E enjte, 25.04.2024, 03:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Feti Tunuzliu: Simfonia e margaritarit

E diele, 09.01.2022, 12:03 PM


Poezi

Feti TUNUZLIU

SIMFONIA E MARGARITARIT

(Ejup Statovcit)

N’periudhat e vrullshme t’Kosovës ndër vite -

pas  punës me diell e hënë dhe trashëgimisë së t’parëve, si rite,

si uji qiellin, reflektoi prore: ndershmëri, vendosmëri, urtësi, …

tok me zërin e protestës - për barazi e drejtësi.

Ndërsa, i printe përparimit me – ritëm, kohë dhe masë,

ia hipotekoi aureolës dijedashëse t’brezave në çdo fazë,

ligjërimet epike prej bilbili - për pronësi, …me gjuhë t’ligjeve,

që kumbonin barkusheve e shtigjeve.

E kur shtërgatat preknin n’sedër dhe trandnin vatrën atërore -

përputhur si harmoni perlash tingullore -

qëndiste shkëndiat  peng të dhembjes - me fjalë e vepër,

për fatin e lirisë e pavarësisë sot, nesër, …



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora