| E diele, 09.01.2022, 05:17 PM |
Vahit Nasufi
DEMIR
KRASNIQI
Në
shej nderi dhe kujtimi të përjetshëm
Këtë
rapsodi që e kam filluar,
Në
shej nderimi për ta kujtuar,
Demir
Krasniqit ia kam kushtuar,
Këngëtarit
tim të preferuar,
Më
10 shkurt t`vitit 1950 -të,
Demir
Krasniqi erdh në jetë,
Nga
babë Shefkiu, nënë Isnija,
Edhe
një dhuratë u fali Perëndia.
N`fshatin
Tugjec të Kamenicës,
Lindi
ylli i muzikës,
I
kishte falë Zoti një zë unik,
Zë
të ëmbël melankolik!
Edhe
pse atëherë jetohej n`varfëri,
Fëmijërinë
e kaloi në lumturi,
Pasi
e kreu shkollën fillore,
Vazhdoi
mësimet në ate muzikore.
Profesioni
tij, ishte mësimdhënës,
Mësoi
dhe edukoi mijëra nxënës,
Për
krah arsimit dhe si këngëtar,
Ushtroi
profesionin dhe si gazetar...
Demiri
ishte tetëmbëdhjetëvjeçar,
Kur
inçizoi albumin e parë,
Që
atëherë u bind gati çdo shqiptar,
I
lindi Kosovës edhe një këngëtar.
Të
kultivoj këngën, kurrë nuk ka prituar,
Shumë
albume këngësh ka edituar,
Mjeshtër
ishte për ca vegla muzikore,
Qofshin
t`fabrikuara, apo popullore.
Kontributi
tij dhe veprat artistike,
I
sollën shumë çmime publike,
Doajeni
i këngës, lokalist nuk ishte,
Shqiptarët
n`zemër, pa kufi i kishte.
Lirindasve
tanë këngë u kushtoi,
Heronjt
e lirisë kurrë nuk i harroi,
Prej
Skënderbeut - heroit kombëtar,
Deri
te Ademi - komandanti legjendar.
I
këndoi Shqiponjës, flamurit kombëtar,
Që
valon i lirë, në trungun shqiptar,
Për
Marigonën që e qëndisi me dorë,
Ismail
Qemalit që e ngriti në Vlorë!
Demiri
ishte ndër pedagogët e parë,
Që
ligjeroi për Himnin Kombëtar,
I
këndoi Manastirit - djepi i alfabetit,
Nuk
i la anësh as këngët e kurbetit.
Këndoi
shumë n`dasma kosovare,
Në
shumë ahengje n`trojet shqiptare,
Këtë
këngëtar, me shumë tipare,
Kurrë
nuk e harrojnë dasmat kërçovare.
Prezentoi
Kosovën n`shumë festivale,
Në
ato ballkanike edhe ndërkombëtare,
Sa
herë ftohej n`koncert humanitar,
Kurrë
nuk thoshte jo, shkonte vullnetar.
Demiri
ishte synonim i jetës muzikore,
Ishte
një muze i këngëve popullore.
Plaku
me kurreshtje të rinjve u rrëfen,
"Enciklopedi
- këngëtar doajen!"
Në
fushën artistike pa ndal punoi,
Shoqëri
kulturo - artistike ai themeloi,
Koha
e lirë kot nuk i shkoi,
Dhjetra
libra, Demiri botoi.
N`vitin
2021, më njëzet t`muajit tetë,
Demir
Krasniqi, ndërroi jetë,
N`moshën
shtatëdhjetë e një vjeçare,
Shuhet
një yll i estradës shqiptare!
Kur
e shpërndanë lajmin portalet,
Loti
i shqiptarëve nuk don të ndalet,
Lajmin
e kobshëm kur e dëgjuan,
Të
gjithë parajsën ia dëshiruan.
Këtë
artist dhe pishtar të arsimit,
Kur
e përcollën n`botën e amshimit,
Me
kurorë lulesh varrin ia mbuluan,
Kolosit
të këngës, referate i lexuan,
Demir
Krasniqi o i madhi këngëtar,
Na
le vepra plot një thesar,
Veprimtaria
jote artistike,
Do
t`jetojë sa trojet etnike.