E premte, 19.04.2024, 10:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Më shurdhëroi qetësia

E hene, 10.01.2022, 08:00 PM


Neki Lulaj

Më shurdhëroi qetësia

Kjo qetësi e frikshme të shurdhëron 

Me kut mas vetminë e pluhurosur. 

Mbi xhamat e shpirtit mjegulla zbardhon 

Benë roje-e unë ndrydh 

Heshtjen  time të plandosur. 

 

Sonte me  tëmthat e gishtërinjve 

Numëroj kujtimet e zgjedhura 

Më kthejnë në rininë e arratisur 

E unë bëj vrapin në djersitje.  

Si kalë i pashaluar 

Përpiqem ta ndal  ta kthej kohën në ikje.

 

Jam mes labirinteve të vetmisë  

Mes qetësisë së shurdhër 

Më trokasin pyetjet e parreshtura. 

Do  t`ia hap kalasë portat 

E ta mbyll sonte 

Këtë rrapëtim shiu te streha.

 

Zjarri i ngrirë

 

Po shkrihem si guri mbi zjarrin si lulëkuqe

Në këtë zhurmë shekulli që nuk po ndihet 

Në dasmën e madhe me krushq e  nuse 

Në dimrin  e valë  veshëm palë këmishe. 

 

Po   shkruaj  vargje zemre që nuk lexohen 

Prek ëndrrat e gjata të ditënetëve pa gjumë. 

Historinë e urtakëve   të ndrydhur me  shekuj 

Që me mençuri prroskën e bënë botën lumë.

 

Ishte një rrugë me plot  tërmete shpirtërore. 

Dhuna e cmira gjithë arsyen e kishin humbur.

Nënështrimit  nuk ia mësuam gjuhën shekullore

Rrugë që zgjati në shekuj që na bëri të lumtur.

 

Kjo dashuri e zhuritur na shtyn për t’u dashur 

Se dashuria është zjarr që ngroh ku fiket flaka 

Se ëndrrat e gjata fort i  lidhëm

Në ditën e bardhë për ta parë ditën 

Nga terri i gjatë për ta parë dritën.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora