| E enjte, 06.01.2022, 06:40 PM |
Këngë për muajt e vitit nga Shqiponjat e Tërbaçit
Albert
HABAZAJ
1. Sa nisi udhën janari,
Siç e thotë dhe kalendari,
Qoft’ për vitin këmbëmbari,
Për Shqiponjat - faqebardhi!
2. Shkurti i shkurtër, i çalë,
Tek gremis dimrin ngadalë,
Nis nga Çika festebardhë
Shqiponjat mbi det me valë ...
3. Mars i bukur, sa të dua,
Të çelë lulja në ftua.
Lart, tek fluturojn’ Shqiponjat
Pranverojnë këngët tona.
4. Tridhjet’ ditët që ka prilli
Bëfshin drit’ me mjaltë ylli,
Lule, freski e blerim,
Për “Shqiponjat” fluturim!
5. Maji çel syrin e qeshur,
“Shqipet” ç’i zbukurojn’ nurin.
N’ shpirt të tyre me drit’ veshur
Kënga ka ngritur flamurin.
6. Qesh qershori i qershive,
Në valle ngrihen Shqiponjat,
Mbushur Gurrë e Dashurive
Me dritë Tërbaçi nga Zonjat.
7. Mbushur me visare iku
Qershori dhe erdh’ korriku,
10 Shqipet - 10 zana Çike
Janë dhjetë burime drite...
8. Ninullën, Çmimin e Parë
Na përcjell visar korriku,
Pim’ ujë gurre qelibar
Gushti qesh me nderim miku.
Uji që pimë në burime
Na jep krah’ për fluturime.
9. Gushti shkoi, ca halle mori,
Lajmebukur vjen shtatori,
Përsëri Shqipet e zemrës
Po marrin qiejt e këngës.
Shihni Shtojzovallet-o,
Bijat e Tërbaçit-o,
Shqiponjat e valles-o,
Lum kush ka shoqe ato!
Që nga Shkupi gjer në Dropull
Shqipet lart e malet rrotull …
10. Tetori, i ëmbli muaj,
Ku ëndrrat lozin me yje,
Kënga jonë në shpirtin tuaj
Vjen e çel gazin e syve.
Mbushur jemi nga shtatori
Përsëri me tre trofè,
Bylisi ç’hijeshi mori
Shqipet çanë dhe atje.
Shqipe për diell e llohë
Tërbaçi nxjerr në çdo kohë.
11. Shkoi tetori bukur, qetë
Hyn hijerëndë nëntori,
Këng’ e Shqipeve çan retë,
Ngjyrën e lirisë mori.
Tërbaçi lindi Shqiponja
Ç’ drit’ lëshojnë në sy të llohës!
Paragjykimet si Zonja
Qëllojnë si Miro të kohës.
Dhjetë Shqiponjat e Tërbaçit
Me këng’ e me valle kaçi.
12. Vallja edhe Kënga Labe
Ç’nur që merr në krah’ Shqiponjash,
Tek fluturojnë mbi male
Me portrete drite zonjash.
Për Shqiponjat, në Himarë
E mbylli syrin nëntori,
Fluturime për të marë
Shtigjesh të bardha dhjetori.
Mbyllur vitin bukur kemi,
Shqipet e Tërbaçit jemi.