Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dasho Aliko i bën thirrje Bashës: Nuk e keni shumicën, hap krah!

| E diele, 09.01.2022, 11:17 AM |


“Demokratët u gjakosën”, Dasho Aliko i bën thirrje Bashës: Nuk e keni shumicën, hap krah! Çfarë vlere ka godina pa ta?

Kryetari i PD-së në Gjirokastër Dasho Aliko i ka drejtuar një letër kryedemokratit Lulzim Basha ku shkruan se ndjen keqardhje për gjakosjen e demokratëve ditën e djeshme në selinë blu.

Në letrën e tij të hapur, Aliko thekson se thirrja e tij që Basha të merrte pjesë në referendum për të parë votën reale të demokratëve është vënë në vesh të shurdhër dhe se me emër e mbiemër janë pjesmarrësit në dy kuvendet respective.

Ai i bën thirrje që nëse është I bindur se ka shumicën e demokratëve mbështetës, të hyjë në votëbesim sa më shpejt ose përndryshe të hapë krah e të mos krijohen më skena të tilla dhune.

‘’Letër e hapur drejtuar Lulzim Basha!!

Zoti Basha i’u drejtohem ju dhe demokratëve që kanë zgjedhur të jenë në rrugën tuaj. Shpreh keqardhjen më të madhe për ato që ndodhën dje para selisë së demokratëve të cilët u gjakosën.

I shtyrë nga këto zhvillime, dua t’ju them se kokëfortësia juaj dhe mos njohja e realitetit në bazë, më bën të dyshoj dhe dua të besoj sinqerisht se jeni viktimë e deformimit dhe dizinformimit nga mbështetësit tuaj në bazën demokrate. Në cilësinë e kryetarit të demokratëve të Gjirokastrës, më datë 11 shtator të vitit të kaluar, ju kam kërkuar të dilni në terren për të prekur realitetin tek baza demokrate në vend cka nuk e morët në konsideratë. Kjo besoj nga keqinformimi prej kryetarëve të degëve nëpër rrethe që deformonin realitetin.

Ky realitet u vërtetua në kuvendin e thirrur nga anëtarësia më datë 11 dhjetor dhe në atë të kuvendit që ju organizuat më 18 dhjetor. Pa dashur të merrem me degët e tjera në vend, ju vë në dispozicion me emër dhe me mbiemër secilin pjesmarrës në të dy kuvendet respektive atë të datës 11 dhe atë të datës 18 dhjetor 2021.

Këtu del qartë pjesmarrja reale në të dy kuvendet e thirrura. Më datë 16 dhjetor ju kam bërë thirrje ju dhe mbështetësve tuaj të ishit pjesë e referendmit të votëbesimit për të qartësuar nëse demokratët do të votëbvesonin apo jo. Juve mund të keni shumicën e grupit parlamentar apo dhe të kryesisë kjo ska rëndësi përsa kohë që anëtarësia ju dha përgjigjen në referendumin e 18 dhjetorit. Të nderuar demokratë, miq të mij që vijoni të gaboni!

Ajo skenë e djeshme me përplasje mes demokratësh, rodhi si pasojë e servirjes tek Basha e një realiteti surreal të bazës demokrate. Cfarë vlere ka më individi qoftë ky Basha apo Berisha kur të dy palët si shumica e atyre brenda selisë janë demokratë dhe ata që ishin jashtë ishin të gjithë demokratë?

Më thoni ju zoti Basha, cfarë vlerë ka godina pa demokratë? Kjo është marrëzi për mendimin tim. Në këto kushte, zoti Basha ju bëj thirrje se nëse jeni i bindur që keni shumicën e demokratëve, hyni në votëbesim sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse ju mendoni qe nuk e keni shumicën dhe që për mendimin tim nuk e keni, hape krahun dhe kontribuo për demokratët e thjeshtë dhe mendo për ta që vuajnë prej 8 vitesh të cilët të dhanë gjithcka ty dhe ku dje ua shpërblyet me gaz lotësjellës!

Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër.’’

(E.D/faxweb.al)