E shtune, 20.04.2024, 01:16 PM (GMT+1)

Mendime

Fisnik Haxhaj: Deshira për të ndryshuar, më bën te vuaj, kur me mungon përkrahja!

E merkure, 10.12.2008, 05:42 PM


Fisnik Haxhaj
Deshira për të ndryshuar, më bën te vuaj, kur me mungon përkrahja !

 

Nga Fisnik Haxhaj

 

E gjithë historia e qytetërimit botëror karakterizohet me ndryshime te shumta që i kanë bërë gjeneratat njëra pas tjetrës në vazhdimësi .

Këto ndryshime kanë ndrruar rrjedhën e ngjarjeve dhe kanë lënë gjurmë ne kohëra duke shkruar histori përkatëse per popujt dhe civilizimet në menyra të veqanta .

Ndryshimet te popullit ynë kanë karakteristika po aqë të veqanta ne krahasim me shumicen e popujve , e posaqerisht këtyre europianë .

Të gjitha përpjekjet e popullit kosovarë ne shekullin që lame pas , e veqanerisht në gjysmën e dytë të tij , kishin nje emërues te perbashket , një synim , një ideal , një dëshirë e cila u përcollë jo rrallë me sakrifica , burgosje dhe shum gjak .

Ky emërues i perbashkët ishte ëndrra dhe ideali i shumë e shumë gjeneratave shqiptare , që kishte nje emër – LIRI !!!

Liria e Kosovës erdhi , pavarësisht e gjithë asaj që kaluam .

Çmimi i saj ishte shumë i lartë . Shumë sakrifica janë bërë , dhe edhe me shum gjakë është derdhur derisa arritem ta perjetojmë 17. Shkurtin e 2008-tës .

Dhe deshëm apo nuk deshëm ne, koha është që gjeneratat tona të bartin barrën e ndryshimeve të reja .

Ka ardhur koha e punë , dijës dhe e librit !

Ka mbaruar koha e demonstratave , sakrificave dhe vuajtjëve per shtetin tonë , tani ne jemi ata qe duhet ta ndihmojmë atë (Republiken e Kosovës) të zhvillohet ekonomikisht , ushtarakisht dhe politikisht . Me nje fjalë “ të ecë me hapin e botës moderne .”

 

Sigurisht se me bën te vuaj kur shoh aq shumë të papunë . Gjithashtu , shumë bashkëmoshatarë të  moshës sime , nuk e kanë mundesin per shkollim të mëtutjeshë ne ndonjë fakultet për shkak të kushteve te dobëta ekonomike qe po mbretërojnë në Kosovë .

Sigurishtë kjo më bën edhe me shumë të vuaj , kur më mungon përkrahja dhe fuqia për të ndryshuar tani për tani diçka në këtë drejtim .

 

Rinia kosovare , ballafaqohet me problemet dhe sfidat që i ka sjellur koha .

Mirpo ne duhet të tentojmë me gjithë “forcën” që kemi për të sjellë ndryshime pozitive dhe për te ecur e sigurt drejtë ardhmërisë sonë .

Në faktë , rinia e sotme duhet të ballafaqohet për një jetë më të mirë pa dhunë , pa korrupsion , pa drogë , dhe me e rendësishmja “ pa pesimizëm per të jetuar ne atdheun tonë.”

 

Secili nga ne , duhet te ketë vizionin e qartë për realizimin e ketyre aspiratave dobi-pruërse per shtetin tonë të “ posa-lindur “ .

Dhe kështu siçë e ka cekur edhe heroi jonë kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skenderbeu , “ vetëm të bashkuar mund të ecim të sigurtë drejtë ardhmërisë sonë

 

Fisnik Haxhaj

Student i vitit të dytë akademik pranë :

“ Universitetit të Vizionit Evropian“ – Pejë

Deçan - 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora