Kulturë
Suksesi i firmës “Shq1pe” në Amerikë
E diele, 09.01.2022, 02:15 PM
Shq1pe
fotoshoot në Nju Jork, Lori Miho, Billy
Veizi, Melisa Kulla, Alma Gashi dhe
Dante Drishti. Foto nga NYC Pro Video, Olsi Beci
Nga E.B., Nju Jork
Firma “Shq1pe” është një brand i rrobave në Nju Jork
mjaft i njohur për stilin urban, sidomos mes të rinjve. Ajo është veshja e
preferuar e vipave dhe yjeve muzikore. Stili “Shq1pe” është kthyer në një firmë
globale, dhe është bërë e njohur në tregun amerikan dhe europian.
“Shq1pe” është firma e parë shqiptaro-amerikane në
Amerikë në industrinë e veshjeve. Ajo ka për qëllim promovimin e gjuhës dhe
identitetit shqiptar nëpër botë. Dizajnimi i veçantë i markës ka tërhequr
shqiptarët në diasporë, amerikanët dhe të huajt, duke e bërë atë një nga firmat
e veshjeve më të dashura për të gjithë.
Është themeluar në 28 nëntor 2019 nga Ervin Toro dhe
përfaqëson stilin e veshjes së Nju Jorkut, duke lënë gjurmë në modën amerikane
me motive shqiptare. Ervin Toro ka lindur në Fier dhe në vitin 1997 lëvizi në
Nju Jork bashkë me familjen e tij. Ai ka qenë një aktivist i njohur në
komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, gjithashtu është edhe bashkëthemelues i
organizates “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots” (2008). Ka mbi 10 vite përvojë pune në industrinë e
biznesit në manaxhim të projekteve, duke punuar për disa korporata të
mirënjohura si, Sony Music Entertainment, Siemens Corporation, Samsung
Electronics, etj. Ai ka kryer studimet e larta Bachelor në Pace University në
Nju Jork për “Business Administration, International Management” (2007) dhe
Master (MBA) në Wagner College, NY (2012) për “Business Management”.
Një ndër synimet e tij është që të sjelli brandin Shq1pe dhe
prodhimin e rrobave në Shqipëri dhe rajon.
Intervistë ekslusive me
Ervin Toro, themelues i firmës “Shq1pe”
Kur u formua firma e rrobave “Shq1pe
Co.” si kompani?
Ervin Toro:
Kompania u bë publike në 28 Nëntor, 2019. E zgjodha këtë datë sepse është
një datë e rëndësishme për kombin
Shqiptar dhe doja që kjo datë të ishte ditëlindja e kompanisë Shq1pe Co. Dua që firma “Shq1pe” të
shërbejë si një platformë urdhëlidhëse për diasporën shqiptare nëpër botë
Si lindi ideja?
Ervin Toro: Duke
qëne i angazhuar dhe i përfshirë në komunitetin Shqiptar në Nju Jork me
organizime si parada, parti edhe evenimente desha te krijoja një brand që
përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë dhe mendova që një
mënyrë për të bërë këtë ishte me anë të firmës së rrobave.
Çfarë koleksionesh ka brandi Shq1pe?
Ervin Toro: Për
momentin kemi një seleksion të gjërë për meshkuj edhe femra. Disa nga më të
preferuarat janë hoodies, kostume sporti, dhe rroba për palestër. Ideja mbrapa
stilimit është që ky brand ka rroba me veshje të lirë që vishen për ditë kur
del jashtë ose kur je edhe më aktiv.
Mund të flasësh për influencën dhe
detajet e stilimit?
Ervin Toro:
Influenca është një stil Amerikan, stil urbani, por gjithashtu disa nga stilet
kanë edhe mesazhe brënda tyre. Jemi një
brand që është ndryshe nga të tjerët. Me anë të rrobave ne promovojmë kulturën
dhe gjuhën shqiptare.
Cilat nga produktet Shq1pe janë më
të preferuarat nga publiku, më të shiturat?
Ervin Toro:
Kapelet, hoodies dhe kostumet sportive janë më të preferuarat nga publiku dhe
më të shiturat në dyqanin online www.Shq1pe.com.
Kush është mbrapa ekipit të
stilimit/dizajnimit?
Ervin Toro: Kam
punuar personalisht vetë mbrapa çdo stilimi dhe koncepti. Si një i ri me
ambicie në këtë industri kam dashur që çdo ide që kam pasur t’a sillja në jetë
dhe jam munduar të influencoj sa do pak stilin Amerikan urban.
A po punon me ndonjë stilist?
Ervin Toro: Shq1pe Co. është e hapur për bashkpunim me
çdo stilist të talentuar. Ne duam që të zgjerojmë sa më shumë stilet dhe
koleksionet. Për momentin stilimi bëhet në New York por kemi dëshirë që në një
të ardhme produksionin ta bëjmë në Shqipëri.
Procesi ka qënë goxha intesiv, por kam mësuar shumë nga
kjo industri dhe pasioni që kam për këtë më motivon që të mësoj sa më shumë.
Mbas shumë punë kur produkti finalizohet dhe është në dorën tënde është vërtet
një ndjenjë shumë speciale.
Çfarë plani ka brandi Shq1pe në të
ardhmen?
Ervin Toro:
Fokusi jonë për momentin është që të promovojmë sa më shumë brandin në
komunitetin shqiptar. Kemi shpenzuar këto dy vitet e kovidit duke promovuar me
anë të mediave sociale edhe influencers si dhe artistë Shqiptar. Fokusi jonë do
vazhdoj me promovimin e brandit por gjithashtu do nxjerrim prurje edhe stile të
reja.
Ju gjithashtu keni pasur eksperiencë
me muzikën si Dj. Sa e rëndësishme është
moda për identitetin e një artisti?
Ervin Toro: Po Dj
ka qenë një hobi më shumë dhe e kam shijuar por tani nuk e praktikoj më por jam
fokusuar me organizime evenimentesh nën emrin e brandit. Mendoj se moda apo
mënyra se si vishesh për një artist tregon shumë imazhin dhe identitetin e një
artisti.
Në rastin tim unë vetëm rroba të Shq1pes vesh, por besoj se
ky brand është një brand që përfaqëson të gjithë Shqiptarët ose të gjithë ata
që kanë një lidhje me Shqiperinë dhe jo vetëm. Por besoj se brandi Shq1pe
përfaqëson më shumë se një identitet shqiptar. Ky brand përfaqëson sakrificat
që kalojnë të gjithë emigrantët duke filluar nga zero për të arritur një jetë
sa më të mirë për veten dhe familjen tonë. Shq1pe përfaqëson stilin e jetës së
New Yorkut, karakterin edhe kulturën e New Yorkut.
Mund të na tregosh disa nga momentet
më të bukura që ka kaluar brandi Shq1pe?
Ervin Toro: Po,
faktikisht kemi pasur disa momente të bukura për mua dhe brandin edhe ato kanë
qënë kur disa artist të njohur Shqiptar kanë veshur rrobat tona si, Tayna,
Rina, Alban Skënderaj, Capital T, etj. Vlerësoj shumë respektin nga komuniteti
artistik shqiptar si dhe diasporën shqiptare. Kjo mbështetje ka qënë shumë
domethënse për mua personalisht edhe për brandin edhe na bën shumë krenar fakti
që këta artist të mëdhenj e vlerësojnë dhe përkrahin brandin Shq1pe. Motoja e
Shq1pe-s është, “Jemi një” dhe më vjen mirë kur ne si komunitet përkrahim
njëri-tjetrin në sukseset dhe rrugëtimet tona.
A po përgatit ndonjë performancë apo
eveniment në të ardhmen?
Ervin Toro: Po,
jemi duke planifikuar disa evenimente për të promovuar brandin. Objektiva jonë
eshtë të kemi një dyqan në një të ardhme por për momentin çdo oportunitet që
kemi për të reklamuar brandin do e bëjmë me anë të evenimenteve.
A keni disa këshilla për
sipërmarësit e rinj që duan të marrin këtë iniciativë e të fillojnë një biznes
të tyren?
Ervin Toro: Të
fillosh një biznes nuk është aspak e lehtë sepse kërkon dedikim, planifikim,
dhe shumë punë. Kjo do të thotë të kalosh orë të gjata duke zgjidhur çdo sfidë
të mundshme. Por besoj në qoftë se ke vërtet pasion për këtë biznes mendoj se
do ja dalësh.
Këshilla ime është që vetëm filloje! Mos ki frikë të
marrësh risqe gjithashtu mos dëgjo njërëzit që thonë të kundërtën, mos ki frikë
t’a nxjerrësh kreativitetin tënd botës. Ky ka qënë parimi im kur mora këtë iniciativë,
duke iu përkushtuar punës çdo ditë për të ngritur sa më lartë brandin.
Si ka qenë integrimi në Amerikë pas
largimit nga Shqipëria?
Ervin Toro:
Fillimi ka qënë një periudhë shumë e vështirë
për mua duke mos ditur gjuhën, gjithashtu integrimi në një kulturë të re
shumë ndryshe nga çfarë isha mësuar. Pas
shumë vitesh kur fillova kolegjin zgjerova networking dhe u njoha me studentë
të tjerë shqiptarë dhe aty fillova të angazhohesha shumë në komunitetin
shqiptar. Mbas kolegjit themelova edhe organizatën “Albanian Roots” (Rrënjët
shqiptare) me qëllim promovimin e kulturës Shqiptare.
Si bëhet porosia e rrobave nga
Shq1pe Co.?
Ervin Toro:
Porosia bëhet online në faqen www.Shq1pe.com ose në
faqet e instagramit @Shq1pe_co ose në Facebook @Shq1pe_co. Rrobat do ju
dërgohen me postë brënda 2-3 javesh. Duhet të theksoj që ne postojmë në shumë
vënde te botës edhe në Evropë. Deri tani kemi shitur në 9 shtete të ndryshme.
Më vjen mirë të theksoj se edhe Amerikanët e pëlqejnë
edhe e veshin brandin Shq1pe duke pasur shitje në shtete te ndryshme te
Amerikës dhe Kanada, gjë që na bën akoma edhe më krenar për brandin.
Objektiva jonë është që brendi Shq1pe të vijë në Shqipëri
e të kemi prezencë edhe në rajon.
Në dhjetor organizuat një fotoshoot
në Nju Jork? Me kë keni bashkëpunuar për realizimin e këtij projekti?
Ervin Toro: Për
koleksionin e ri të Shq1pes, me 22 dhjetor 2021 organizuam një fotoshoot në një
nga pikat më të famshme në Manhattan, Soho. Një falenderim i madh shkon për të
gjithë pjesëmarrësit që organizuan këtë projekt: për dy videografët/fotografët
në set, NYC Pro Video (Olsi Beci) dhe King & Ace Films (Gem Belushi);
modelët Alma Gashi, Lori Miho, Melisa Kulla, Billy Veizi dhe Dante Drishti.
Gjithashtu vlerësoj mbështjetjen e projektit nga Omer Klobucista dhe NY Elite.