E shtune, 22.01.2022, 08:59 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Berisha apo Basha, e tërheqin qerren e PD mbrapsht

E hene, 10.01.2022, 06:32 PM


A PO DIHET SE ÇKA PO ZIHET, BERISHA APO BASHA, E TËRHEQIN QERREN E PDSH-SË MBRAPSHT

Nga Dedë Preqi

Është shumë e pa natyrshme për kombin tonë shqiptarë, nëse na ndajnë ciklet politike dhe partiake në mes vete, duke e marrë si shqetësim kuptimin e gjendjes, kur njeriu ndjehet i kërcënuar nga rreziqet politike, jo ma largë se nga rrethi i vet, pershkak se e nxjerr kokën prirja për t’i zgjedh problemet e veprimit, jo përmes vendimeve demokratike, por përmes vendimesh arbitrare, ose autoritare.

Duke qenë të vetëdijshëm se sëcili është i përgjegjshëm për rrethin dhe botën që e rrethon, andaj, sjellet e përdala që na joshin ndaj njëri-tjetrit brenda një partie, në këtë rast brenda PDSH,  sikur nuk ekziston një optimizëm që na bashkon dhe na i mbledhë forcat e të gjithëve pa humbur në ëndërrime të kota, të cilat nuk na qojnë më largë se në një fodëllëk dhe primitivitet.

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhe kryetari i PDSH, Lulzim Basha, nuk do të pajtohen që një kohë të gjatë në mes vete, që sipas Berishës, udhëheqja e Bashës, ishte e mangët dhe jo serioze, sepse i humbi disa palë zgjedhje me radhë kjo parti nga rivalët tjerë, apo nga vetë kryeministri aktual Edi Rama, i cili po i shfrytëzon në mënyrë sarkazmatike trazimet e PDSH-së, dhe antagonizmat e dy protagonistëve kryesor të kësaj partie.

Prandaj, ish-kryeministri Sali Berisha, dhe ish-kryetari i PDSH-së, bënë disa negociata në kuptimin e nevojshëm, që të bëjnë një rikoperim të kësaj partie dhe kreu aktual i kësaj partie duhet të jep dorëheqje, pikërisht ketu qëndron edhe shansi i madh, duke e kthyer imazhin që e kishte më herët kjo parti, dhe të krijohet përshtypja se, sëcili udhëheqës duhet të merr përgjegjësitë e veta, për humbjet dhe dështimet, në këtë rast edhe Lulzim Basha.

Lulzim Basha, duket se, përveq se e ka një kundërshti të jashtëzakonshme me problemin që shpaloset pikërisht në këtë proces partiak, ky në një formë të prerë dhe sikur do të ishte i nxitur që mos ta lëshojë frontin e tij të «çimentuar» duke e ndarë PDSH, në dy taborre, njëra anë në përkrahje të Sali Berishës dhe tjetra në krah të Lulzim Bashës, ku do shfaqët një lojë e «shtrigave» përballë Berishës dhe Bashës, dhe grupeve të tyre, dhe materja e këtyre shkaqëve bëhët edhe më e ndërlikuar në ecurinë e ngjarjeve të mëtuttjeshme.

Dr.Sali Berisha, organizon disa herë tubime para selisë së PDSH, duke iu drejtuar anëtarëve të kësaj partie dhe kryetarit aktual Lulzim Basha, që në mënyrë demokratike të riorganizojnë dhe zgjedhin edhe të parin e saj, por sot është një fakt dhe bëhët e dukshme në shumë elemente jo të natyrshme përshkak të një gjendje së pa lakmueshme brenda kësaj partie, kur një popull i një gjaku dhe një kombi, bëhët ujk ndaj njëri-tjetrit për pushtet, që në këtë rast  çdo rrjedhë e kësaj ngjarje do varet nga kultura e kohës dhe kultura e këtij populli, që duhet ta tregojnë para botës së qytetëruar.

Dhe çfarë pritët në tubimin e sotëm të 8 janarit të këtij viti, me çrast Sali Berisha, organizon një protestë masive para selisë së PDSH-së, duke i thënë Lulit, se ka mbaruar afati dhe kanë përfunduar negociatat. Ndoshta edhe kjo formë njerëzore e tubimit nuk mund të siguroj zgjedhjen e plotë të problemeve ekzistenciale e ca më pak do ta kthejë kryeneçësinë e Bashës, në një marrëveshje ndërvellëzërore, i cili duke e përdorë mundësinë e pushtetit të vet në kuptimin jo kulturor dhe përballë këtij kaosi të mundshëm ia shtojmë  edhe format tjera negative, duke shdërruar selinë e  PDSH,-së, në një fortifikatë të pa parë ndonjëherë, me blindimin e dyerëve dhe dritareve të kësaj selie dhe një istitucioni demokratik.

Madje, pas kësaj rrjedhin edhe plot dizinformata të ndryshme, se mund të përgaditet edhe ndonjë skenar i pa pritur gjatë protestave të tilla, për ta futur Shqipërinë në një çorrsokak të dhunës, apo të ngjajshëm me ato skenarët e kaluara të vitëve të fillimit të demokracisë në këtë vend.

Pyetjes, se kush po i jep Bashës, benzin dhe aq guxim, të cilin po e nxitë që të bëjë ballë këtyre protestave, padysshim se, idesë së kësaj natyre iu kanë bashkangjitë ndoshta shumë njerëz dhe kundërshtar të kësaj partie në fjalë, të cilët jo vetëm që nuk ia dojnë të mirën dhe rrënjët kësaj partie, por edhe gjithë popullit shqiptarë në Shqipëri.

Në këtë rast, cili po e bënë më bërllok se tjetri, Sali Berisha, që po kërkon riorganizimin dhe rikonstruktimin e PDSH-së, apo Lulzim Basha, që i ka ngulur këmbët si derri, dhe i blindon dyerët e dritaret e selisë, për të treguar se, së bashku me përsonalitetin dhe kulturën që po tregon- i largohen edhe kundërshtarët e tij dhe do ta kalojë krizën në ketë mënyrë.

A nuk e humbasin forcën e tyre strukturat e këtij subjekti politik, kur trajtohen problemet e kësaj partie në këtë mënyrë të ndarë në dy pjesë, kjo ndodh në një formë kur njeriu edhe pse është i vetëdijshëm se do ndëshkohet për gabimet apo dështimet brenda partiake, përsëri nuk e pranon që t’a  thotë të vërtetën dhe qëndron kundër saj, duke e humbur besimin edhe fuqinë e domethënjës së pushtetit, si kreu i një  partie me përgjegjësi morale dhe politike.

Dhashtë zoti, gjithandej edhe në këtë tubim do të shpërndaheshin  gjithë populli shqiptarë në mënyrë të qetë dhe sëcili në punën e vet, sepse përmes dhunës edhe e pa arsyeshmja e kërkon një rrugëdalje, për deri sa popullata e këtij vendi nuk ndihet e bashkuar nga brenda, vështirë do merr vendime për t’u forcuar nga jashta, nëse supozojmë se ka qëllime edhe nga jashta saj që kjo parti të ngërçohet dhe të humbi fuqinë e saj në nivelin qëndror.

Ky zhvillim e lë përshtypjen se do të merr përgjegjësitë e veta, duke e kuptuar njëri-tjetrin se «Nuk ka fe as nuk ka parti që e ndajnë këtë shpiptari» dhe në fund të fundit, PDSH, nuk duhet të mbetët në duart e Sali Berishës dhe as në duart e Lulzim Bashës, por të në duart e një demokrati të ri, i cili duhet ta merr timonin e kësaj partie, duke e marrë në konsideratë pa paragjykime racionaliste dhe urrejtëse, por në mënyrë të ndërgjegjshme, si një parti e parë që i ka pri demokracisë në Shqipëri, pas një diktature të egër ministe.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora