Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sami Islami: Shqiptarët, laboratori i eksperimenteve ideologjike!

| E enjte, 06.01.2022, 07:24 PM |


PARADOKSET SHQIPTARE

Nga Sami Islami

Shqiptarët janë laboratori i eksperimenteve ideologjike! Erdhi Perandoria Bizantine, shqiptarët nga paganë u bënë ortotoks, erdhi Perandoria Romake, shqiptarët,  nga ortodoks (një pjesë shumë e madhe) u bënë katolikë! Erdhi Perandoria Otomane (Turke), shqiptarët, nga ortodos, u bënë me shumicë myslimanë! Erdhi ideoligjia komuniste, shqiptarët, i "lanë" fetë dhe u bënë komunistë! Erdhi "demokracia" shumica e shqiptarëve u bënë "demokratë"...

Tani, ideoligjia që shqiptarët kurrsesi nuk po mund të ndahen  prej saj është ideologjia fetare! Dhe ideologjia fetare e krishterë (si feja ortodokse dhe katolike) u reformua dhe kjo fe u përshtat popujve në gjuhën që e flasin (si greket, serbët, rusët) dhe katoloket: italianet, anglezet, polaket, sllovenet, shqiptarët  e besimit katolikë) e reformuan religjionin!

Feja myslimane mbeti e pa reformuar! Në aspektin kombëtar, vetëm shqiptari i fesë myslimane doli humbësi më i madh! Shqiptarët e shkretë (të besimit myslimanë) ndërtojnë xhamia në çdo lagje duke mos e kuptuar (një pjesë e madhe syresh), se kjo është dorë e zgjatur  e armiqve të shqiptarëve (e Serbisë, Rusise, Greqisë) por edhe Turqisë, e cila nën petkun e "vëllazërisë" e zgjeron propagandën turke me kulturë (krejt televizionet shqiptare andej e këndej kufirit) vlojnë nga kinematografia turke! Kurse shteti Turk me Erdoganin në krye investon pa ndërpre vetëm në ndërtimin e xhamiave!

Tani "patatja e  nxehté" turko-arabe mbeti tek shqiptarët myslimanë! Derisa tek shtetet  fqinje, feja dhe shteti kanë një pikëtakim, tek shqiptarët myslimanë (në Shqipëri dhe Kosovë) feja  nuk po punon per shtetet tona, por  për arabët dhe turqit!  Ritet edhe sot e gjithë diten bëhen në arabisht! Paradoksi nuk ka brina! Vetëm zoti shqiptar nuk po dika shqip! Pa shkuar larg, të gjitha shtetet fqinje zotit i luten në gjuhët e veta (bullgarët, serbët, kroatët, italianët etj.). Bile edhe shqiptarët të besimit katolikë i luten zotit në shqip!

Shqiptari mysliman, lind shqiptar (natyrisht për arsye se prindërit e tij i përkasin kombit shqiptar), edukohet shqip, flet shqip, krijon vlera artistike etj. shqip, merr frymë shqip! Por kur të vdes, vdes  arabisht!

Edhe pse dikush mund të thotë se Kurani është përkthyer në shqip, prap se prap ritet fetare bëhen arabisht, duke filluar prej ezanit! S'ka shqiptar i besimit mysliman që nuk e di "vjershën" e ezanit, po asnjeri nuk  besoj  se e di ç'domethë kjo "vjershë"! Deri kur do të mbesim vendi dhe populli eksperimental në dobi të armiqve tanë, nuk dihet!? Uroj që, më në fund, t'u hapet mendja e shqiptarëve të këtij konfesioni që t'i kuptojnë hilet e armiqve tanë? Kur do t'ia fillojmë ta ndërtojmë ardhmërinë evropiane? A mund të shkëputemi nga ideologjizmat e dëmshme dhe ta përqafojmë modelin e zhvillimit evropian?

Unë besoj se mundemi! Uroj!