E premte, 29.03.2024, 06:54 AM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: "Lulja", "Nderi i kombit"!

E merkure, 05.01.2022, 07:33 PM


"Nderi i kombit"

Nga Kastriot Dervishi

Në ka gjë që nuk ka asnjë lloj vlere, madje është turp ta marrësh, është dekorata në Shqipëri. Duke filluar nga individë që nuk e meritojnë e deri deri te organizata kriminelësh, janë nderuar me "Nderin e kombit", një kohë që u takonte ai që kanë pasur gjithë jetën, titullin "Turpi i kombit".

Një individ që e ka marrë "Nderin e kombit" është edhe "Lulja", i rekrutuar nga Sigurimi në moshën 21-vjeçare. Kur vdiq para disa vjetësh, nderimet ishin të shumta. "Lulja", me origjinë komuniste u rekrutua në vitin 1956 kur ishte nxënës në liceun artistik. U hartua një plan për gjoja për çështje pasaporte në një rajon të Tiranës. Aty iu fol për forcën e partisë, situatën e jashtme, punën e armikut, etj, arsyen që kërkonin bashkëpunimin e tij me armën e Sigurimit. "Lulja" në fillim u tremb, por më pas nënshkroi deklaratën e bashkëpunimit. Për një kohë të shkurtër, ai fitoi besimin e "elementit kundërshtar", duke sjellë vazhdimisht raportime për ta. "Është tip i rrafinuar dhe i zgjuar"-shënohej në vlerësimet e kohës. Dy vjet pas rekrutimit, "Lulja" vijoi në Ansamblin e Ushtrisë, me të njëjtin zell e përkushtim. Vlerësohej puna e tij, por cilësohej "pak i turpshëm". Të njëjtin vit ai u nis për studime të larta në Bashkimin Sovjetik dhe dosja iu zhvendos te arma e zbulimit politik.

"Lulja" informoi për persona në Teatrin e Operës që flisnin keq kundër pushtetit, por zbuloi edhe një grup të fushës së artit që ushtronin pederastinë. Vihej në dukje se ishte "me mjaft perspektivë dhe i pëlqente puna me organet e Sigurimit".

"Lulja" vijoi të këndojë e të përcillej nga kjo botë me nderime të mëdha.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora