E premte, 29.03.2024, 08:26 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Si pasardhës të Gjergj Kastriotit, 17 Janari duhet të shpallet ditë zie kombëtare

E merkure, 05.01.2022, 07:22 PM


Si pasardhës të Gjergj Kastriotit, 17 Janari duhet të shpallet ditë zie kombëtare

Nga Gjon Keka

Vdekja e udhëheqësit më të ndritur të kombit tonë Gjergj Kastrioti më 17 Janar 1468 ishte për popullin dhe kombin tonë humbje e pazëvendësueshme, në fakt ishte njësoj sikur dielli të perëndonte përgjithmonë për Arbërinë.

Sepse, populli, mbeti si delet pa bari, ndërsa në anën tjetër ujku otoman (turk) e mbante gojën hapur për ta gllabëruar, shkatërruar dhe masakruar popullin dhe Arbërinë në përgjithësi.

Arbëreshët janë të vetmit që nga atëherë e deri sot e ruajn traditën e lashtë të vajtimit për atë ditë të kobshme për kombin tonë, që i mori prijsin më të mirë e më të urtë, vizionar e të guximshëm në historinë e kombit tonë arbëror europian.

Në fakt, dita e vdekjes së Gjergj Ksstriotit, pra 17 Janari është ditë zie, vajtimi dhe përkujtimi për veprat e tij, dritën e madhe që ai ia dha emrit dhe atdheut të tij Arbërisë që të gëzojë lirinë, pavarësinë dhe bashkimin në kuvendin e Lezhës.

Mendoj se ne si komb, si pasardhës të tij, duhet ta shpallim ditën e 17 Janarit ditë zie kombëtare, dhe ditë e ndezjes së qirinjve tek varri i të madhit dhe shpëtimtarit të Arbërisë europiane.

Kjo të bëhet tradicionalisht çdo përvjetor të tij dhe të asaj dite.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora