E premte, 19.04.2024, 05:21 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Këze (Kozeta) Zylo: Shqiptaro-amerikanet kaluan se bashku nje mbremje te bukur festive rreth Flamurit te perbashkuar

E enjte, 11.12.2008, 11:00 PM


Shqiptaro-amerikanet kaluan se bashku nje mbremje te bukur festive rreth Flamurit te perbashkuar

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Ne restorantin “Orion Palace”, Instituti Gjergj Kastriot Skanderbeg, se bashku me miqte e shumte dhe te ftuar festuan me madheshti diten e Flamurit Kombetar.
Mjedisi ku do te organizohej festa ishte teper festiv dhe komod, shndriste nga ngjyrat kuq e zi, ngjyrat e Flamurit tone.  Ne ekran lexoheshin me shkronja te medha urimi: Gezuar festen e Pavaresise, Gezuar Diten e Flamurit, shoqeruar nen tingujt e muzikes luajtur nga orkestra “Fisniket”.
Njerezit grupe-grupe uleshin sipas tavolinave, duke u takuar dhe uruar njeri-tjetrin.
Ata perqafoheshin si vellezer e motra te nje gjaku ne kete mbremje festive, ne kete dite te shenjte qe i mbledh se bashku.
Ne hyrje ishin anetaret e Bordit te Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” qe ju uronin mireseardhjen miqve dhe te ftuarve te shumte.
Ne kete dite te mbushur tejet me emocion, nuk ke se si te mos ngazellehet shpirti, kur sheh femije te vegjel dhe degjon nga goja e tyre paksa me aksent urimin: “Gezuar festen e Flamurit”!
Jane keta femije qe tashme ulen ne bankat e shkolles shqipe ne Staten Island dhe kane ardhur me dashurine me te madhe me prinderit e tyre per te vallezuar e kenduar se bashku ne Diten e Pavaresise Kombetare.

Programi artistik ne mbremjen festive

Aktori dhe dramaturgu shqiptar nga Maqedonia, z.Xhevat Limani se bashku me znj. Klodiana Halsted udhehoqen programin artistik ne kete mbremje.
Pasi ju uruan te pranishmeve: “Gezuar Festen e Pavaresise”, ata ftuan ne skene artisten e madhe shqiptare Justina Aliaj, e cila me zerin e saj te magjishem interpretoi dy hymnet kombetare: ate amerikan dhe shqiptar, te cilat u shoqeruan emocionalisht nga shqiptaro-amerikanet.
Z.Limani do te pershendeste miqte dhe te ftuarit qe nderuan me pjesemarrjen e tyre. 
Ai falenderoi ambasadorin shqiptar ne Washington, shkelqesine e tij, z.Sallabanda, amerikanin z.Jim Inffin, ish perfaqesues i Pentagonit ne konferencen e Rambujese, mik i shqiptareve qe ka luftuar per ceshtjen shqiptare, z.Vehbi Bajrami, autori i librit  “Shqiptaret e Amerikes”, botuesin e gazetes se mirenjohur “Illyria” ne Diaspore dhe Shqiperi, dhe gjithe pjesemarresve te tjere qe kishin ardhur posacerisht per ta festuar se bashku kete dite te shenuar.
Pas falenderimeve, fjala ju dha kryetarit te bordit te Institutit, z.Musa Pacuku.
Ai beri nje histori te shkurter te luftrave dhe perpjekjeve shekullore te popullit shqiptar deri ne kurorezimin e saj me fitoren e Pavaresise. Plaku i mencur Ismail Qemali e ngriti kete flamur kuq e zi ne mes te Vlores, sot ai flamur po valon ne sheshin kryesor te Manhatanit ne Bowling Green, ngritur nga dashuria e shqiptareve per te.
Z.Limani ftoi ambasadorin e Shqiperise ne Washington, z.Sallabanda i cili nder te tjera tha:
Ne historine tone politika dhe vendimet e SHBA  kane qene te nje rendesie te jashtezakonshme ne mbeshtetje te kauzes se drejte te kombit shqiptar.
Ne jemi shume mirenjohes per kete mbeshtetje, e cila vazhdon te jete vendimtare per zhvillimin e proceseve demokratike ne Shqiperi dhe ne tere rajonin.
Ai falenderoi Diasporen shqiptare per nje kontribut te madh te saj ne ceshtjen kombetare dhe te Kosoves.  Ne memorien tone kombetare shqiparet e Amerikes kane hyre si atdhetare, fisnike dhe demokrate te medhenj, me vepren e te cileve te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen jane krenare.  Atdhedashuria dhe patriotizmi i shqiptaro-amerikaneve jane nje garanci e fuqishme e konsolodimit te marredhenieve me SHBA. 
Ne fund z.Ambasador i uroi pjesemarresit suksese te metejshme ne aktivitete te ardhshme kombetare!
Kengetari i shquar shqiptaro-amerikan, me origjine nga Dibra, z.Haxhi Maqellara do te kendonte disa kenge patriotike dhe lirike.  Interpretimi i tij u mireprit me duartrokitje te fuqishme nga vallezuesit dhe nga ata qe bisedonin e gezoheshin me shoket dhe miqte e tyre ne tavoline.   Z.Maqellara kete vit ju festua ne Diber,  me madheshti 35-vjetori i debutimit te tij ne skene duke kenduar nje jete te tere kenge nga te gjitha trevat.
Amerikani z.Jim Inffin, foli me nje respekt te madh per perpjekjet e shqiptareve dhe per luften e paepur te UCK.  Ai ishte perfaqesues ne konferencen e Rambujese, ku do te merreshin vendime madhore per Kosoven.  Gjithashtu ai foli per nje projekt te afert, per ngritjen e nje muzeumi ne Connectikut, ku nje pavion te vecante do t’ja kushtojne Shqiperise dhe Kosoves.  Fjala e tij u nderpre nga duartrokitjet dhe u vleresua shume.
Edhe biznesmeni i suksesshem, Z.Gani Ahmeti ardhur nga Cikagoja bashke me mikun e shqiptareve, biznesmenin Amerikan, z.Al Anding,  pershendeti dhe uroi pjesemarresit ne diten e Flamurit. 
Familja e tij ka dhene nje kontrubut te vlefshem ne ceshtjen e Kosoves dhe te Shqiperise.
Z.Al Anding se shpejti do te investoje ne Shqiperi si dhe do te vazhdoje te kontriboje per ceshtjen shqiptare.
Pershendeti dhe djaloshi prej Kosove, Kushtrim Remzi Hoxha, i biri i Remzi Hoxhes, babai i tij figuron nder te zhdukurit ne Kosove. Ai falenderoi Institutin per ftesen dhe ju uroi atyre Diten e Flamurit!
Z.Q.Zylo do te paraqiste ne video projeksion foto-albumin e veprimtarise se Institutit, vecanerisht punen me nxenesit ne shkollen shqipe.  Mesuese Adelina Lacaj se bashku me bashkeshortin e saj z.Imer Lacaj qe kishin ardhur se bashku te festonin Diten e Flamurit ndjeheshin krenare per punen e palodhshme me nxenesit e tyre qe kane filluar te flasin gjuhen e bukur shqipe. 
Ndersa trimi i UCK-s, udheheqes i njesiteve speciale “Luanet” ne Kosove, dhe “Skenderbeu” ne Maqedoni, z. Beqir Demhasaj, nder te tjera tha:  Shqiperia akoma nuk eshte e pavarur, pasi shume krahina te saj jane lene nen meshiren e shteteve fqinje.  Ndonese ju ketu ne Amerike e ngrini flamurin shqiptar, por ne Maqedoni, akoma nuk lejohet nje gje e tille.
Pas pershendetjeve, prezantuesja Halsted ftoi ne skene aktorin e 6300 roleve z.Xhevat Limani i cili interpretoi pjese te ndryshme qe nga figura e heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe deri tek heroi legjendar, Adem Jashari.
Sa prane na e solli historine shumeshekullore te popullit shqiptar, sa prane i solli te gjithe burrat luftetare ne shekuj per Flamurin dhe Shqiperine, e keto ne fakt i bejne vetem aktoret qe dine mjeshterisht te evokojne historine, nepermjet artit, te vertetes, historine gjithe perpjekje te popullit shqiptar.
Interpretimi i tij u prit me duartrokitje te fuqishme duke sjelle emocione te vecanta dhe duke ngritur peshe zemrat e malluara te emigranteve shqiptare per Memedheun e tyre te shumevuajtur!
Kengetaret Mimoza Gjikola, Agron Maqellara me zerin e tyre te embel, do te kendonin disa kenge te ndryshme shqiptare duke e bere dhe me te hareshme festen.
Kurse Koco Devole, humoristi i shquar i skenes shqiptare, do te sillte pjese te ndryshme nga jeta e perditshme, duke kritikuar dhe fshikulluar pjeset me negative te shoqerise, nepermjet humorit dhe satires.
Mbremja u mbyll me valle karakteristike popullore te kenduara nga kengetarja e magjishme Justina Aliaj dhe Haxhi Maqellara me zerin e tij teper melodioz.
Njerezit u shperndane neper shtepite e tyre te lumtur, sepse kishin kaluar nje mbremje festive te paharruar ne Diten e Pavaresise, ne Diten e Flamurit Shqiptar.
Gjithe mbremja festive u filmua nga TV “Kultura Shqiptare” me producent Adem Belliun, nga TV “Illyria Studio”, nga amerikani Todd Watkins, gjithashtu ishte i pranishem dhe gazetari i Diaspores, z.Beqir Sina, qe do ta percjelle ne gazeten “Illyria” dhe gazeta te tjera.

Znj.Klodiana Halsted duke intervistuar ambasadorin shqiptar, z.Sallabanda

Z.Xhevat Limani dhe znj.K.Halsted ne prezantimin e programit

z.Limani, Maqellara, J.Aliaj, H.Blloshmi, K.Devole
Producenit i TV Kultura Shqiptare z.Adem Belliu dhe z.Qemal Zylo
Gazetari Beqir Sina, dhe producenti i TV. Illyria
Nga e majta B.Demhasaj, z.Anding, z.Sallabanda, z Ifnnin,z.Ruci, z.Ahmeti, z.Pleqi
Nje grup te rejash ne mbremjen e Flamurit
Pjesemarres ne mbremjen e dites se Flamurit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora