E premte, 29.03.2024, 12:20 PM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Amaneti

E hene, 03.01.2022, 01:41 PM


Amaneti

(më pak se një tregim)

Nga Përparim Hysi

Amanetin nuk e tretë as dheu,-thotë populli. Dhe as vihet në dyshim. Kam njëzet e një vjet që këtë"amanet" e mbaj me vete. Nëse sot po tentoj që ta "shkarkoj" nga vetja ime,kjo ndodh se dhe unë tanimë jam aq plak,sa nuk i dihet të nesërmes dhe nuk dua që ta marrë atë andej nga ku shkon,nuk kthehesh më. Nuk është as ndonjë thesar dhe as ndonjë e fshehtë që,nëse nuk zbulohet,dhe do bëhet kiameti.Sidoqoftë,dua t'ia kthejë këtë "amanet" të zotit kudo që të jetë. Pa i rënë pragut,që të dëgjojë dera,po rrëfej,në"vija të trasha" se ç'është ky "amanet" që bashkëjeton me mua.

*    *    *

Ka qenë muaji nëntor i vitit 2000. Aso kohe,unë punoja si inspektor për gjuhën e letërsinë në Drejtorinë  Arsimore të FIERIT. E mbaj mend se,po në këtë muaj, isha gati për ta dorëzuar detyrën, se kisha marrë vizën për në USA ku jetonte djali im. Qeshë vetëm në zyrë dhe,pasi trokiti, u rrëfye një zonjë e panjohur. E skuqur sikur kish bërë faj, më tha:-Ti nuk më njeh,por unë i kam lexuar të katër librat e tua  me poezi dhe po të besoj një "sekret". Edhe unë shkruaj poezi.Këto që po të jap,janë të parat. Të lutem shikoji dhe dua të më japëshj ndonjë mendim.

-Po si quheni dhe ku punoni?-pyeta unë.

-Do vij një ditë dhe aty do të rrëfehem! Do më falësh,që nuk rri dot më gjatë,- vazhdoi dhe,sa më zgjati dorën e ndarjes, edhe më e skuqur se më parë,u largua.

U largua dhe unë u hodha një vështrim poezive.Nuk ishte se do të duhej përqendrim i madh,për t'u vënë notën poezive. Nota apo gjykimi për një shkrim  apo për një poezi,është,në të shumtën e rasteve,një vlerësim subjektiv. Mua më qe"regjur" lëkura me gjykime të tilla,të cilat, nuk është se vendosnin në rrugën krijuese të një fillestareje që,pasi i pashë të gjitha(ato  numërosheshin me gishtat e njërës dorë), m'u fiksua që ta quaja POETE.Se,kur ka shkruar POETJA E MADHE AMERIKANE,EMILY DISKINSON:"Në ka gjë që më ngroh si zjarri,është poezia". Dhe mua këto pak poezi të kësaj "zonje apokrife" më ngrohën si zjarri. ZONJA  APOKRIFE,sado mezogrua,befas,e futur  në"heroin lirik të saj", hiqet sikur ka pësuar një"tërmet shpirtëror" dhe,ngaqë nuk e mban dot mbi trupin e saj të brishtë,zë monologon me vete .Ka një vullkan në shpirt dhe"dallga shpirtërore" e çanë koracën e magmës dhe vërshon. ZONJA ka rënë në dashuri.Është në atë mëdyshjen e moralit puritan apo mëkatit. I shikoj një nga një dhe arrij në përfundim:-Po t'i shtrydhësh poezitë,kullojnë dashuri. Bëhem si"pjesëmarrës" i kësaj "torture shpirtërore" të kësaj zonje dhe them me vete:- Sa të drejtë ka LEO BUSCAGLIA Cantreve që thotë:- Të lejosh të të ikë dashuria,është njësoj si të të ikë jeta! Natyrshëm,që ajo as e di ç'ka thënë Leo BUSCAGLIA,por poezia del nga shpirti dhe shpirti i saj ka folur.

Dhe,sa për të gjykuar që nuk flas me apriori,po e hap"Kutinë e Pandorës" që më besoj ajo zonjë.

"Oh,sa shumë! Oh,sa shumë!

Kam për të të thënë!

E vendosa të të shkruaj:

"Jeta është e shkurtër,

Ditët fluturojnë

Shtyjnë njëra-tjetrën!

Ah,sa shpejt vrapojnë!

Ditët bëhen muaj

Edhe muajët bëhen vite

Sa shpejt! Shumë shpejt!

Filli i jetës këputet.

Ndaj dua të flas;të flas; të flas!!!

Se ti asgjë nuk di

A do mundem vallë

Që të t'i them një ditë?

Jo.Nuk e besoj:

-Kurrë nuk ka për të ndodhur!

Ëndrra është veç ëndërr

Prandaj është e bukur.

Ja një tjetër poezi:

- Merri dhe lexoji

Gjykomë si të duash.

Vrapova dhe të gjeta ulur atje

Jo.Ti nuk më pe.

Sa pranë t'u afrova

Por,oh... vetëtima!

Vetëtimë!U drodha.

Ndal!,më thotë mendja

Ndalu! Çfarë po bën?

Ti qenke marrosr

Mendtë po të lënë!!!

Ndal! Prapë u ktheva

Ika,u largova!

Ti asgjë nuk pe.

Ulur pas... atje

Jo.Forcat më lanë

Guxim nuk  gjeta.

Ose gjykoni një tjetër poezi:

Oh,sa frikë që kam

Unë nga përqafimi.

Veten fort përmbaj

Dhe më kap trishtimi

Kur iki nga ti,

Më mbyt ngashërimi.

Në një tjetër poezi, është e mbytur nga brenga dhe,po kështu, i beson vetes atë ndjenjë që rri e fshehur. Paragjykimi dhe droja vret një poete lirike,në gjykimin tim. Kështu ka ndodhur dhe me EMILY DISCINSON që nga droja,sa qe gjallë,botoi vetë 7 poezi dhe,psa vdekjes,u zbuluan mbi 1500 poezi. E përbashkëta në këtë anologji:është droja.

*     *     *

Zonja nuk erdhi më,unë po qeshë me një këmbë në yzengji,më 9 nëntor 2000,u nisa për AMERIKË. "AMANETIN" e mora me vete,se nuk haja në besë atë zonjë aq fisnike. Në Amerikë  jetova 12-vjet dhe,kur u ktheva në mars të vitit 2012,kisha hyrë si doku në ujë,aq sa nuk njihesha. Në fshatin tim,ku jetova 50-vjet,pësova një"shok psikologjik".Një bashkëfshatar më pyeti:-Nga të kemi?!!!

I zhgënjyer shkrova poezinë:"Vij në fshat dhe nuk më njohin/Nga t'më njohin,kur s'më shohin".Dhe zhgënjim tjetër edhe më i madh: me zonjën A... katërvjet në një konvikt në ELBASAN,në shkollën e mesme.Konviktorët në raportet mashkull-femër janë si motra me vëllan.Jo vetëm kaq.Dolëm mësues dhe trivjet  në fshatin e shoqe sime A...  Ajo u martua në FIER dhe shiheshim përherë. Kur ndodhesha në AMERIKË,mora vesh që A...,i vdiq bashkëshorti. Kur u ktheva,ballas u shfaq ajo,e veshur me të zeza. I fola  në emër dhe i thashë:- Mbahu e fortë dhe të rrojnë fëmijët!

Ajo:- Ju lutem,kush jini ju?!!! Sikur më qëlloi dikush me pëllëmbë dhe mbaj mend që i thashë:- Ama dhe ti nuk më njohe?!!! Dhe ika pa i thënë kush isha. Kështu që humba shpresat që të gjeja "ZONJËN E AMANETIT".Nëse e bëj këtë shkrim,kam për qllim që t'i them asaj zonje,kudo që të jetë,që ta shkelë "drojën",nëse nuk e ka bërë deri tani dhe të dalë me guxim me libër me poezi.

Se jo më kot,me kohë e ka thënë GËTE:- Kush do të kuptojë poezinë,të hyjë në të fshehtat e saj.Kush do të kuptojë POETIN,të hyjë në kokën e tij. Dhe,ngaqë i kuptoj poezitë dhe po hyj në kokën e poetes, jo vetëm dëshiroj që ajo të bjerë në gjurmë të këtij shkrimi modest dhe inkurajues,por njëherësh për t'i këputur "zinxhirët e drojes" dhe,në mos ka dalë deri tani me ndonjë libër me poezi, të dalë sa më shpejt. Bota është ftohur dhe ka nevojë të"ngrohet".POETËT janë ata që malcojnë plagët sociale me vargjet e tyre. Shpresoj që kjo të ndodhë dhe me këtë autore që nuk i di as emrin.

Tiranë, 26 dhjetor 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora