E enjte, 28.03.2024, 04:16 PM (GMT)

Mendime

Nuri Dragoi: OKB, rezoluta serbe dhe diplomacia shqiptare dhe ajo kosovare

E merkure, 10.12.2008, 05:10 PM


Nuri Dragoi
Nuri Dragoi
OKB, rezoluta serbe dhe diplomacia shqiptare dhe ajo kosovare

Nga Nuri Dragoi

Pas miratimit nga Asambleja e Përgjitshme e OKB-së, të rezolutës së paraqitur nga Serbia, në të cilën kërkohej mendim këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, mbetet të analizojmë shkaqet që çuan deri këtu. Me anë të kësaj rezolute serbët kërkojnë të fitojnë kohë, me qëllim që të shpejtojë punën dhe krijojë kushtet e duhura për ndarjen e Kosovës. Nën pretekstin se duan të dinë juridikisht, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është ose jo në pajtim me ligjin ndërkombëtar, ata kanë dhënë sinjalin e një ndarje të mundshme të Kosovës, të frymëzuar nga Rusia, por të mbështetur edhe nga shtetet fqinje si Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania e ndonjë tjetër. Pra fqinjët tanë vazhdojnë të manifestojnë të njëjtën politikë ndaj kombit tonë, si 100 vjet më parë.
Rezultati i votimit ishte disi befasues. 77 vende anëtare të OKB-së votuan pro kësaj rezolute, 74 abstenuan dhe 6 ishin kundër.
Mjaft agjenci lajmesh kanë nënvizuar faktin, se miratimi i kësaj rezolute është konsideruar si fitore e madhe e Sërbisë. Madje në Beograd është festuar gjatë gjithë natës. Në Tiranë një lajm i tillë kaloi thatë. Më shumë vend iu kushtua Fazlliçit se sa Kosovës. Beogradi zyrtar e ka konsideruar atë arrtije të politikës së tij të jashtme dhe ka nënvizuar se këshilla neutrale juridike do të ndihmojë në uljen e tensioneve në rajon. Tirana nuk e sheh si ndonjë gjëmë të madhe. Edhe Prishtina mendon se kjo nuk do të ndikojë në problemin e pavarësisë së Kosovës.
Analistë të shumtë politikë, të krahut të pavarësisë së Kosovës, nuk e kalojnë fare thjeshtë, por venë në dukje se ajo do të ngadalësojë integrimin e Prishtinës në komunitetin botëror.
Do të duhen të paktën dy deri në tre vjet, derisa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ta japë opinionin e saj. Shqetësimi nuk qëndon shumë në miratimin e një rezolute të tillë, por më tepër alarmi duhet përqëndruar në faktin se shumica e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë abstenuar. Edhe në këtë rast, Bashkimi Evropian u paraqit i përçarë, madje dominoi fryma kundër. Natyrisht, qëndrimi i SHBA-ve dhe ndonjë shteti tjetër ishte inkurajues, pasi ata theksuan të njëjtën gjë: pavarësia e Kosovës nuk ka kthim prapa. Një gjë të tillë e tha hapur përfaqësuesja e SHBA-ve, Rosemary DiCarlo. Sipas saj, kërkesa e Serbisë ka qenë e panevojshme dhe jodobiprurëse. Interesant është dhe fakti i abstenimit të Britanisë. Megjithatë, ambsadaori britanik në OKB, John Saëyers, ka përsëritur përkrahjen e plotë të Londrës për Gjykatën Ndërkombëtare, por ka shtuar se kjo nuk nënkupton se e mbështet rezolutën e Beogradit, për të cilën Britania ka abstenuar.
"Arsyeja është se kërkesa e Serbisë, u bë më shumë për arsye politike, sesa juridike", ka thënë ai, për të shtuar se rezoluta "është disenjuar që të ngadalësojë shfaqjen e Kosovës si një komb i pavarur, i njohur në masë të madhe ndërkombëtarisht, në institucionet ndërkombëtare të botës, ku edhe ajo do të luante rolin e vet".
Qiproja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Spanja, mbështetën kërkesën serbe. Spanja pritej të mbante këtë qëndrim pasi është e mbërthyer nga shumë probleme dhe mund të linte shteg për trazira brenda vetes. Sllovakia dhe Rumania, herë nën dikimin rus dhe herë nën ndikimin sërb, bashkë dhe me ngarkesat Brenda vetes, votuan në favor të Sërbisë. Greqia është e njohur për qëndrime të tilla dhe duket se do të vazhdojë në të njëjtën rrugë. 

Çfarë kërkon Sërbia?

Sërbia e ka të qartë se pavarësia e Kosovës nuk mund të zhbëhet. Ajo i përket vet popullit kosovar, në bazë të parimit të vetvendosjes, për të cilën ai e ka thënë fjalën e tij. Por Sërbia kërkon diçka tjetër. Ajo duke luftuar për mos njohjen e Kosovës, shpreson që të paktën të rrëmbejë ndonjë copë prej saj. Ajo ka hartuar një skenar të qartë dhe po punon me të gjitha mjetet, politike e diplomatike, në Sërbi, Kosovë dhe jashtë tyre, për të realizuar një ndarje të butë të Kosovës.
Efektivisht në Mitrovicë dhe rrethina, pushteti vendor dominohet nga sërbët dhe ndikimi i shtetit sërb është shumë i fuqishëm. Duke u zgjatur problemi i njohjes ndërkomëbëtare të shtetit të Kosovës, ata fitojnë kohë për t’i thelluar më tej masat e tyre në realizimin e këtij qëllimi, mundësisht në rrugë paqësore. Këtë mendim nuk e kanë vetëm qarqe të caktuara në Sërbi, por dhe vet Presidenti Tadiç. Nuk duhet harruar fakti që Tadiç është quajtur i krahut perëndimor dhe fitorja e tij u cilësua si fitore e krahut moderator. Ai është shprehur për një qëndrim paqësor, se nuk do të ushtrojnë dhunë ndaj Kosovës dhe se do të punojë për ta çuar Sërbinë në Bashkimin Evropian. Mirëpo, pak ditë më parë, ishte  po ky Tadiç, që është shprehur se “do të kërkojë ndarjen e Kosovës”. Edhe kur kjo “frazë” e tij u kundërshtua në forma të ndryshme nga diplomacia botërore, ai nuk u trondit fare, pasi për këtë ata po punojnë fort, duke angazhuar tërë diplomacinë.

A mund të ndikonte Shqipëria dhe Kosova në vendimin e OKB-së?

Eshtë një pyetje që ka nevojë për përgjigje, ndonëse ajo është e vështirë. Fakti që mbi 70 vende votuan pro rezolutës dhe vetëm 6 kundër, do të thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë punuar pak për të bindur shtetet anëtare të OKB-së, për të votuar kundër një rrezolute të tillë dhe pro njohjes së shettit të pavarur kosovar. Nuk kanë munguar delegacionet shqiptare, të cilat kanë udhëtuar në të katër anët e globit, por duket se ato kanë qenë më tepër si uinkende, se sa misione diplomatike, me program të qartë dhe këmbëngulje në bindjen e të tjerëve, për të njohur këtë pavarësi. E njëjta gjë duhet thënë edhe për diplomacinë kosovare. Shumë shtete nuk e njohin fare Kosovësn, nuk dinë se ç’bëhet në rajon, flasin ende me emrin e Titos, kur nga kjo botë është larguar dhe Millosheviçi, pasues i tij.  
Kjo do të thotë që delegacionet sërbe kanë punuar më shumë. Kosovën nuk e ka njohur as Egjypti, një shtet që njiihet se është themeluar nga shqiptarët. E kanë njohur shumë pak nga vendet arabe dhe afrikane. Ka zëra që duan të thonë se kjo lidhet dhe me një ndjenjë antiamerikanizmi të tyre, duke e parë Kosovën si një krijim të SHBA-së. Pikërisht në këtë drejtim duhet të punonte më shumë diplomacia jonë, t’u bënte të njohur në detaje shkakun përse duhet të njihet shteti kosovar, të krijonte bindjen te ta, se kombi shqiptar është coptuar padrejtësisht. Ne nuk duhet të rendim shumë pas mendimit se kemi SHBA-në. Vërtet Amerika është një shtet i madh që po e mbështet me të gjitha forcat çështjen shqiptare, por të mos harrojmë që ajo ka problemet e veta, brenda dhe jashtë vendit. Po përballet me një krizë ekonomike, e cila nuk është vetëm ekonomike, pasi ata ndodhen në prag të zgjedhjeve presidenciale. Duhet të bëjmë shumë ne për veten tonë dhe pasi të kemi bërë atë që duhet, atëherë mund të kërkojmë ndihmën e amerikanëve dhe britanikëve.  Po nuk lëvize vet nuk se si të ndihmojë tjetri. Vërtet ne nuk jemi factor që vendosim për Kosovën. Ajo është në dorë të të mëdhenjëve. Por ama, ne mund të ndikojmë pozitivisht në shpejtimin e njohjes së saj. Indiferenca kosovare në këtë çështje, në serbizimin e Mitrovicës dhe të tjera, ngjason me qëndimin tonë ndaj Greqisë, e cila po kërkon të hyjë konkretisht brenda tokës shqiptare, duke ndërtuar varreza pa leje dhe duke bërë presion për legalizimin e tyre nga shteti shqiptar. Dhe këtë nuk e kërkojnë kot. Ata duke ngritur varreza duan të thonë se të rënët kanë dhënë jetën për të mbrojtur këtë tokë, e cila është tokë e tyre. Qëndrimi ynë duket se vazhdon në të njëjtën linjë: “bjer edhe një herë pa të shohësh”. Ata po na bien avzhdimisht dhe ne përsërisim të njëjtën shprehje: “bjer edhe një herë pa të shohësh”.
Politikanët thonë se nuk mund të ngrenë zërin, për shkak se Greqia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe na pengon për të hyrë në NATO apo Bashkimin Evropian. Por çështja është fare e thjeshtë. Kur Greqia kërkon të ngrejë varreza, atëherë le të kërkojë dhe Shqipëria të ngrihen varreza në Çamëri ku kanë dhënë jetën në luftë kundër fashistëve dhe nazistëve mijëra njerëz. Por Gerqia nuk dëshiron të ngrihet çështja çame dhe ne heshtim.   

"Vendimi nuk prek drejtpërdrejtë Kosovën"
  
Shefi i misionit të Britanisë së Madhe në OKB-së, ambasadori John Saëers i tha BBC-së se mendimi këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk do të përcaktojë asgjë, por do të jetë një këshillë për diçka që ka ndodhur në të kaluarën e jo një udhëzim për të ardhmen. Ambasadori Saëers tha se nuk ka dyshim në ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, dhe as në ligjshmërinë e njohjes së kësaj pavarësie nga Britania e Madhe.
Më tej ambasadori britanik ka lenë të kuptohet se miratimi I kësaj resolute nuk ndikon në çështjen e Kosovës dhe se serbët tani do të ecin përpara, dhe do të adresojnë cështjet e vërteta duke arritur deri tek fakti se pavarësia e Kosovës është një realitet dhe nuk do të ndryshojë. Serbia ka nevojë që të ndërtojë marrëdhënie të mira në gjtihë rajonin nëse do që të vendoset në rrugën drejt integrimit në BE. I gjithë rajoni i Ballkanit duhet të integrohet në Evropë dhe ne mbështesim Serbinë, sikurse edhe Shqipërinë dhe Kosovën e gjithë vendet e tjera të rajonit, që të ecin në këtë drejtim. Marrëdhëniet e mira me fqinjët është një pjesë e rëndësishme e kësaj për Evropën. Prandaj kjo është një punë që Serbia duhet ta bëjë me partnerët evropianë dhe në rajon.
Po ashtu ai ka nënvizuar se Kosova do të vazhdojë përpjekjet e saj për të kërkuar njohje ndërkombëtare. Janë 48 vende, së bashku me Portugalinë, që e njohën Kosovën një ditë më parë, dhe ne shpresohet se edhe vendet e tjera, përfshirë ato në rajonin e Ballkanit, do të lëvizin përpara në javët e ardhshme. Mendoj se njohjet e gjëra nga bota islame, nga Afrika dhe Azia si dhe Amerika Latine, gjithashtu do të ndihmojnë në krijimin e momentit, për të konsoliduar pavarësinë e Kosovës. Prandaj këtu ka shumë punë për udhëheqësit politikë të Kosovës për të bërë. Gjithashtu është me rëndësi që Kosova të përqëndrohet në zhvillimin e saj ekonomik dhe të respektojë të gjitha provizionet, të mbrojtjes së pakicave dhe të garancive që janë hartuar në planin Ahtisaari, që është bazë e pavarësisë së Kosovës, të cilën ne e kemi përkrahur fuqishëm.
Ne nuk kemi dyshim në ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ne nuk kemi dyshim në ligjshmërinë e njohjes së kësaj pavarësie nga Britania. Mendimi këshillues nuk do të përcaktojë asgjë por do të jetë një këshillë për dicka që ka ndodhur në të kaluarën dhe jo një udhëzim për të ardhmen.
Kjo duket qartë dhe përkujdesjen e treguar nga Bashkimi Evropian. Komisionari i BE-së për Zgjerim, Olli Rehn, ka nënshkruar marrëveshjen me Qeverinë e Kosovës për mbështetje ekonomike para anëtarësimit. Kjo marrëveshje i siguron Kosovës ndihmën prej më tepër se 122 milionë euro për këtë vit. Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, dhe komisionari i BE-së për Zgjerim, Olli Rehn, e ku ishte i pranishëm dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, si dhe ambasadorët dhe shefat e përfaqësive diplomatike të vendeve të BE-së në Prishtinë. Me këtë rast, komisionari i BE-së për Zgjerim, Olli Rehn, tha se kjo marrëveshje është edhe një dëshmi se Bashkimi Evropian kujdeset për Kosovën dhe popullin e saj dhe e trajton Kosovën si pjesë të integrimeve.
 “Erdha në Kosovë që t’u tregoj të gjithë qytetarëve në Kosovë se sa shumë përkujdeset Bashkimi Evropian për ju dhe perspektiven evropiane të këtij vendi”, ka theksuar ai.
Presidenti Sejdiu, vuri në dukje se zhvillimi ekonomik është një nga sfidat dhe prioritetet e Republikës së Kosovës. “Duke shprehur, pa ekuivokë, në qasjen e saj për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, Republika e Kosovës është vendi më i ri në glob, e zotuar se do të përmbushë fuqishëm zotimin e saj me projektin e Ahtisaarit dhe me gjithë dokumentacionin tjetër juridiko-kushtetues që ka miratuar. Dëshirojmë që Kosova të vazhdojë me këtë qasje, të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve pa dallim etnie”, ka theksuar Sejdiu.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora