Mendime
Selatin Retkoceri: Apel për mirëkuptim me komunitetin islam, klerin fetar, Bashkësinë islame dhe komunën!
E diele, 09.01.2022, 02:48 PM
Apel për mirëkuptim me komunitetin islam, klerin fetar, Bashkësinë islame dhe komunën!
Nga
Selatin Retkoceri
Të
nderuara autoritete të përmendura më sipër, ju lutem të keni kujdes, në
lartësinë e zërit të altopërlantëve gjatë thirrjes të "EZANIT" nëpër
xhamitë të cilat janë shumë afër vendbanimeve dhe shkollave.
Prijësit
fetar duhet ta dinë se çka do të thotë fjala "ezan", ajo nuk është
asgjë tjetër përveq një thirrje që ju bëhet apo ju bëhej qytetarëve në mesjetë
pra atëherë kur nuk kishte matës të kohës, për ti lajmru ata apo turmën se jemi
afër mëngjesit dhe me ezan janë thirrë ata që të zgjohën. Më pas vjen thirrja
për mesin e ditës, drekën, pasdrekën dhe mbrëmjen apo kohën e darkës
gjegjësisht përgatitja për gjumë. Kështu që imamët duhet të ju shpjegojnë
ndjeksëve apo xhematit të tyre se tani në kohët moderne ku secili qytetar e ka
një orë apo celular në dorën e tij, kështuqë nuk kemi nevojë fare për traumë
dhe stres 5 herë në ditë që na shkaktohet nga qindra e mijëra altopërlant të
vendosur nëpër minaret e xhamive.
Si
një qytetar i lirë dhe pa obligime, gjatë kësaj kohe të lirë po dëshiroj ta
shetis në natyrë mbesën time 2 vjeqare. Sot më rastisi të qëlloj mu pranë
rrethojes së xhamisë, pa pritur u ndëgjua ulurima e altopërlantëve me
kapacitete të larta, të instaluar në majën e minarës 30 metra të lartë të
xhamisë. Drejtën me tregu kur ka fillu ulurima e altopërlantit më ka frigu pak
edhe mua, kurse mbrsa ime 2 vjeqare ka filluar vajin dhe tmerrin që asnjëherë
nuk më ka rastisur ta shoh fëmiun në një gjendje të tillë.
Imami
dhe ata pak aplikues të islamit duhet të jenë të kujdesëshëm, të falen e të
luten sa të duan dhe kur të duan, por le ta din se falja e lutja është
individuale, duke mos pas të drejt askush që për qefet e teket e tyre të naj
traumatizojnë fëmijët e vegjël që duan të rriten pa zhurmë e pa ndotje
akustike.
https://www.facebook.com/SelatinRetkoceri