Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Selatin Retkoceri: Apel për mirëkuptim me komunitetin islam, klerin fetar, Bashkësinë islame dhe komunën!

| E diele, 09.01.2022, 01:48 PM |


Apel për mirëkuptim me komunitetin islam, klerin fetar, Bashkësinë islame dhe komunën!

Nga Selatin Retkoceri

Të nderuara autoritete të përmendura më sipër, ju lutem të keni kujdes, në lartësinë e zërit të altopërlantëve gjatë thirrjes të "EZANIT" nëpër xhamitë të cilat janë shumë afër vendbanimeve dhe shkollave.

Prijësit fetar duhet ta dinë se çka do të thotë fjala "ezan", ajo nuk është asgjë tjetër përveq një thirrje që ju bëhet apo ju bëhej qytetarëve në mesjetë pra atëherë kur nuk kishte matës të kohës, për ti lajmru ata apo turmën se jemi afër mëngjesit dhe me ezan janë thirrë ata që të zgjohën. Më pas vjen thirrja për mesin e ditës, drekën, pasdrekën dhe mbrëmjen apo kohën e darkës gjegjësisht përgatitja për gjumë. Kështu që imamët duhet të ju shpjegojnë ndjeksëve apo xhematit të tyre se tani në kohët moderne ku secili qytetar e ka një orë apo celular në dorën e tij, kështuqë nuk kemi nevojë fare për traumë dhe stres 5 herë në ditë që na shkaktohet nga qindra e mijëra altopërlant të vendosur nëpër minaret e xhamive.

Si një qytetar i lirë dhe pa obligime, gjatë kësaj kohe të lirë po dëshiroj ta shetis në natyrë mbesën time 2 vjeqare. Sot më rastisi të qëlloj mu pranë rrethojes së xhamisë, pa pritur u ndëgjua ulurima e altopërlantëve me kapacitete të larta, të instaluar në majën e minarës 30 metra të lartë të xhamisë. Drejtën me tregu kur ka fillu ulurima e altopërlantit më ka frigu pak edhe mua, kurse mbrsa ime 2 vjeqare ka filluar vajin dhe tmerrin që asnjëherë nuk më ka rastisur ta shoh fëmiun në një gjendje të tillë.

Imami dhe ata pak aplikues të islamit duhet të jenë të kujdesëshëm, të falen e të luten sa të duan dhe kur të duan, por le ta din se falja e lutja është individuale, duke mos pas të drejt askush që për qefet e teket e tyre të naj traumatizojnë fëmijët e vegjël që duan të rriten pa zhurmë e pa ndotje akustike.

https://www.facebook.com/SelatinRetkoceri