E enjte, 28.03.2024, 02:06 PM (GMT)

Kulturë

Edibe Selimi-Osmani: Të kremte të dimrit

E hene, 03.01.2022, 07:27 PM


TË KREMTE TË DIMRIT

Shkruan: Edibe Selimi-Osmani

Me të drejtë etnologu prof.dr. Mark Tirta, konstaton se një vend  të rëndësishëm në etnokulturë  zënë  mitologjia e besimet popullore  me ritet e tyre përkatëse. Ato janë në një mënyrëa në një tjetër,shprehje e  jetës shoqërore  e shpirtërore të popullit. Zanafillën e tyre ata e kanë  në kohë shumë të vjetra  e kanë evoluar bashkë   me kushtet e bashkësisë njerëzore.Kanë  përmbajtje   të theksuar shoqërore  dhe lidhin të kaluarën  e lashtë  të popullit tonë me të tashmen .

Duke parë  vlererat e veçanta të besimeve popullore   e të riteve të tyre  me eksplorime terreni  kemi mbledhur një material të konsiderueshëm për festat e ritet e motmotit.

I. BUZMI (Beniku)

Në studimin tim do t’i qasem ritualeve që kryheshi në Natën e Buzmit (6 janar (-Reka e Epërme ) Këtë ditë në terren e hasim  me emërtimin Dita e Benikut.

Për ta festuar bëhen përgatitjet. Gjatë ritualeve që kryhen  kanë rëndësi   ,buka rituale,vatra dhe zjarri.

Buka,si një element shumë i rëndësishëm i të ushqyerit tradicional   të popullit tone ,si një   prodhim bazë i bujqësisë   për jetën e njerëzve , ka zënë  vend të dukshëm    në rite të ndryshme fetare   te ortodoksët e kësaj treve.Janë këto ceremoni rituale që gërshetohen me ata të fesë katolike.

Dihet se në përgjithësi , edhe   druri nderohet e adhurohet   ndër shumë popuj . Druri në pyll ka domethënie  të posaçme ,kurse buzmi ka kuptimin magjik. Në këtë krahinë  ai është   një ah i  ri i lartë ,i drejtë  i  bukur dhe kur pritet ,zgjidhet një që të jetë   rritur   me   diell. Ky lloj druri vihet për t’u   djegur   në zjarrin e  vatrës  natën e Krishlindjeve.

I   zoti  i çdo shtëpie ,në familjet ortodokse,pa lindë dielli shkon në mal për ta sjellur  buzmin në shtëpi. Në kohën kur pritet druri , në rast se  ndonjëri e sheh  prej së largu këtë gjë ,besohet se gjatë vitit do të jetë  fatbardhë. Në këto fshatra bëhen gara se kush do ta sjellë  më herët buzmin(drurin) ai  do të konsiderohet  si më i afti  e më i shkathti  i vitit në fshat.Deri në orët e pasditës  druri i buzmit rrin mbështetur nën strehë  të shtëpisë.

Gjatë shkrepjes së drurit  mbi vatër personi ka kujdes   që ana nga është prerë druri  të vendoset andej nga  duket ende dielli. Kur i pyetëm fshatarët  pse  shikohet dielli , na thanë   se ndryshe është keq  dhe ajo shtëpi nuk do të kishte mbarësi,fat gjatë vitit,nëse druri i buzmit vendosej mbi   vatër pasi kish  perënduar dielli.

Kulti  i diellit    është dëshmuar edhe nga një lajm interesant i shkruar . Filozofi Maksim nga   i cili jetoi   në kohën e   Antomonit  në librin e tij  A duhet t’u  ngrihen   perëndive shtatore, përmend  Peonët ,fis  ilir në Maqedoninë e sotme, e adhurojnë diellin në formën e një disku   të vogël  ,të ngritur   mbi një shtyllë të gjatë.[1]

Drurin e  buzmit mbi  zjarr e shkrep një dalë i ri 13-15 vjeçar,nëse ka  në atë shtëpi,ose  nëse jo,e  ndez i zoti i shtëpisë.Njëri  nga anëtarët e familjes     nga brenda  pyet:

-Kush vjen?

Përgjigjen:

-Beniku.

-Kë na bie  beniku?

-E  vejmë në  zjarr,të na lehen    shumë djem se vasha,fmija mashkull,shqerat femna.

Në të hetohen tri elemente tradicionale shumë të lashta; kulti i zjarrit, përmes vatrës  dhe  ceremonive  kushtuar asaj, kulti i paraardhësve  dhe elementet e kulteve  agrare,që  lidhen me natën e Buzmit ,me ç’rast  bëhen përgatitje e plane në punë në bujqësi e blegtori.Pra, jeta  dhe puna  dalin të lidhura ngushtë.

Edhe  vendosja e parmendës  nga ana e  hekurt  mbi vatër pranë zjarrit  të buzmit  është  njëfarë riti që lidhet  me të  mbjellurat vjeshtore. Kështu shpresohej se gjatë dimrit të mbjellurat vjeshtore  do të mbroheshin nga ngricat[2].

Aty pranë vatrës parmenda qëndron shtatë javë.Kur   prifti Ditën e kryqës ,viziton çdo shtëpi ortodokse,para se të fillojë  nga ceremonitë fetare,më parë shkon  te vatra,lëviz plugun nga vendi dhe shqipton fjalët::

-Prendija  le t’ape bereqet!

Ditën e buzmit dhe të krishtlindjeve,besimtarët kungohen  në kishën e fshatit.Në hyrje të kishës ,nuset  e reja dalin me  veshje festive  bëjnë divan.Shënuam dhe këngën:

O dridhem, dridhem si   zharpën-o,

Lypi “petkije” nuk  m’apën,oooih!

Da shkaj  , da  u bije martina Shypnije

Se   u paska hije.

Nga një nënë e moshuar,që kujtoi ditët  e rinisë,shënuam  këngën,që ajo vetë e ka kënduar me shoqet e saja para derës së kishës:

Çi na mblidhen panagjyr,

panagjyr e për nantë kishë,

N’mat  ma shumë e trima t’ri

N’mat  ma shumë e nuse t’reja,

N’mat ma shumë e shqera t’njoma,oooih!

Ndërsa etnografi  Shreder është i mendimit  se riti i buzmit është në analogji me adhurimin e diellit,sepse në ditët e solsticit dimëror kur fuqia e diellit  është më e dobët,me ndezjen e buzmit,shpresohet të shtohet forca e tij.[3]

II. KËRSHËNDELLA-Krishtlindjet(“Kshendellet”)

Është e kremte e madhe dimërore për të cilën bëhen përgatitje.    terren e hasim me emërtimin “Kshëndellet”.Sipas gojëdhënave popullore që shënuam nga brezi i moshuar në fashatrat Beliçicë, Vallkavi dhe Bogdi,mësuam se para 60-70 vitesh mbajnë mend se për Krishtlindje bëheshin vetëm përgatitje ushqimore,kurse në ritualin e rastit është përdorur kashta e shtruar në gjithë shtëpinë.Kashta lihej shtruar  me 6,7 dhe 8 janar dhe thuhej se në njerën  nga këto ditë  ka lindur Krishti  në një grazhd me kashtë. Besohet se mushka  është e nemur nga  Krishti,që  kinse  i ka thënë:T’i  kurrë  mos z’bilofsh”,prandaj kjo kafshë nuk është e plleshme. Kurse delja është e bekuar  se ka lindur Krishti në grazhd me të.

Vitet e fundit    kashta nuk përdoret më nëpër  shtëpia. Por për këtë ditë bëhet pastrimi i shtëpive,përgatiten ushqime  më të mira dhe  ëmbëlsira të llojllojshme.

Kashta rituale e Krishtlindjeve ,në të vërtetë  ka   origjinën e saj  qysh në epokën e paganizmit , shumë shekuj para lindjes së Krishtit,kur ajo konsiderohej si objekt  në të cilën shpesh herë rrinin hyjnitë e shpirtëra të tjerë. Kështu  kur indoarianët  u  ofronin perëndive dhurata    dhe bënin flijime të tjera , këto i shtronin   në kashtë ose në barë. Pastaj   thërrisnin   shpirtërat e të parëve të tyre dhe  perënditë  që të vinin t’i mernin.[4] Natën e Buzmit  dhe të  Krishtlindjeve, në ritualin e rastit   përdoret kashta ose  talla (misërishtja).  Kisha këtë kashtë  rituale e lidh me lindjen e Krishtit në grazhin  me kashtë, në qytetin  Betlehemit. Mirëpo rreth lindjes së tij  ka shumë legjenda e zbukurime.

Edhe ditën e tretë shkohet në kishë , ku luten. Koha nuk është e caktuar.Për shëndet ndezin qirinj.Dita e tretë është Kërshëndella e Grave.Behet vizita  për urime te të afërmit.

Ortodoksët e kësaj ane  ,pa dallim moshe dhe gjinije (besimtarët) për këtë të kremte me fenere e pisha të ndezura shkonin nëpër kisha prej orës  24 të   6 janarit deri në orën 3   të dates 7   janar. Në kisha bëhej mesha nga prifti.Pjesëmarrësit nuk e kuptojnë,por pëshpëritin  me vehte:

-Prendija na nimoftë,n’mat  t’mrijmë Kshëndellet ,

me   shëndet e me  bollëk.

Pra,edhe  në këtë rast,lutjet,mendimet,lidhen  me prodhimin ,me mbarësinë me  jetën e njerëzve.

Mbasi mbarojnë ceremonitë fetare,fshatarët i urojnë njëri- tjetrit Krishtlindjet me disa urime si këto.:

Për shumë mat (mot) Kshëndellet!

Tjetri ia kthen me fjalët :

Gëzuar qofshim e për  shumë mat.

Ngjefshim n’mat ma mirë!

Në traditën e kësaj të kremteje kungimi është  riti fetar  më i rëndësishmi. Çdo besimtar kungohet  në kishën e fshatit të vet.

E zonja e çdo shtëpie përveç ushqimit që merr për  të ngrënë në kishë,nuk harron edhe enën e bakrit që e mbush me ujë të bekuar në kishë. Pasi mbarojnë ceremonitë,sa kthehen në shtëpi,që në mëngjes ajo u jep fëmijëve të pijnë nga ky ujë për shëndetin e tyre. Riti përcjellet  me fjalët:T’u boret shëndet,I gëzofshi Kshëndellet!

Fshatarët shëtisin te njëri-tjetri  për urime. Edhe besimtarët mysliman ka raste që shkojnë  te bashkëfshatarët  e tyre për urime.Këto i gostitin me gjëra të mira.

Kjo  e kremte është ditë motmoti,prandaj e zonja e shtëpisë i bën nder bereqetit;duhet çelur magja  e  duhet  gatuar  qoftë  ndonjë fli ose të bëhet ndonjë lloj pete tjetër, sepse thuhet që po u bë kështu për Kërshëndella  shtohet bereqeti gjatë vitit.

Banorët e Rekës së Epërme,nga kushtet e vështira që kishin, migruan në vise të ndryshme, por kudo që gjenden bartin mbi supet e tyre doket,zakonet,gjuhën, kulturën materiale e shpirtërore të tyre. Të dhënat  u shënua në vitet 1994-1997.

Veçuam nga vepra, Rite   e  besime popullore  në viset  e Tetovës  dhe të Gostivarit, Edibe Selimi-Osmani, 1997  Shkup, (faq.13-15)

22.12.2021

Tetovë



[1] Aleksandër Stipçeviq, Ilirët-historia,jeta,kultura, Prishtinë, Rilindja 1980,faq.189.

[2] Ukë Xhemaj,Zjarri  në besimet popullore shqiptare,”Trashëgimia  dhe transformimi   i kulturës  popullore”,Prishtinë,Rilindja,1989,f.114.

[3]A .Çajkoviq,Mit i religjija,”Studimi  etnografik  i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën popullore,shqiptare”, Prishtinë,1990,f.192.

[4]Mark Krasniqi, Aspekte   pagane  të traditës së Kërshëndellave, Gjurmime Albaniligjike folklor dhe etnologji XII, Prishtinë 1982,faq.24



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora