| E merkure, 12.01.2022, 07:21 PM |
Republika komuniste
Nga
Kastriot Dervishi
I
tërheqin datat komuniste disa shokë, sepse çdo gjë që lidhet me pushtetin e
shtetin komunist, e kanë shumë për merak. Ishin mbledhur dje te hotel “Tirana”
në një ceremoni gjysmëzyrtare, të iniciuar nga disa shoqata enveristësh, për
ditën e republikës komuniste, pavarësisht se kjo nuk është ndonjë ditë zyrtare
e njohur. Pjesëmarrësit i bashkonte si dhe herë të tjera nostalgjia e kuqe.
Të
jetë për të kujtuar një ditë të republikës, kanë datën 21 janar 1925, shpalljen
e Republikës Shqiptare, e cila ka qenë e para. Mirëpo kjo lidhet me emrin e
Ahmet Zogut dhe është qamet i madh. Republika popullore e 11 janarit 1946 është
e dyta. Ajo u zëvendësua nga republika popullore socialiste e 28 dhjetorit
1976, e cila u rrëzua nga republika e 29 prillit 1991.
11
janar 1946, i republikës popullore, përfaqëson një ditë të zezë, atë të ndarjes
nga forma normale e zhvillimit njerëzor, ditë kur eksperimenti
jugosllavo-sovjetik mori edhe formë juridike. Republika popullore u shpall, pas
një viti krimesh e masakrash ndaj pjesës më të mirë të vendit. Ditën kur pritej
shpallja e saj, gazeta “Bashkimi” e dat;s 11 janar 1946 kishte titullin e madh
“Republika Popullore e Jugosllavisë dhe kushtetuta e saj”. Dihej që këtë
kopjonin shokët këtu. Ta gëzojnë pra nostalgjikët dhe brezi i tyre që është
edhe më i indoktrinuar se ata.
Nëse
duam të kemi një ditë të republikës, duhet të biem dakord për të parën ose e
fundit, 21 janari (1925) ose 29 prilli (1991).