Mendime
Nue Oroshi: Rindertimi i Memorialit të heronjëve të Mirditës, hapje e rrugës për realizimin e projekteve të tjera
E diele, 09.01.2022, 02:36 PM
Rindertimi i Memorialit të heronjëve të Mirditës, hapje e rrugës për realizimin e projekteve të tjera
Nga
Nue Oroshi
Mirdita njihet si një krahinë e cila ka bërë një
rezistencë të fuqishme antikomuniste.Në këtë vatër të traditës ,trimërisë,kulturës
e burrërisë janë lindur dhe rritur burra atdhetar që kur ka qenë nevoja të
vdiset për atdhe e kanë dhënë jetën si me le.Mirdita historikishtë është
udhëhequr nga dera më e madhe e Shqipërisë ajo e Gjomarkajve që i priu për pesë
shekuj me faqe të bardhë Mirditës dhe la gjurmë të pashlyera në historinë
shqiptare.Më, 8 dhjetor 2021 fal kontributit finanaciar të Fondit të Sarajeve
të kapidan Gjon Marka Gjonit, që udhëhiqet nga e bija e atdhetarit e luftëtarit
të Shqipërisë Etnike dhe udhëheqësit shumëvjeçar të Blokut
Kombëtar Independent Kapidan Ndue Gjomarkaj, Bianka Gjomarkaj dhe e përkrahur
në çdo hap nga pinjolli tjetër i
Gjomarkajve nipi i major Nikollë Preng Lleshi (Gjomarkaj),Artan
Lleshi-Gjomarkaj, arritën që ta rivendosin pllakën përkujtimore të 34 heronjëve
të kombit që u vranë në luftë kundër komunizmit pansllavist.
Kjo pllakë përkujtimore është e thjesht por
tregon faktin se Mirdita kurrë nuk do ti harroj bijtë e tyre më të mirë që
luftuan për Shqiptarinë e jo për ideologji pansllaviste.Dielli për këta trima
atdhetar lindte gjithmonë në perëndim ashtu siç ka lindur
në Mirditë edhe për pesë shekuj robëri aziatike.Duke i kërkuar një rrjedh
kronoligjike të ndërtimit dhe rindërtimit te kësaj pllakate Artan
Lleshi-Gjomarkaj më njofton: ” Në vitet e
para te demokracisë , me rastin e zhvarrimit të eshtrave te 14 martirëve te
demokracisë dhe rivarrimit te tyre në varrezat e Shpalit , Shoqatës Kombëtare
të të përsekutuarve ju dha rasti dhe mundësia te ngrinte një përmendore jashtë
varrezave për 33 martir të tjerë mirditas nga bajrak te ndryshëm të cilët
shumica figuronin pa eshtra të gjetura e pa mundësi t´iu gjindeshin eshtrat si
kapidan Llesh Gjomarkaj e gjyshi im major Nikollë Preng Lleshi
(Gjomarkaj).Monumenti i atëhershëm ka qenë ndërtue në një pllakatë të bardhë
cimentoje me emra të stampuem me të zezë.Nuk e di arsyen pse në atë monument
nuk është vendosur emri i më të lavdishmit kapidan Mark Gjomarkajt përderisa
edhe i ndjeri kapidan Marku figuron si i zhdukur nga regjimi famëkeq bile si
një martir me kufomë te dhunuar pas vdekjes.Me kalimin e kohës pllakata dhe
muri mbajtës janë rrenuar nga kushtet atmosferike dhe monumenti ka shkuar drejt
degradimit të plotë.
Me ardhjen e bijës se Kapidan Ndue Gjomarkajt si
trasheguese e derës , unë jam përpjekur si kushërini ma i njatë me e prezantue
Biankën me nji pjesë te mirë te historisë se vërtetë e reale të Mirditës dhe
kam pëlqye dhe mbështetë më të gjitha forcat e mia projektin e saj të
ringritjes se Sarajeve të Kapidanit të Mirditës.
Në kuadër të këtij projekti unë i kam kërkue
Biankes që ajo të vizitoj e të prezantohet me pikat kulminante të historisë e
në këtë kuadër kemi ba vizita tek memorialet dhe muzeu i kryeheroit Gjergj
Kastrioti në Lezhë , kemi vizituar Oroshin dhe Abacinë , kemi gjetur e vizitue
varrin e kapidanit Marka Gjoni në varret e Fanit pranë kishës se Shmarkut në
Fan të Mirditës,kemi vizitue gjithashtu Shpalin si vend ku u mbajt besa e 5
bajrakeve dhe monumenti që kemi rindërtue ndodhet pak metra larg pemës
shekullore ku u mbajt Besa e vitit 1928 nga Kapidan Gjon Marka Gjoni.Këtë
monument e kemi gjetur në kushte të mjerueshme dhe prag shembje ndaj kemi marrë
masa urgjente me e riparue , kemi ba përforcimin e murit mbajtës duke i shemb
suvanë e vjetër e duke e rikonstruktuar me material special që ti rezistoj
kohës , e kemi mbulue atë mur në mënyrë që lagështia te mos e dëmtoj , kemi
mbledhur gur të bardhë dhe i kemi vendos tek shtroja e degradueme dhe
kemi prodhue mermerin e ri në granit të kushtueshëm e të rrojshem.
Më këtë rast , në krye të asaj liste martiresh
kemi vendosur edhe emrin e kapidan Mark Gjomarkajt bashkë me një kryq e me
hartën e Mirditës se Bajrakëve. ”
Projektët që duhet kryer në të
ardhmën në Mirditë
Mëqenëse ka tridhjetë vjet qe mirrem
me historinë shqiptare në përgjithësi dhe me historinë e Mirditës në veçanti
propozoj që projektet që duhet kryer sa ma shpejt që Mirdita ti kthehet
historisë së saj shumëshekullore janë:
1. Ndërtimi
i Sarajeve të kapidan Gjon Marka Gjonit në Orosh të Mirditës.Këto Saraje pas
ndërtimit të shëndrrohen në Muze Kombëtar ku do të vijnë vizitorët e huaj dhe
ata shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare e diaspora e madhe atdhetare
dhe të njoftohën me vendin ku u ruajt e paprekur historia e Shqipërisë.
2. Ndërtimi
i Monumentit të atdhetarit dhe udhëheqësit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
Prenkë Bibë Doda i cili udhëhiqte një ushtri prej dhjetë mijë luftëtarëve nga
Shqipëria e veriut nga tetëmbdhjetë mijë luftëtar sa kishte Lidhja Shqiptare e
Prizrenit dhe njërit ndër shtyllat kryesore të Pavarësisë së Shqipërisë.
3. Ngritja
e monumentit të Kapidan Mark Gjon Markut komandantit legjendar i cili e
udhëheqi luftën antikomuniste derisa ra heroikisht.Me porositë e Kapidan Markut
vepruan edhe luftëtarët e tjerë atdhetarët Mirditor ku në Mirditë u vazhdua
rezistenca antikomuniste deri në vitin 1952.Për ata që nuk e njohin historinë
kjo ishte vatra e fundit e rezistencës antikomuniste në të gjithë shtetët e
Evropës që mbetën nën pushtimin e komunizmit.
E drejta historike mund të vonoj por
ajo do të ngadhënjej. Kjo na jep për të kuptuar se drita do të ngadhënjej
kundër territ kurse e vërteta do të ngadhënjej mbi gënjeshtrën.Kur zëri arbëror
i këngëtarit mirditor e jep kushtrimin dhe deri sa i jepja përfundimin këtyre pak
rreshtave si djal i familjes Kokaj që ishte familje e Bajraktarit të Oroshit
dhe e kishte udhëhequr luftën kundër osmanlive,i zgjodha si përfundim të këtij
shkrimi fjalët e këngës se Paulin Gegajt për derën e Kapidanëve të Mirditës i
cili i këndonte me krenari vargjët e shkruara me aq dashuri të tekst
shkruesit të talentuar Amarildo Vokrrit, këngë e cila duhet të shërbej si
himn i Mirditës:” Na pri pra o Mark Gjon Marku pushkës tande si prishet
qarku-toka dridhët e gjemojnë malet-gjak martirësh toka lahet-kta Gjomarkajt si
rrezja dritës- bashkë me shumë trima t´Mirditës- se durun rrugën e regjimit-u
banë tmerri i komunizmit-për Shqipni nuk ju dhimt jeta-nuk harrohen kurrë nder
breza-faqe t´bardh i lan konakut-lavdi paç dera e Gjomarkut. ”