E enjte, 25.04.2024, 05:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Tre poetë nga Kosova në një revistë rumune

E enjte, 11.12.2008, 08:39 PM


Baki Ymeri
Tre poetë nga Kosova në një revistë rumune

Flora Brovina, Bardh Frangu dhe Ilire Zajmi

Nga Baki Ymeri

Revista letrare për të gjitha gjinitë dhe moshat Dor de Dor (Malli ndaj Mallit), e cila del për çdo muaj në lokalitet Dor Mërunt të Këlërashit, është themeluar para katër vitesh nga poeti Marin Toma. Motoja e saj është Asnjë ditë pa Emineskun, që ua përkujton shqiptarëve një moto të ngjashme: Asnjë ditë pa Naimin. Në numrin e saj më të ri (41/2008), kjo revistë hap shtyllat edhe për vlerat shqiptare nga Kosova. Kështu, në faqet 27 dhe 28, në kuadrin e rubrikës Poeti Albanezi, defilojnë vargjet dhe fotografitë e tre poetëve të mirënjohur Flora Brovina me poezitë Zëri i zemrës dhe Kosova (shoqëruar me ballinën e antologjisë Frumusetea frumusetilor/ Bukuria e bukurive (ideator: Jeton Kelmendi, Bukuresht, 2008), Frang Bardhi me poezitë Në emër të gjelit galan, Të të them, Laviret e duan më shumë atdheun) dhe Ilire Zajmi me poezitë Mëkati dhe Kotësi (të huazuara nga antologjia Altri Mondi (ideatore: Mardena Kelmendi, Bukuresht 2008). Vargjet e poetëve shqiptarë që krijojnë admirim në Atdheun e Poezisë, siç e konsiderojnë Rumaninë, i rikëndoi në gjuhën e Emineskut autori i këtij shkrimi.

Ballina e revistës Dor de Dor

Bardh Frangu dhe Ilire Zajmi në revistën Dor de Dor

Flora Brovina në revistën Dor de Dor



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora