Mendime
Andi Bushati: Basha, një lolo që duhet përjetuar pa dramë
E shtune, 08.01.2022, 04:48 PM
Basha, një lolo që duhet përjetuar pa dramë
Nga
Andi Bushati
Lulzim
Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyert e PD-së njësoj si Edi
Rama kryeministrinë. Ai i hodhi gaz lotsellës “serb” protestuesve njësoj si
Ardi Veliu. Ai në fund, u bë një lodër në duart e policisë së regjimit, e cila
si për ta përdhunuar përfundimisht dha edhe një deklaratë shtypi përpara selisë
së çliruar.
Ai
i bëri ata deputetë që e mbështesin të duken njësoj si Jenisheri, Gjuzi, apo
kërpërata, në kuvendin e shkuar.
Ai
i e shndërroi selinë kryesore të opozitës në një paradhomë të zyrave të
regjimit.
Ai
e qesharakëzoi edhe synimin amerikan për të “luftuar korrupsionin” duke
vërtetuar se e gjithë strategjia me “non grata”, nuk qe asgjë më tepër se një
plan për ta ulur kreun e opozitës, bythëzbuluar mbi prehërin e Ramës.
Prandaj
nga dita e sotme, kur u pa qartë se kishte një marëveshje paraprake mes
policisë së regjimit dhe përfaqësuesve të “opozitës” bashiste, të cilat u
koordinuan brenda dy- tre minutave, nuk do të mbeten në memorie imazhet e
dhunës.
Edhe
gazi lotësjellës, edhe kapuçonët e zinj të armatosur brenda selisë, edhe
deputetët me hunj nëpër duar do të harrohen shumë shpejt. Sepse ato janë vetëm
një pikë e errët në tablonë shumë dimensionale të asaj që ka ndodhur.
Lajmi
i madh, e vërteta e hidhur, është se që nga kjo e shtunë, ky vend drejtohet nga
një autokrat që ka një zyrë në kryeministi dhe një tjetër në SHQUP. Si
rrjedhojë e kësaj ne kemi një opozitë fasadë të cilës
i
prin një kryetar lolo.
Ndryshimi
i tij i vetëm është se ai përfundoi procesin e konvertimit nga palaçoja 16 vjeçar
i Saliut në atë të Edit.
Kush
nga deputetët që do kenë këtej e tutje fytyrë të mbështesë Bashën, mund të dalë
e të flasë, në debatet publike, për uniformat blu që godasin në mënyrë
shproporcionale qytetarët? Kush do ketë guximin të kritikojë policinë e narko
shtetit? Kush do ketë paturpësinë të evokojë atë që iu bë protestuesve të
Unazës, Teatrit, bulevardit të ri, apo atyre që shprehën dufin përpara
kryeministrisë.
Nëse
policia ka vepruar drejtë sot…
atëhere
Salianji qenkësh një mashtrues për çeshtjen Babale
atëhere
Gaz Bardhi qenkësh fajtor për vrasjet në Elbasan
atëhere
Gon Shehaj qenkësh nje kamikaz i traut të rrugës së kombit
atëhere
Jorida Tabaku qenkësh nxitese e dhunës tek unaza e Re
atëhere
Grida Duma qenkësh provokatore në shembjen e teatrit
atëhere
Xhelal Mziu qenkësh frymezues i terrorizmit para 25 prillit
atëhere
Lul Basha eshte nje vandal që nxiti betejen para parlamentit dhe kryeministrise
Duke
zgjedhur sot xhandaret e Rames shumë nga deputetët e Lulit pështynë mbi
historinë e tyre.
Nga
sot atyre iu mbyll goja për shumë krime që kanë ndodhur në këto vite, sepse u
bënë vetë pengje të këtij pushteti kriminal.
Prandaj
në vend që të regjistrojmë në memorie dhunën, civilët me armë dhe dyert e
blinduara, në vend pra që ta shohim Lulzim Bashën dhe shpurën e tij si barbarë,
le ti mëshirojmë dhe te qeshim me ta.
Prej
këtij 8 janari s’janë asgjë më shumë se kllounët e pështirë të rrgjimit, të
cilët do të kenë vetëm një sfidë, ta luajnë rolin pak më mirë se Myslymi apo
Rudina.