është thjesht një viktimë e një padrejtësie të madhe, e inskenuar nga eprorët e tij antisemitë në ushtrinë franceze. Një padrejtësi që bëhet në emër të drejtësisë, siç do të thoshte Platoni.  Njëri prej këtyre dyshuesve të pakët, vendos të thyej heshtjen: Emil Zola, shkrimtar, prej më të mdhenjëve të Francës së asaj kohe.  Ai vendos t’i kundërvihet klimës mbytëse të linçimit publik e institucional të një njeriu të pafajshëm. Me 13 janar të vitit 1898, në faqen e parë të gazetës L’Aurore” ai boton artikullin “J “Accuse..!”Artikulli është një letër e hapur drejtuar presidentit të Francës. Në të Zola, me një guxim të pashoq, akuzon drejtësinë franceze për maskaradën e gjyqit të Dreyfus-it. Letra bën një efekt të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm. Thirrjes së saj i bashkohen edhe zëra të tjerë. Në mesin e tyre edhe shkrimtari tjetër i famshëm francez Anatol France. Si pasojë e presionit të madh publik, çështja rikthehet në rigjykim. Pas një odisede të gjatë disa vjeçare, Dreyfus shpallet i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës dhe rikthehet në ushtri. Emil Zola nuk e priti triumfin e kauzës së tij, sepse vdiq derisa çështja ishte ende në shqyrtim, por artikulli i tij shënoi lindjen e intelektualit, njërës prej figurave më eminente të iluminizmit europian.

Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm dhe shpeshherë edhe abuziv, sot me konceptin e intelektualit lidhen veprimtari që nuk kanë asnjë lidhje me domethënien reale të tij. Banaliteti më i madh është identifikimi i intelektualit me secilin që ka kryer një shkollim të lartë. Ky banalitet, siç shkruan Raymond Aron, shfaqet në shoqëritë e pazhvilluara ku çdo njeri i diplomuar quhet intelektual dhe kjo në njëfarë mase ka të bëj me konceptin rus të inteligjiencës. Ndërkaq, intelektuali është krejt diçka tjetër. Intelektuali është dikush që autoritetin apo famën e tij në një fushë të caktuar të kulturës e të shkencës e vë në funksion të një kauze morale. Dikush që angazhohet për drejtësinë, në një situatë kur sistemi i drejtësisë nuk jep drejtësi të vërtetë. Dikush që denoncon drejtësinë e rreme, padrejtësinë që bëhet në emër të drejtësisë, gënjeshtrën dhe mashtrimin që shiten si të vërteta. Dikush që e përsëritë aktin e Emil Zolas.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora