Editorial
Nikoleta Kovaçi: 25 prilli i djeshëm!
E merkure, 12.01.2022, 08:11 PM
25 prilli i djeshëm!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Ajo
ç’ka ndodhi dje asht fytyra e vertet e asaj ç’ka u gatue ne 8 vite dhe u
finalizue me 25 prill! Nuk asht asigja ma shume dhe sigurisht as ma pak! Duhen
pa me kujdes vetem pak elemente me kuptue se ajo beteje ne fakt asht beteja qe
duhej te ndodhte me 25 prill, diten kur Edvin Rama mori mandatin e dorezuem nga
Lulzim Basha! Ate dite Berisha heshti e bashke me te heshten edhe demokratet e
ç’orientuem, ndersa pjesa tjeter o ishin ne loje ose ishin shit lehtas tek
parellinjte qe kishte shpernda Rama ne krejt vendin!
I
marrim me radhe elementet!
Ngritja e grupit te
verifikimit te kandidateve!
U
pa si nje risi! Ne fakt nuk ishte fare e tille! Thjeshte fasade! Demokratet,
ata te vertetet, uleriten per shume kandidatura te daluna gjasme nga
anetaresia, qe tjeter gja propozonin e tjeter emen iu servirej! Ok, u kalue ai
hap, ndonese me kontestime te medha, por perballe peshkaqenit Edi Rama
shumekush bani nje vesh shurdh e nje sy qorr e nisi betejen per me bashkue vota
per kandidatet demokrate qe shume syresh ishin njerez me shume leke dhe krejt
jashte realitetit te zonave ku kandidonin! Madje pati emna ne radhet e PD-se qe
ma shume njerez kishin ne pune me bandat e PS-se se sa ishin vete si fare e
fis! Kontestimet e hatermetjet per emna e pozicione u duk se u sheshuen, po kjo
ndodhi vec mes perfituesve: votuesit nuk harruen!
Gara “qytetare” per 25
Prillin!
Na,
demokratet paparti, ishim te vetmit qe banim fushate te ashper kunder Edi
Rames! Qe luftonim me kullat, me pazaret, me trafikantet ne radhet e qeverise e
policise, qe kercenoheshim mes nates e mes dites e qe sguxoje dot te denoncoje
se e dije qe prokuroria asht nan thundren e pushtetit totalitar te rilindjes!
Megjithate iu bashkuam opozites duke demaskue çdo shkelje qe shihnim per ta
orientue si duhet fushaten e zgjedhjeve, por nuk ndodhi kshtu! Vec qytetarise,
si mos perdorimi i fjalorit te paduhun, moslincimi i rivalit politik, Lulzim
Basha nuk pati asnje element tjeter te te bamit fushate perballe nji makinerie
parash dhe huliganesh te PS! U bane edhe ca kallezime ne SPAK si per te
justifikue masakren zgjedhore qe po pergatitej! Nderkohe asnji fjale nuk dilte
per tendera, kulla, para te pista,
patronazhista, perdorimi i administrates etj! Derisa ndodhi perplasja fatale me
arme ne Elbasan!
Ngjarja
qe nxori ne fakt te palamet ne shesh, ngjarja e turpit te madh te fushates dhe
realisht fytyra e vertet e asaj fushate qe u demonstrue dje! Te dy palet shpejt
e shpejt, te ndihmuem edhe nga faktori nderkombetar vendosen ta myllin ate
masaker, me nje njeri ne burg, dy pale femije jetima, e hasmeri mes dy
familjeve (qe me zemer uroj jo)! U orvaten 24 ore dhe ma pas u duk se aty ska
ndodh gja kurre sepse nuk duheshin prish votimet fatale te nji populli fatal!
Berisha heshti, heshten demokratet, ata qe besonin ende se Ramen mund ta
mundnin!
Zgjedhjet, i humbi Rama,
nuk i fitoi Basha!
Makineria
e lekeve te pista, e bandave te armatosuna, e ish-zyrtareve te Berishes qe
kandidonin per Ramen u shkermoq me ngjarjen e rande te Elbasanit! Kushdo qe e
shihte veten socialist te paperlyem me kete makineri, mori parate dhe votoi
kundra Rames! Edhe demokratet e padijeni per lojna politike, edhe ata qe
kontestuan sa munden zgjedhjet e Bashes besuan se ia hodhen; shume prej tyne
besonin se do te kishin kohe t’ja numeronin Bashes krejt paudhesite e fushates!
Por e diela, si i thone: “qelloi dite barsë”; polli ate qe demokratet e
thjeshte nuk mund ta imagjinonin as ne kulmin e deshperimit te vet! U ba
kasaphane me numerimet, kandidatet demokrate, qe hanin e pinin ne fushate me
sheike socialiste, i braktisen komisioneret dhe procesin! Heshti Berisha,
heshten demokratet e shkrete, te tradhetuem pa e marr vesh ç’ju kishte ndodh!
Postrrenimi i
zgjedhjeve!
Pas
25 prillit, kur demokratet e shkrete prisnin qe ne sheshet e Tiranes dhe te vendit
te dilte Basha me mbeshtetesin e tij, pane qe Edvin Rama bashkoi
patronazhistet! Donte t’i falenderonte e me ate rast te percillte dy mesazhe; e
para per prokurorine-peng qe te mos guxoje t’i hetoje dhe e dyta per demokratet
e irrituem qe s’ua ka fajin Luli po iu munda une me spiunet e mi qe i paguaj
per kete pune! Prit se mos te nesermen apo javes tjeter do te shihej Luli ne
sheshe, hiç! Masakra zgjedhore u zbeh! Ai duhej te kandidonte tani me mund te
vetet se po donin me i marr partine! Masakra zgjedhore ishte ne SPAK e ne
prokurorite e rretheve dhe demokratet duhej te besonin se ata do ta shperbanin
procesin! Ne fakt SPAK nuk mori mundimin me i hetue kallezimet e tyne! Sepse
Basha masi rifitoi partine pati kohe edhe per 3 muj pushime derisa prokurorite
t’i pushonin krejt kallezimet qe gabimisht ishin ba per masakren zgjedhore!
Amerika
heshti, Berisha heshti, demokratet heshten..!
09.01.2022