E premte, 29.03.2024, 12:10 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Muharrem Sfarqa: Ne Julich të Gjermanisë shqiptarët i bashkon flamuri, kënga dhe fjala e bukur shqipe

E merkure, 10.12.2008, 08:05 PM


Edhe në fillimjavën e parë të dhjetorit në Gjermani vazhduan manifestimet për shenimin e 28 Nentorit Ditës së Flamurit

NE JÜLICH TE GJERMANISE SHQIPTARET I BASHKON FLAMURI, KENGA DHE FJALA E BUKUR SHQIPE

Shkruan: Muharrem Sfarqa

Në këtë fillimjavë dhjetori, pikrisht mbrëmjen e së shtunes,më 6 dhjetor, Jülichi i Gjermanisë ishte mikpritës i një auditori të zgjedhur mysafirësh të Klubit "Bashkimi Kombëtar", nën patronatin e së cilit ishin mbledhur shqiptarët nga diaspora për të shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarsisë së Shqipërisë, e cila ditë njifet edhe si Dita e Flamurit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, paraqitjen e pare publike të UÇK-së dhe 100-vjetorin Kongresit të Manastirit.
Në ambijentet e bukura të sallës së këtij qyteti ku holet e saja ishin stolisur me flamuj kombëtarë e shtetrorë, në mesin e të cilëve valviteshin edhe ata amerikan dhe gjerman, madhështinë e kësaj mbrëmje ua zmadhonin edhe fotot e figurave të dalluara historike te kombit, posaqërisht e Skënderbeut e Isamil Bej Vlorës. Manifestimin e hapi kryetari i Klubit "Bashkimi Kombëtar" z. Hamit Dubovci, një aktivist i hershëm i qështjes kombëtare dhe mjaft i njohur në këtë anë i cili së bashku me aktivistin më të nderuar të këtij rrethi Veli Selimin, tani më të ndjer, ishin për një kohë të gjatë prijes të shumë aktiviteteve në baza kombëtare. Pas intonimit të hymnit kombëtar dhe nderimit të tij, ai përshëndeti të pranishmit dhe mbajti një fjalë rasti. Referatin për mbrëjen në fjalë e kishte pregaditur z. Agim Gashi i cili mes tjerash e tha edhe këtë: "28 Nëntori është vërtet një ditë për ne, shqiptarët dhe miqtë e shqiptarëve së bashku, që të përkujtojmë kampionët e pavarsisë së Shqipërisë – ata që vazhdojnë të na frymzojnë me sakrificën dhe kurajën e tyre për ta bërë këtë vend të lirë duke flijuar edhe jetrat e tyre"!
Në vazhdim të pjesës foljore auditorit me një fjalë përshëndetëse ju drejtu edhe z. Anton Kolaj ish nënkryetar i LDK-së së Kosovës i cili apeloj që të jemi të bashkuar, të lëmë me një anë ndasitë dhe të shiqojm nga e ardhmja me perspektivë kombëtare.
Pjesa artistike e programit u përshkua nga artisti dhe këngëtari Agim Gashi i cili u paraqit me monodramën: "Për me ba Shqipnin-Shqipni" i cili kishte sistemuar pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e tij artistike, mes së cilave kishte përshkruar etapa të ndritura të historisë së popullit shqiptar në vargje, të cilat u priten me ovacione dhe duartrokitje të gjata e frenetike, nga të cilat artisti u ndërpre disaherë gjatë aktrimit të tij.
Programi muzikoro-argetues i cili zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes ishte pjesë e këngëtarëve nga shoqeria e zgjedhur e Essenit të cilëve u printe këngëtarja nga Shqipëria Lindita Leti, dhe e cila u paraqit me një repertuar të gjatë e të bukur.
Emrues i përbashkët i këtij manifestimi ishte se shqiptaret gjithmonë janë të bashkuar e sidomos atje ku valon flamuri e jehon bukur kënga e fjala shqipe. Keso manifestime janë të mirëseardhura sidomos po që se janë më të shpeshta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora