E merkure, 24.04.2024, 03:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Kujtim Mateli: Njeriu ndjehet sikur lind, kur flijohet për gjënë e tij më të shtrenjtë

E enjte, 11.12.2008, 10:52 PM


Njeriu ndjehet sikur lind, kur flijohet për gjënë e tij më të shtrenjtë

 

Nga Kujtim Mateli

 

1

Në mitologjinë greke nga pjesa ”Të shtatë kundër Tebës”,mësojme: “Përpara se të fillonte beteja, Eteokli pyeti falltarin Tirezia për përfundimin e betejës.Tirezia i tha se fitorja do të arrihej vetëm në rast se Aresit, i cili ende ishte i zemëruar për vrasjen e dragoit të tij të shenjtë nga Kadmi, do t`i bëhej fli biri i Kreontit, Meneku. Kur Meneku i ri mësoi për këtë parashikim të falltarit, u ngjit majë mureve të Tebës, pikërisht ballë për ballë shpellës, ku dikur kishte jetuar dragoi i shenjtë i Aresit dhe nguli me dorën e tij shpatën në zemër. Kështu vdiq biri i Kreontit. Ai u flijua vetë për të shpëtuar atdheun e tij, Tebën.” (N.A.Kun Mitologjia greke fq.433)

Kështu që edhe në ato fillime të shoqërisë njerëzore, Atdheu ka qenë gjëja më e çmuar. Shoqëria njerëzore gjithmonë ka prodhuar njerëz të ligj, të pabesë, ziliqarë dhe tradhëtarë. Po shoqëria njerëzore do të ishtë shkërmoqur me kohë, në rast se kundër së keqes nuk do të kishte njerëz që do të sakrifikonin veten e tyre. Atdheu është ai element që i grupon njerëzit në një njësi të caktuar për t`i bërë ballë së keqes. Njerëzit që nuk bashkohen në këtë mënyrë do të shpërbëhen si etnitet dhe e keqja do t`i ndjek pas vazhdimisht. Së keqes nuk i fshihesh dot duke braktisur njerëzit e bashkësisë tënde të grupuar nën flamurin e atdheut. Që e keqja të zhduket, kërkohen gjithmonë sakrifica e flijime.

  2

Për të ndërtuar diçka të fortë dhe të fuqishme për t`u rrezistuar kohrave duhej patjetër një sacrifice apo flijim. Kalaja e Rozafës është shembulli më i mirë i vetëflijimit të njeriut për diçka të rëndësishme që do t`u shërbejë brezave. Dhe kalaja e Rozafës nuk i shërbeu një brezi të vetëm. Miti për flijimin e Rozafës është më i vonshëm se ndërtimi i kalasë. Shekuj më vonë, duke parë rëndësinë që merrte kjo kala në mbrojtje të qytetit, brezat e dinin se ndërtimi i saj nuk ishte bërë pa sakrifica. Për t`i dhënë një ngjyrim emocional kësaj sakrifice u krijua miti mbi Rozafën e cila u vetëflijua, pa bërë as më të voglin kundërshtim, se kjo ishte mënyra e vetme që pasardhësit e saj të mund të vazhdonin jetën. Brezat e mëvonshëm e dinin mirë se asgjë nuk ndërtohet pa sakrifica e flijime. Edhe kjo kala nuk ishte ndëruar pa to. Madje me jetë njerëzore. Po pse u zgjodh një grua për t`u vetëflijuar kur fare mirë mund të zgjidhej njëri nga burrat të cilët e ndërtonin atë? Miti është art dhe flijimi i një burri , jo se nuk e mban peshën e dhimbjes njerëzore, por do të ishte më pak poetik. Amanetet e saj për t`i lënë jashtë një pjesë të trupit për t`i shkuar pranë fëmija dhe për ta ushqyer edhe mbas vdekjes e bën mitin një krijim të mrekullueshëm dhe lexuesi tronditet edhe sot, edhe pse e di që është një legjendë 2000 vjeçare.

3

Shembull i vetëflijimit në përmasa biblike është hedhja nga shkëmbinjtë e Zallongut të më shumë se 100 grave dhe vajzave çame. Përballë rrezikut që i kërcënonte nga pushtuesi turk ato rrëmbyen armët. Në krye i printe si shqiponjë gruaja e Kapedan Xhavellës, Moskoja. Aty, në shpatet e thepisura ato luftuan me trimëri. Me vete kishin dhe fëmijët. Pushtuesit, në verbrinë e tyre, luftonin me një tufë trimëreshash që nuk donin të binin në dorë të armikut. Suliotet duke parë se nuk mund t`i përballonin zgjodhën një mënyrë të tillë sakrifikimi që do t`i bëjë me turp në tërë historinë e tyre këta pushtues. Vështruan për të fundit herë fëmijët dhe vajzat e reja që ende nuk e dinin se ç` mendim i befasishm u shkrepi nënave të tyre. Ato u lidhën dorë për dorë dhe bën një rrotullim të pakuptueshm, një rrotullim me këngë dhe valle, në majën e shkëmbit që lartohej mbi një humnerë të llahtarshme. Dukeshin sikur do të fluronin mbi humnerën e thellë dhe të arrinin në shpatet e malit përtej. Në sheshin e shkëmbit ato ngjanin si një tufë shqiponjash gati për fluturim. Po pse nuk niseshin? Hoqën dorë nga mendimi? Do ta këmbenin ato jetën me poshtërimin, turpin , torturën? Po jeta ishte përtej shpatit të malit dhe ato duhej të arrinin atje… Atje arrihej vetëm me valle. Atje arrihej vetëm me këngë. Oshëtiu gryka e Zallongut. Nuk ishte oshëtima e erërave dimërore. Ishte kënga e 100 grave dhe vajzave çame. E morën vendimin. Atje përtej, në shpatin tjetër, do të mbërrinin një e nga një për t`u treguar brezave që vijnë se si luftohet me vdekjen. Dhe u nisën në fluturim. Ndoqën njëra-tjetrën kush të arrinte e para. Asnjëra nuk donte që të mbetej e fundit. U nisën dhe i shkruan me gjakun e tyre një faqe brilante tokës çame.

4

Të drejtën për të shkuar në luftë për të mbrojtur atdheun, e kanë burrat. Kjo është një praktikë e përbotshme. Burrat e kanë të drejtën të thirren nën armë dhe të shkojnë ushtarë. Në rast lufte të mbrojnë atdheun. Po në luftën e popullit tonë kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë morën pjesë me armë në dorë edhe gratë. Po të shkosh në luftë është vetëflijim. Gratë askush nuk i detyronte ta kryenin këtë vetëflijim, aq më tepër që këtij vetëflijimi, në mungesë të shtetit të atëhershëm, iu shmangeshin edhe burrat. Po gratë luftuan përkrah burrave duke treguar shembuj heroizmi. Ato që u flijuan ishin me qindra. Me qindra dëshmore dhe heroina shqiptare i rrinë si një kurorë e artë Shqipërisë. Cili ishte ai motiv që i bëri këto vajza dhe gra të zgjidhnin rrugën e vetëflijimit pa i detyruar kush?

Po njeriu nuk ka veten e tij gjënë të shtrenjtë. Më të shtenjtë ka atë që do të lërë pas. Pas lë familjen, lë atë cfarë mundi të bënte në jetë, pas lë Atdheun.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora