E marte, 19.03.2024, 10:08 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Kush ishte Mulla Asllan Murati

E enjte, 06.01.2022, 06:00 PM


Kush ishte Mulla Asllan Murati (?)

Nga Hilmi Saraçi

Mulla Asllani herët filloi të punojë me zell dhe dashuri për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë fushë krahas me të tjerë, sidomos me prof. Latif Berishën  u angazhua në aktivitete shoqërore dhe politike kundër pushtuesit serbo çetnik. Në xhami dhe kudo nëpër institucionet tjera  jofetare krijoi autoritet dhe besim të dalluar. Ai (Mulla Asllani) gjithmonë krahas shpiegimit fetar shpiegonte edhe për historinë shqiptare, për rëndësinë që ka angazhimi ndaj kombit dhe atdheut. Si historian kishte njohuri të shpiegonte qartë shumë tema nga historia jonë,preardhjen e kombit shqiptar dhe rëndësinë që ka angazhimi për ta ruajtur kulturën dhe traditën tonë kombëtare, prandaj shpejt u dallua  si  një fytyrë e shquar fetare dhe kombëtare. Në këtë fushë krahas me të tjerë, sidomos me prof. Latif Berishën  u angazhua në aktivitete shoqërore dhe politike kundër pushtuesit serbo çetnik. Nëpër objektet fetare (xhamitë) si kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë hapi dyert për aktivitete kulturore, arsimore, politike dhe kombëtare, sidomos për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb. Ndihmoi që arsimtarët dhe nxënësit e larguar nga shkolla të ushtrojnë veprimtarinë e tyre edukative dhe arsimore nëpër objektet fetare.  Organizoi dhe mori pjese në disa demostrata dhe protesta kundër pushtuesit serb.Ishte në ballë të demostratave. Pjesëmarja e tij ndikoi në masovizimin e qytetarëve për të protestuar dhe kundërshtuar pushtuesin. Gjatë luftës 1998-1999 ndihmoi UÇK-në dhe tregoi një angazhim të veçantë për luftën për liri dhe pavarësi të vendit. Para luftës ishte njëri ndër organizatorët dhe prijsit për pajtimin e gjaqëve. Në këtë fushë, përveç në komunën e Mitrovicës , ishte i pranishëm bashk me Anton Çettën, Zekeria Canën, Mark Krasniqin  e të tjerë në Verrat e Llukës dhe në Bubovec të Malishevës- ishte një personalitet I njohur fetar dhe kombëtar, prandaj me autoritet të veçantë pajtoi qindra familje të gjaksuara dhe të ngatrruara. Ai në rajonin e Mitrovicës bashk me prof. Latif Berishën,prof. Ahmet Malokun  e të tjerë shtriu dorën e pajtimit për  shumë gjaqe dhe ngatrresa…Nëpër trueza shkencore dhe fetare ishte mjaft i pranishëm.Disa tema që trajtoi ishin mjaft të qëlluara dhe me vlerë të veçantë shkencore dhe fetare... Mirëpo  ajo që e dallon nga të tjerët Mulla Asllanin ,është angazhimi i tij për heroin tonë kombëtar, Isa Boletinin.Bashk me prof. Latif Berishën,prof. Muhamet Shukriun ,prof. dr.Pajazit Nushin e të tjerë ndihmoi në zbulimin e eshtrave të Isa Boletinit me bashkluftëtarë të tjerë në Pobrezhje (Podgoricë), sjelljen dhe ruajtjen e tyre në Kosovë. Mulla Asllani ka  ruajtur me vite të tëra në një vend, objekt ndihmës në oborrin e tij eshtrat e Isa Boletinit dhe të luftëtarëve të tjerë. Ai gjatë kësaj periudhe nuk hezitoi as nuk u frikësuar, por u angazhua  me dashuri dhe krenari të punojë me përkushtim për heroin kombëtar Isa Boletinin , të kujdeset dhe të ruaj eshtrat e tij në një fshehtësi të madhe nga pushtuesi kriminel serb…

Pas luftës nuk u ndal, por punoi me zell dhe dashuri për çështjen e shtetndërtimit të Kosovës duke marr pjesë në shumë takime dhe debate. Kontaktoi dhe shtroi shumë çështje me rëndësi të veçantë me ndërkombëtarët, sidomos kishte takime të shpeshta me komandantin e KFORI-t ,Gjeneral Kermabo, për zgjedhjen e  problemeve në veri të vendit, kur kriminelët serb të  përkrahur nga Beogradi keqtrajtuan, përzunë nga shtëpitë e tyre dhe vranë shqiptarët.Uzurpuan dhe rrënuan shumë shtëpi dhe Xhaminë e Ibrit e cila ende përkundër kërkesave që të rindërtohet, kriminelët serb nuk lejojnë rindërtimin e saj. Angazhimi i Mulla Asllanit për të luftuar të  gjitha këto vepra kriminale ishte mjaft e dalluar.Ai herët  që nga fëmijëria u dalluar nga moshatarët e tij me orientim fetar dhe kombëtar , ngase ai rrjedh nga një familje me tradita fetare dhe kombëtare. Kishte një energji të papërshkruashme pozitive e cila ishte vendimtare në jetën dhe në veprimtarinë e tij. Këtë masë miri e verteton puna e tij që bëri si fetar (hoxhë) dhe atdhetar me ide përparimtare dhe intërgruese në shoqërinë ku jetoi dhe veproi. Aftësia e lindur e Mulla Asllanit që t’u përgjigjet rrjedhave kombëtare të kohës, vyrtytet e trashiguara nga të afërmit siq ishte Mulla Osman Ujkani dhe dajallarët e tij siq ishte  Hamit Saraçi, shoqërimi me intelektualë dhe patriotë të ndryshëm siq ishin (janë) prof Mehmet Gjevori, prof. dr.Pajazit Nushi, prof.dr. Sabit Uka,prof.dr. Mehmet Halimi,prof.dr. Jusuf Osmani,prof. dr. Shefki Sejdiu, dr. Ramadan Këlmendi, prof.dr. Adem Zejnullahu, dr.Mehmet Rukiqi e të tjerë dhe një varg faktorësh të tjerë ndikuan që Mulla Asllan Murati me qëndrimin dhe ngritjen fetare ,shkencore,humane dhe kombëtare të rrezatonte në çdo vend  ku jetoi dhe veproi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora