E premte, 29.03.2024, 11:21 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Republika komuniste

E merkure, 12.01.2022, 06:21 PM


Republika komuniste

Nga Kastriot Dervishi

I tërheqin datat komuniste disa shokë, sepse çdo gjë që lidhet me pushtetin e shtetin komunist, e kanë shumë për merak. Ishin mbledhur dje te hotel “Tirana” në një ceremoni gjysmëzyrtare, të iniciuar nga disa shoqata enveristësh, për ditën e republikës komuniste, pavarësisht se kjo nuk është ndonjë ditë zyrtare e njohur. Pjesëmarrësit i bashkonte si dhe herë të tjera nostalgjia e kuqe.

Të jetë për të kujtuar një ditë të republikës, kanë datën 21 janar 1925, shpalljen e Republikës Shqiptare, e cila ka qenë e para. Mirëpo kjo lidhet me emrin e Ahmet Zogut dhe është qamet i madh. Republika popullore e 11 janarit 1946 është e dyta. Ajo u zëvendësua nga republika popullore socialiste e 28 dhjetorit 1976, e cila u rrëzua nga republika e 29 prillit 1991.

11 janar 1946, i republikës popullore, përfaqëson një ditë të zezë, atë të ndarjes nga forma normale e zhvillimit njerëzor, ditë kur eksperimenti jugosllavo-sovjetik mori edhe formë juridike. Republika popullore u shpall, pas një viti krimesh e masakrash ndaj pjesës më të mirë të vendit. Ditën kur pritej shpallja e saj, gazeta “Bashkimi” e dat;s 11 janar 1946 kishte titullin e madh “Republika Popullore e Jugosllavisë dhe kushtetuta e saj”. Dihej që këtë kopjonin shokët këtu. Ta gëzojnë pra nostalgjikët dhe brezi i tyre që është edhe më i indoktrinuar se ata.

Nëse duam të kemi një ditë të republikës, duhet të biem dakord për të parën ose e fundit, 21 janari (1925) ose 29 prilli (1991).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora