E premte, 29.03.2024, 11:02 AM (GMT)

Kulturë

Hasan M. Shahinaj: Atdhetari e dyqanxhiu, shpirtbujari i Radoveshit, Mehmet Bojaxhiu

E hene, 03.01.2022, 11:40 AM


Tekst  kënge nga Hasan M. Shahinaj

(Folklorike)

Atdhetari e dyqanxhiu, shpirtbujari i Radoveshit, Mehmet Bojaxhiu…

Amanet o vëllezër gollobardas,qytetarë e dibranë,

bashkëkrahinarët  mbarë  na  kanë  thanë:

“Mehmet Bojaxhiu e ka këngën hak

se desh vatan,krahinë,shtëpi e jatak’’.

Strehoi trima, nisi të vetët djem partizanë,

pastaj me sakrifica,kthehu shtëpinë në dyqan

t’i  furnizonte të gjithë,me Radovesh e Ostren

dhe kurbetqarët duarartë që rrugëtonin nga çdo anë.

Mehmet Bojaxhiu,atdhetari e dyqanxhiu,

me shpirt binjak si prej hanxhiu

jo për fitim,fajde e dallavere,

mjeranët shpëtoi për  çdo derë e mbas dere!

Dhe më në fund,fletoret e shumta të borxhlinjve i dogje

se ishe e mbete shtëpi e madhe plot hire e fise;

ndaj u prehsh hallall, Radoveshit ramnagoras plot lise:

vdekjen tënde Paqësore,çdo zemër e bëri hise!

Pa dëgjoni,vëllezër gollobardas,kuksianë e dibranë,

të mençurit na lanë Amanet duke thanë:

‘’ Mehmet Bojaxhiu e ka këngën hak

për vatan,krahinë, çdo shtëpi e bajrak

dhe për Atë, ky homaxh është fare pak!...’’

***

(Përsëriten 2 strofat e refrenit, nr.3/4 )

Teksi: Hasan M. Shahinaj;poet e prozator e gazetar.

Kompozitor: Xhevahir Cirongu,studiues e muzikolog.

Këngëtar: Servet Alushi @ Lirim Tafaj.

Produksioni: Studio…..

Menaxher e finaciues:Nipi Përparim Daut Dauti;mundës titullar i dekoruar i karrierës dhe bisnesmen i ndërtimit.

Producent Tv…Janar, 2022

***

Durrës dt. 25.12.2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora