E marte, 27.09.2022, 10:42 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Akademia e Shkencave tani po e ngritë zërin

E diele, 09.01.2022, 03:35 PM


AKADEMIA E SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS, TANI PO E NGRITË ZËRIN E SAJ

Nga Dedë Preqi

Edhe më herët në një artikull në Bota sot, e kam marrë si temë çështjen e ASHAK,-së, dhe rrolin e saj në kuptimin e organizimit pasiv, në veqanti ndaj kritereve specifike, si Institucioni më lartë i Shkencave dhe Arteve të këtij shteti, që zhvillon kulturën e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike, si vlera sublime dhe interese të përgjithshme kombëtare e shtetërore.

Me vemendje i përcjellëm këto ditë fjalët e kryeakademikut të Kosovës, Mehmet Kraja, ku ndër të tjera thotë se, Kosova e pavarur nuk mbajti qëndrim të qartë në dialog me Serbinë, duke e futur opsionin e ndarjes, sikur tani i dual gjumi kësaj akademie të ngriti zërin e saj akademik dhe të reagojë si e fundit për një çështje mjaftë serioze, siq është «Ndarja e Kosovës».

Akademiku në këtë rast, sikur ia lë fajet Kosovës dhe qeverive të saj të kaluara, apo aktuale, duke u distancuar nga rroli i vet që duhet ta luaj kjo Akademi, e cila tani si duket i ka dalë gjumi prej një heshtje të gjatë, bashkë me botën e vet akademike, duke u treguar si e pa efektshme përballë goditjeve të tilla të Serbisë, ndaj teritorit dhe shtetit të Kosovës.

Kryeakademiku Kraja, në një intervistë të mëhershme ekskluzive thotë, sa i përketë dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, brenda këtij dhjetëvjeqari, disa marrëveshje kanë qenë vetëm shkarravina, dhe asgjë serioze, poashtu nëse Serbia, do ta njihte Kosovën, atëherë nuk ka problem që Kosova, të formojë çfarëdo asociacioni, çfarë opsioni arrinë ta thotë kryeakademiku, për një rrezik që mund të rritët pafundësisht, nëse një opsion i tillë do të realizohet në Kosovë.

Dhe ideja për ndarjen e Kosovës, apo copëtimin e teritoreve të saj, ishte edhe më herët në vitet e 80-ta, e cila është kultivuar nga qarqet e Akademisë dhe Shkancave të Jugosllavisë, në krye me Dobrica Cosiqin, dhe tani pothuaj se pas një vdekje klinike të kësaj ideje, aktualizohet nga Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi, ku brenda këtij plani u fut hundët edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Ky opsion i ndarjes së Kosovës, që u nxitë pas luftës dhe së këndejmi, duke filluar si rrjedhojë nga prirje të veçanta ose nga një favor i njerëzve të caktuar, por jo edhe nga thirrja e popullit, dhe si një temë e ndieshme, njëherë filloi me termin «Ndarja» pastaj në kuptimin tjetër «Shkëmbim teritoresh» e pak më vonë si «Korigjim i kufijve», por si do që të jetë sëcila variantë është e ndieshme dhe e dhimbshme për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Prandaj, ASHAK, si një Institucion i rëndësishëm i vendit dhe akademikët e saj, do duhej të reflektojnë  më më energji dhe guxim idetë e tilla dhe të ndjeshme të vendit, dhe rroli i këtij institucioni dhe i akademikëve në këto raste të ndërlikuara, do duhej të ishte një reagim më i hershëm dhe me kohë, që të sqarohen qëllimet e tilla dhe t’u jepej  kundërpërgjigje iniciatorëve të kësaj ideje, kush do qoftshin autorët e saj.

Për fat të keq, flitet pak edhe për një bashkpunim me akademitë e rajonit, në veqanti me Akademinë e Shqipërinë, kur anëtari politik i kësaj akademie, Isa Mustafa, kishte thënë njëherë, «Kosova ska nevojë për kurrfarë mësimesh prej akademikëve të Shqipërisë», atëherë çfarë mund t’i thuhet kësaj menqurie të tillë dhe me akademik të këtij niveli.

Prandaj arësyeja, e quajtur në këtë rast, si faktor shumë i rëndësishëm për të reaguar dhe për të reflektuar në rastet e tilla, si  edhe të tjera, duke mos përjashtuar edhe opinionet edhe ato ndër më të thjeshtat, vula kryesore i takon nivelit të akademikëve, apo ASHAK-së, e cila me qenjën e saj më të fuqishme akademike dhe shkencore, edhe në rrethana të jashtëzakonshme, do të jepte argumentet e veta objektve dhe subjektive kundër çdo elementi që bie ndesh me interesat e këtij populli dhe këtij shteti.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora