Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Vjershërime nga rrugëtim vitesh (4)

| E enjte, 13.01.2022, 09:55 PM |


Nuhi veselaj

VJERSHËRIME NGA RRUGËTIM VITESH  4

1. kUSHTRIM

Çohuni djem se po myki

Po e ha dryshku umin e ri

Kush ma i pari, kush i dyti

zini vend n’front për liri:

për shkollim, për dituri!

(Gjakovë, 1951)

2. Mjeshtri gjallimi

Këndova Pemën,, Briskun, Lulen,

Këndova sdhe Zogun e Malit;

Plaku u i odës  që mban vulën

K’të mësim-gjallimi ia dha djalit:

Ma mirë shpo veten me hej

Sesa mikun thue ta rrej...

Por anmikut shklluqja gënjeshtër

Porse duhesh me kenë mjeshtër:

Me qitë gurin e me fsheh dorën,

N’Kuqezi me kurdis orën...

(Gjakovë, 1952)

Sqarim: Pema, Brisku, Lulja dhe Zogu i Malit, tituj  vjershash (simbole) nga vepra Hope

djaloshare (dorëshkrim 1952), Shih, Cace e hope djaloshare (1948-1952),  Iliriku,  Prishtinë, 1997.

3.Ngazëllim

O sa mirë, me qenë  Shqiptar.

me folë Shqip dhe me pasë Atdhe...

O sa mirë, të kem  Mëmëdhe

Ku zemra, mendja gjejnë fole!

O sa mirë, sa ndjej kënaqësi

Për Flamurshenjtin KUQEZI!

O sa mirë, kur n’shpirt përherë

më frymon Shqipja, shëndeverë!

(1981)

Dolli shqiptarishte

Për të mirë! -uronte Gega

Gëzuar! – uronte Toska

Fjalë shumë të urta,

Fjalë shumë të ngrohta

Po shqiptarit të sotëm ,

I lumtë mendja, goja.

Që i përbashkoi në dolli

Të dyja këto  uroja:

- Gëzuar e për të mirë! -

Për Shqipninë e lirë;

-Për të mirë e gëzuar!-

Në Shqiprinë e bashkuar!

(2021)