E premte, 19.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Zbulimi Politik i Sigurimit

E hene, 10.01.2022, 08:22 PM


Zbulimi Politik i Sigurimit

Nga Kastriot Dervishi

Nga pikëpamja organizative, organet e Sigurimit të Shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë qenë në të shumtën e kohës në tre drejtori. Njëra prej tyre e cila fizikisht qëndronte në një kat të Ministrisë së Punëve të Jashtme, drejtonte rezidenturat jashtë vendit të vendosura në ambasada. Oficerët e Sigurimit kamufloheshin me funksione diplomatike dhe ngrinin rrjetin sekret atje. Synimi kryesor ishte sjellja e informacioneve nga emigracioni politik. Ndërsa depërtimi në administratat e vendeve të cilësuara armike ishte zero. Në radhët e emigracionit politik, e vetmja armë që është përdorur ishte diznformacioni, por edhe këtu nuk shihen rezultatet e ndonjë pune të mirëfilltë agjenturore.

Emërtesat e zbulimit politik në vite:

1946-1956, Dega e Parë e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit

1956-1962, Drejtoria e Zbulimit Politik

1962-1966, Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit

1966-1991, Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit

Në vitet 80-të Drejtoria e Tretë kishte 70 oficerë dhe 4 civilë. Struktura e saj ishte:

-Dega e 1-rë (Jugosllavia)

-Dega e 2-të (vendet revizioniste)

-Dega e 3-të (Kosova)

-Dega e 4-t (Greqia)

-Dega e 5-të (Italia)

-Dega e 6-të (emigracioni)

-Seksioni i ndërlidhjes

-Seksioni i kartotekës

-Seksioni i veçantë

-Admininistrata



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora