E marte, 27.09.2022, 10:10 PM (GMT+1)

Mendime

Ibrahim Kabili: Dhuna është e papranueshme në sistemet demokratike

E diele, 09.01.2022, 12:53 PM


Dhuna është e papranueshme në sistemet demokratike

Nga Ibrahim Kabili
Kurrë nuk më kishte shkuar ndërmend që pas 30 vjetësh demokracie dhe pluralizmi, të shkërmoqej PD-ja. Megjithëse unë i përkas një grupimi tjetër politik, gjithmonë kam menduar dhe ende vazhdoj të mendoj se PD  dhe PS janë vlera kombëtare. Vlera kombëtare sepse kështu është i ndërtuar sistemi demokratik, me pozitë dhe opozitë që alternohen me anë të votës popullore. Kush po pyet për votën popullore; kjo klasë politike, këto politikanë? Jo, aspak jo! Për fatin tonë të keq ky lloj "sorollopi" ka dalë jasht loje... Sa keq! Sa keq në sytë e opinionit shqiptar. Sa keq në sytë e opinionit botëror.  Eshtë fatkeqësi kur fshati rrethon qytetin... Edhe unë jam fshatar! Nuk është keq të jesh i tillë. Madje është mirë të jesh, por fatkeqësia qëndron tek përdorimi prej politikës... Kështu fatkeqësisht po përdoren njerzit në nevojë! Edhe unë jam i tillë... Boll më bashkëqytetar të mi! Kjo është e turpshme. Po "luftoni" për mustaqet e Çelos!

"Çelo" dhe të gjthë këto "Çelot" janë kamur, kanë pasuri përrallore... Po ku i morën? Ku more njerëz të mirë? Ku? Mos më shqiptar! Jo ndarje, por bashkim... Bashkimi na bën të fortë. Të fortë për çështjen kombëtare... Çështja kombëtare është në rrezik. A nuk rrezikohet:

● Veriu i Kosovës?

● Deti nga ana e Greqisë?

● Boshatisja e Shqipërisë nga braktisja masive e shqiptarëve?

Këto pyetje janë për secilin nga ne. Edhe për mua që nuk i përkas së djathtës. Por çfarë rëndësie kanë bindjet politike? Asnjë lloj rëndësie... Demokratët janë vëllezër. Vëllezër me njëri tjetrin. Vëllezër edhe me mua të majtin... E natyrshëm lind pyetja: "Cilin nga ne, ju, ata, të gjithë si shqiptar e lindi nëna të "majtë", të "djathtë"? Cilin? Në 30 vjet demokraci duhet të kemi mësuar diçka. Diçka nga rregullat e demokracisë... Themelorja është vota. Ajo në demokraci është e shejtë. Po sa herë kemi zhvillur zgjedhje të lira? SA?

Po kush i prish zgjedhjet? Politika! Përse? Për karrike... Sa bukur më tingëllojnë edhe sot pas shumë vitesh vargjet e të ndjerit, të paarritshmit Sali Mani, tek kënga Politika: "-Për kolltuqe, për karrika, politika, politika...". Mua si shqiptar më vjen keq në maksimum të shoh akte dhune në Selinë e Partisë Demokratike... Përse duhet të dhunohet institucioni? Kush ven dorë në pronën publike? Çfar po djeg o njeri? Pasurinë tënde, timen, tuajën? Po pse? Për t'ja kthyer demokratëve! Sa turp, akte dhune e vandalizmi. Po kush e ka thirr protestën? Berisha! Përse? Për të larguar Bashën! Përse sot pas më shumë se 8 vjetësh në krye të PD-së, u kujtua Berisha? Kur Basha ka qenë humbës serialë... Përse sot?!! Përse jo "dje" kur:

● Humbi të gjitha zgjedhjete radhës.

● Bojkotoj parlamentin.

● Bojkotoj zgjedhjet vendore.

● Braktisi çadrën dhe arriti marrveshje me Edi Ramën.

Ai e meriton shkarkimin, por jo me populizëm, por me zgjedhje në parti. Përse tani Berisha? NONGRADA. Basha e shpalli atë nongrada? Jo. Edi Rama? JO. Kush? Amerika. Do zoti Amerika ëshë prezente në Shqipëri dhe do i shpëtoj shqiptarët nga "zullumqarët" që nuk paskan pasur të ngopur... Dielli për ne lind andej nga përëndon, nga perëndimi... Gabimet që bëri "djali" Basha nën mbikqyrjen e "babait" Berisha në këto vite në krye të PD kanë:

● Fuqizuar maxhorancën.

● Lënë vendin pa opozitë.

● Ka fuqizuar qeverisjen autokratike pasi  mungon opozita e mendimi ndryshe.

Më vjen shumë keq, e quaj veten si pa asnjë vlerë, kur:

● Shoh të dy ish presidentët e vendit tim, dy ish presidentët e mi  të jenë në krye të protestuesve, duke djegur selinë e tyre, selinë e demokratëve. Duke djegur ish SHQUP-in...

● Shoh deputetë të PD-së të djegin shtëpinë e tyre, të dhunojnë shokët e tyre... Po si mund të kërcënohet deputeti i PD-së Roland Bejko? Po ai është intelektual. Si mund të kërcënohet shoku i llogoreve? Po shokët e tjerë intelektualë të PD-së si mund të bëhen "dalje", me një të rënë të lapsit, nga grupimi i dhunshëm? Jo dhunës!

● Nuk ndëgjohet e ndiqen sa duhet intelektualët, profesorët brenda PD-së. Profesorët Gjekmarkaj, Zekthi etj. si këto, që japin shembuj qytetarie, pikpamje të moderuara dhe zgjidhje demokratike të problemeve brenda PD-së.

● Do ishte në interesin kombëtar që PD-ja të bashkohej. Në rast të kundërt, Berisha duhet të tërhiqet sepse i përket së shkuarës, Basha të dorëhiqet pasi ka humbur zgjedhjet dhe të bëhen zgjedhje të reja me disa kandidat... Ka figura e djathta që bëjnë diferencën. Le të fitoi më i miri, kjo është demokracia. Jo dhuna. Opozita është vlerë dhe e bashkuar mund të ndikojë në zgjidhjen e problemeve të mëdha që ka vendi.

● Shoh dhe ndjek disa media të ndryshme, analistë të njëanshëm, gazetarë të papërgjegjshëm që kreksen si "gjelat", bëjnë të gjithanshmin, nxisin përçarje, motivojnë dhunën, dëshirojnë anarshinë... Kujt i shërbejnë këto? Përse veprojnë kështu këto? Nga rrogat marramendëse janë bërë sahanlëpirës dhe nuk pyesin më për shqiptarët. Mos zotërinj analistë, gazetarë, politikanë, pronar mediash. Thoni JO:

- Nxitjes së dhunës dhe gjakderdhjes në biseda, nëpër emisione televizive.

- Përçarjes duke promovuar interesin mombëtar.

- Ndërhyrjes së huaj e cila po "korr" rezultate me trazirat dhe dekombëtarizimin...

Duke parë Selinë e PD-së të dhunuar sot dhe akte të tjera dhune më parë apeloj ti thuhet stop dhunës. Ajo është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Problemet zgjidhen në rrugë paqësore. Dhuna i përket shoqërive arkaike, stop asaj, jo lojës me zjarr, jo djegjes së institucioneve, jo përleshjes me karrike, jo thyerjes së dyerve, xhamave, etj... Mos e dhunoni demokracinë, ajo është e shenjtë për ne, nuk ka rrugë tjetër veç saj... E kundërta na "çon" në Serbi, Kinë, Rusi etj. Asnjë nga shqiptarët, edhe unë, besoj as ti, as ju, asnjë, nuk e don më sistemin totalitar,  ndaj mos e shpërdoroni demokracinë. Turp me këto skena të fëlliqura. Ne kemi zgjedhur Amerikën, ajo është shpëtimtarja jonë... Nuk mund të dështojë Amerika...

Natyrisht Shqipëria  dhe vendi ka shumë probleme ndaj mendoj:

● Të ndryshojë sistemi zgjedhor.

● Të formalizohet ekonomia.

● Të ketë një rishpërndarje të të ardhurave kombëtare pasi kemi kontraste të mëdha  midis shtresave të popullsisë.

● Ti jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve.

●Të aplikohet kushtetuta e para vitit 2008, t'i thutet jo ndryshimeve kushtetuese.

● Të hiqen privilegjet e politikanëve dhe të trajtohen si qytetarë e tjerë.

● Të rritet paga minimale dhe pensionet për moshën e tretë.

Ibrahim Kabili

Tiranë më 08.01.2022



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora