E marte, 04.10.2022, 04:34 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Abu Xhemal Bin Iliri i Vodovodit

E marte, 04.01.2022, 08:24 PM


ABU XHEMAL BIN ILIRI I VODOVODIT

Emrat dhe njerëzit

Nga Xhemal Ahmeti

Nga tmerri dhe frika se do humben vektorët, bartësit e gjallë të shenjave të një identiteti të mrekullueshëm siç e konsideroj unë kulturën shqiptare dikur u përpoqa të ndrroj emrin - si apel që të ndalet turri i pagëzimit të fëmijëve me emra të dy kulturave komplet tjera, të largëta e të huaja për shqiptarët, atë arabe dhe atë turke. Sot plotë të rinj quhen Abu, Ebu, Kadaif, Elif, Xhebrail, El Deve e të llojit. Ndërkaq flasin shqip - ashtu si prindët, gjyshët dhe gjithë tjerët e tyre. Ky akulturim onomastik ndodhi për shkak të ideologjisë religjioze të prindëve të tyre, të cilët përjetuan një trushpëlarje radikale (dhe me asistencë materiale) nga imamët e paguar nga agjencitë e ndryshme fanatike të Katarit, Turqisë, Saudisë e nga gjithandej. Çka tash? Pësuam akulturim, regres, u humb kultura shqiptare? Jo. Se ne Xhemalat, Hashimat, Kadriat, Gjonët, Samuelët, Gjokët, Stefanët, Hebibët dhe Xhymshitët jemi që nga atëherë, atë herën e parë kur ua  kthyem ... çdo pushtuesi sapo na hapte derën për "vizitë". Pra ky proces ka qenë përherë e sa jemi si gjuhë e etni. Shqiptarët mbijetuan. Herë me dhunë fizike e herë me atë psiqike na marrin nëpër këmbë për të na tjetërsuar, kjo është historia jonë, si e plotë tjerëve të globit. Asht i dobët jemi në përballim, mirëpo siç duket tepër i fortë për mbijetim. Madje nga përvoja e di se ka Xhemalë që janë shumë më patriotë se Ilirë e të ngjashme (Ha). Ne duhet të reagojmë ndaj këtyre dukurive sidomos kur e dijmë se janë ekspedita të pështyra agjencish që nuk na duan të mirën (prandaj maqedonët, serbët kanqen kot se besojnë kështu ta ruajnë shumicën nacionale përballë shumicave fetare e jo kombëtare), mirëpo kjo nuk duhet të na japë të drejtën t'i linçojmë njerëzit e së njejtës kulturë apo t'i përjashtojmë ata se pse quhen Denis, Habib, Mikel apo Xhemaludin. Nëse ai thotë se megjithatë është shqiptar ne tjerët fatit i qofshim falë dhe le t'ia japim një flamur dhuratë. Me përjashtimin e tyre vetëm se ua rrisim xhematin atyre që paguhen për tjetërsime kriminele të llojit. Po edhe nëse dikush nga ne vendos ta ndrrojë identitetin le ta ruajmë qoftë edhe si të huaj - se nga gjuha s'ka ku ikë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora