Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Korrespondencë me rastin e vdekjes së poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta

| E enjte, 06.01.2022, 06:11 PM |


Korrespondencë me rastin e vdekjes së poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta

Nga Gjon Keka

Me rastin e 81 vjetorit të vdekjes së homerit tonë arbëror Gjergj Fishtës po e sjellë këtu një korrespondencë (önb) të shkrimtarit dhe diplomatit austriak Alfred Rappaport me Hofrat ,i cili jep lajmin e hidhur me rastin e vdekjes së poetit tonë të pavdekshëm kombëtar, si vijon:

_____________________

Vjenë, 5 Janar 1941

I nderuar zoti Hofrat,

Do të jetë po aq e dhimbshme për ju sa edhe për mua të mësoj që sipas gazetës „Corriere della Sera“ të datës 31 të muajit dhe vitit të kaluar At Gjergj Fishta vdiq nga një atak kardiak në Shkodër.

Gazeta jep gjithashtu detaje mbi shprehjet e ngushëllimeve nga presidenti i senatit italian Federzoni.

Sinqerisht, me admirim të vazhdueshëm.

Juaji,

Rappaport