Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Berat Buzhala: Lulzim Basha nje humbes, Agron Shehaj eshte njeriu i duhur

| E shtune, 08.01.2022, 05:02 PM |


Berat Buzhala:

Ka bo marreveshje me Edi Ramen, sa here qe Edi Rames i ka shku per shtati. I ka humbe te gjitha zgjedhjet e mundshme, ne dekaden e fundit. E ka pranu publikisht qe ka qene vetem kukull ne doren e Berishes, pra e ka pranu qe burri i moshes 50 vjecare, me vetedije eshte kontrollu prej Berishes. Ky eshte Lul Basha.

Sigurisht qe nuk e kam asnje iluzion per te ardhmen politike te Berishes. Une mendoj qe Berisha ka bere shume per Shqiperine. Mjaftojne vetem dy: I ka udheheqe shqiptaret ne rrezimin e komunizmit dhe e ka bere Shqiperine vend anetar te NATO's.

Sot ka kalu koha e Berishes, sic ka kalu edhe koha e Lul Bashes. As Berisha e as Basha nuk munden me qene udheheqes te opozites. Berisha per shkak te moshes, per shkak te listes se zeze te Amerikes dhe per shkak qe i ka qendru Bashes prapa per nje dekade, kurse Basha per 1 milion arsye te tjera.

Mirepo, Berisha po e ben gjen e duhur. Bashen duhet me e largu prej selise. PD duhet me organizu zgjedhje te brendshme, ku brenda tyre nuk eshte Edi Rama. Ky i fundit boll qe i ka kape institucionet e pavarura shteterore, boll qe i ka kape mediat, e qe nje kohe edhe opoziten. Kete mundesi duhet me ia heq prej dores.

Ne momentet qe shkapet opozita ne Shqiperi, Edi Rama i nenshtrohet pluralizmit politik.

PD dhe e djathta nuk duhet me kerku profet ne krye te vetin. Duhet me kerku dikend qe nuk eshte kukull e Rames, dikend qe eshte i ndershem dhe qe e ka zemren ne vend te vetin. Une edhe me tutje besoj qe Agron Shehaj eshte njeriu i duhur. Ne zgjedhjet e fundit te brendshme ne kete parti, Agroni e mori guximin me u fute ne gare, duke e pase kunder vetes edhe Berishen edhe Bashen. Ai madje i fitoi 15 perqind te votave te demokrateve. Sikur Berishen te mos e kishte kunder, ai edhe e kish fitu garen krejtesisht.

Berisha i ka fitu zgjedhjet e para demokratike ne pranveren e vitit 1992, fiks perpara 30 vitesh. Tash, ne kete pervjetor, demokratet nuk kane nevoje me i fitu zgjedhjet kunder PS'se, mjafton me e fitu partine e tyre. Rama bjen vete.

p.s.

I lus mediat ne Shqiperi qe mos me ma keqcitu kete status. Nese bash kerkojne nje titull atehere me i mire do te ishte ky:

Buzhala: Duhet te largohen edhe Berisha edhe Basha

https://www.facebook.com/berat.buzhala