E enjte, 28.03.2024, 11:41 PM (GMT)

Editorial

Gjergj – Bajram Kabashi: Ta kujtojmë artistin suedez, tashmë të ndjerin Lars Vilks, të cilit ia nxinë jetën edhe dy vëllezër “arnaut!”

E diele, 02.01.2022, 07:19 PM


Ta kujtojmë artistin suedez, tashmë të ndjerin Lars Vilks, të cilit ia nxinë jetën edhe dy vëllezër “arnaut!”

Nga Gjergj – Bajram Kabashi - Botues, drini.us

Me 3 tetor 2021 humbi jetën në një fatkeqësi trafiku artisti i madh suedez, profesori i teorisë së artit, skulptori e karikaturisti Lars Vilks, së bashku me dy policë që ishin roje e vazhdueshme e tij.

Vilks (Lars Endel Roger Vilks) ka lindur më 20 janar 1946 në Helsinborg në Suedi dhe vdiq me 3 tetor 2021 në Markeryd . Vilks vinte nga një familje latviase-suedeze, fillimisht ishte autodidakt si skulptor, por në vijim ngritjen akademike si kritik arti me gradën shkencore të doktorit e arriti në Univesitetin e Lund-it në vitin 1987.

Artisti i i njohur ishte përkohësisht profesor i teorisë së artit pranë Kungliga Konsthögskolan në Stockholm. Ai ka ligjëruar në Akademinë Shtetërore në Oslo nga viti 1988 deri më 1997 dhe ishte pastaj nga viti 1997deri 2003, profesor i teorisë së artit pranë Kunsthøgskolen i Bergen.

Vdekja e Lars Vilks, këtij gjigandi të paepur të shprehjes e mendimit të lirë, është një humbje jo vetëm për botën e artit, për Suedinë që nuk u kujdes e nuk i mori aq shumë parasysh mesazhet e artit të tij ndaj jo-lirisë dhe atyre që mendojnë se mund të debatojnë me një “kallashnikov në dorë”, është humbje për mbarë njerëzimin dhe një shembëlltyrë se si duhet luftuar të keqen, njëmendësinë dhe sjelljen oportune ndaj krimit dhe imponimit të kulturave të tjera në mënyrë të dhunshme.

Vilks është sidomos i njohur për veprën kundërthënëse “Nimis”, një skulpturë prej druri e ngjashme me pirgun, që gjëndet në rezervatin natyror Kulleberg afër brigjeve të Skåne, në jugun e Suedisë. Në imagjinatën e vet artisti e shpalli vendin si “Nimisis” si një shtet të pavarur, që artisti e emërtoi LADONIEN.

Në Ladonien gjëndet edhe vepra më pak e njohur e Vilks, “Arx” , si dhe një libër nga gurët, po ashtu me numrat e faqeve. Sadoqë “shteti Ladonia” i Vilks ngjante në një krijim-provokim imagjinativ, për të u interesuan mjaftë qytetarë të botës, madje pati të atillë që e shprehën dëshirën të ishin “shtetas të Ladonias”, me pasaportë dhe dokumente të legjitimitetit shtetëror të saj.

Skulptura prej drunjsh “Nimisis” e punuar nga artisti Lars Vilks në Skåne të Suedisë së jugut. Skultura pastaj është shitur si vepër arti tek Joseph Buys për t’iu shmangur keërkesave për ndërtim të paligjshëm në një vend të njohur si rezervat natyror nga ana e organeve suedeze. Më vonë Nimisis u shti tek Christo.

Nga viti 2015 Lars Vilks gjithë kohën jetonte nën mbrojtjen e policisë

Jeta e njëmendt në ikje e fshehtësi e Lars Vilks, megjithatë filloj pasi ai në vitin 2007 e kishte vendosur kokën e profetit të myslimanëve Muhamadd-it në një trup qeni, kafshë që sipas bindjeve dogmatike-religjioze që vijnë nga Islami, “është e pa pastër”. Karikatura si shprehje satirike në artin e përbotshëm u prit me protesta të mëdha në mbarë botën myslimane, duke filluar nga Bangladeshi, ku pati demonstrata të mëdha, Islamabadi i Pakistanit, Lindja e mesme, Turqia etj.

Artistit Lars Vilks vitet e fundit i është dashur që të jetonte totalisht i izoluar, por ai edhe në rrethana të tilla vazhdoj me angazhim të plotë si artist deri në momentin e fundit të jetës, megjithëse jetoj me kërcënimet për ta vrarë pothuaj 20 vite të jetës së tij. Mbi dhjetë vitet e fundit i është dashur të banonte në një banesë të fshehtë e me roje policore vazhdimisht prezente kudo që ishte ai, pasi kërcënimet e terroristëve islamik i rrinin vazhdimisht mbi kokë. Që nga viti 2010 Lars Vilks është detyruar të jetonte pa qenë i lirë fare, pasi ai me vetëdije të lartë e kishte përdorur lirinë e shprehjes dhe lirinë artistike kundër mohuesve të lirisë dhe servilëve të tyre, pra ndaj atyre që në vendet demokratike vijnë me kodet e veta zakonore, me dogmat religjioze dhe kulturat e tyre klanore.

Ministrja e Kulturës së Suedisë Amanda Lind e ka përshkruar vdekjen e tij “si një “tragjedi të pabesueshme” dhe ka deklaruar se Vilks është detyruar të jetonte i fshehur për shkak të punës së tij”. Fjalët e saj nuk paraqesin asnjë teprim, megjithëse politika suedeze në përgjithësi është treguar indiferente ndaj ndjekjes së tij në vendin e vet nga ata që mund të kenë ardhur për të jetuar mu në atë vend. Prej vitit 2007 Lars Vilks u shndërrua në një objekt urrejtjeje për shkak të karikaturës së tij për Muhameddin, por artisti nuk është shprehur kurrë i penduar për karikaturën e tij, pasi liria e shprehjes, ajo e mendimit të lirë dhe edhe ajo e provokimit , në fund të fundit, duhen mbrojtur me çdo çmim e në çdo mënyrë. Nisur nga kjo, Vilks ka marrë pjesë në ligjërata e konferenca të shumëta për lirinë e shprehjes e të mendimit të lirë, megjithëse në disa raste për shkaktun e tij janë vrarë persona të pafajshëm, që nuk kanë qenë cak parësor atentatesh.

Presidenti i Iranit “u  çmend” fare pas përdhosjes së figurës së profetit Muhamedd, sipas tij. Ndërkaq, rrugëve të Pakistanit u dogjën flamuj suedez si dhe figura-kukull e kryeministrit të atëhershëm të Suedisë, Fredrik Reinfeldt.

Në këtë vazhdë vazhduan premtimet për shpërblim ndaj atyre që kryejnë akt terrorist nga ana e organizatave të ndryshme terroriste. Al-Qaida fillimisht premtoj një shpërblim prej 100.000 dollarësh, shpërblim që do të rritej në 150.000 dollarë “nëse ai do të coptohet si një dele”, e sidomos që atij “ti shkëputej koka”, shkruante asokohe Aftonbladet e Suedisë.

Sipas shtypit suedez, norvegjez dhe danez, që nga ajo kohë Lars Vilks detyrimisht mbrohej e përcillej nga ana e policisë, duke qenë gjithnjë në lëvizje dhe gjithmonë me një kërcënim që i rrinte mbi kokë. Kërcënimet u bënë më të rënda në kohën e vitin 2009 kur në Suedi erdhi që ta vriste amerikani Colen LaRose, i njohur si “Jihad Jane”, i cili megjithatë nuk arriti ta kryente atentatin dhe u dënua me dhjetë vite burg.

Në vitin 2010 Lars Vilks u sulmua gjatë mbajtjes së një ligjërate rreth artit dhe lirisë së mendimit në Uppsala Universitet. Shumë persona u arrestuan, por Vilks shpëtoi i pa lënduar në atë tentim të aktit terrorist.

Katër ditë më vonë iu vu flaka shtëpisë së tij, mirëpo artisti fatmirësisht nuk ishte në shtëpi kur i ishte vënë zjarri.

E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë: Dy vëllezër “arnaut” në emër të “umetit të profetit” e pas thirrjes për hakmarrje Muslimane nga Al – Qaida etj., kishin dashur t’ia kallnin shtëpinë dhe artistin brenda saj, por për fat të mirë Lars Vilks nuk kishte qenë aty!

Pamje e karikaturës së Lars Vilks të publikuar në gazetën Nerikes Allehanda në korrik të vitit 2007.

Në librin e autorëve Helle Merete Brix dhe Uwe Max Jensen , të botuar vite më parë si bashkëbisedim me artistin , me titullin: Man forhandler ikke med et maskingevær ( një libër për njeriun dhe artistin Lars Vilks), që në përkthim i bije: Njeriu nuk mund të bisedoj me atë që e mbanë armën në dorë, në hyrje të librit citohet Lars Vilks:

“Une nuk jam pesimist prej natyrës. Une jam gjithmonë duke bërë diçka, që mua më bënë të lumur.”

Prandaj, megjithëse rrethanat e shkëputën Lars Vilks-in nga shoqëria, magjithatë ato nuk arritën ta shkëpusnin nga arti.

Me rëndësi ishte që artisti i madh në asnjë çast të jetës së tij nuk është penduar për rrugën e tij jetësore dhe artistike.

Përkundër situatave të rënda jetësore, para një kohe (paka para se të vdiste me 03.10.2021), Vilks e mohoi se pendohet për karikaturat.

– Jo , kurrë, tha Vilks për Svenske Dagbladet.

– Liria e mendimit dhe e shprehjes nuk mund të shijohet nga kushdo.

Prandaj gazetari suedez Per Gudmondson mendon që Lars Vilks-it duhet ti ngritet një monument për punën që ai e bëri për Suedinë, ndërkaq debatuesi i njohur Ivar Arpi mendon që Vilks është tradhëtuar nga bashkëvendësit e tij.

Lars Vilks tek vepra e tij skulpturale prej drunjsh “Nimisis” , ku i kaloj duke punuar shumë vite të jetës së tij artistike.

Në rrëfimin e tij të gjatë në librin e cekur, në faqen 34, Lars Vilks thotë: Une nuk do të vdes deri në vitin 2030, se une kam thënë, se une duhet ta mirëmbajë Nimis deri atëhere. Une do të mendoja që të varrosem afër Nimis, që pluhuri i trupit tim të shpërndahet aty. Arti im dhe vizatimet e rundkørselshundene (qeni me kokën e Muhammeddit, vër e autorit të shkrimit), do të jipeshin tek një institucion i artit botëror.

Në faqen 35 të librit, ku disa nxënës e kishin pyetur përmes e-mailit Larsin për lirinë e shprehjes, duke ia shtruar këto pyetje, artisti përgjigjet:

Pyetja: A mendon ti që ti i ke kaluar kufinjt?

Përgjigja: E mundshme në mes të Suedisë dhe Danimarkës.

Pyetja: Sa liri mendon ti që është e nevojshme?

Përgjigja: Ligji i vë kufinjt

Shqiptarët kanë një obligim të veçant për ta kujtue e nderua artistin e madh suedez Lars Vilks , parasëgjithash për arsyen se dy vëllezër islamist, ish-shqiptarë nga Suedia, Mentor dhe Mensur Alija, kishin tentuar t’ia kallnin shtëpinë me 15 maj 2010.

Lars Vilks flet për ngjarjen dhe gjyqin e mbajtur në librin bashkëbisedues.

Zjarri

Në natën e 15 majit 2010 dy vëllezër me prejardhje suedeze-shqiptare kishin bërë shetitje dhe kishin hedhur benzinë brenda shtëpisë së Lars Vilks në Skåne. pastaj i kishiu vënë zjarrin shtëpisë. Qëllimi i Mentorit 21 vjeçar dhe Mensurit 19 vjeçar ishte që ta mbysnin Lars Vilks. Por nuk shkoj siç kishin menduar ata. Plani i vëllezërve ra në ujë.  Vilks nuk ishte në shtëpi. Ai e kishte kaluar natën fatmirësisht tek një mike.

(…)

Pastaj e thyen vëllezërit një dritare, hudhen benzinë përmes vrimës dhe në atë mënyrë ia vunë zjarrin një gardine në kuzhinë.

(…)

Keq shkoj për Mensur Aliun i cili u dogj shumë në zjarr, në përpjekje për ta djegur shtëpinë e lars Vilks nga brenda.

(…)

Vëllezërit ishin të armatosur me thika, të cilat i hudhën në panik kur ikën nga vendi i krimit. Aty kishte rënë edhe një eksemplar i Kuranit të shenjt në tokë, derisa kishin ikur. Po ashtu edhe jakna e Mentor Alisë.

Në xhepin e jaknes ishte një ftesë tek mjeku i dhëmbëve, ku ishte emri dhe mbiemri i Mentor Aliut.

(…)

Në profilin e tij në Facebook   , dilte se Mensur Alija ishte mik me predikuesin e urrejtjes Anas Khalifa,…

(…)

faqe 69.

Me 15 korrik 2010 vëllezërit u dënuan për përpjekje për vrasje përmes vënies së zjarrit në Gjykatën e Helsinborg. Vëllai i madh Mensur Alija u dënua me dy vite borg, derisa vëllai i vogël u dënua me tre vite borg.

“Ata nuk u dënuan me një gjykim të duhur në raport me atë se çka kishin bërë. Dy dhe tre vite burg është kalim i lehtë. Sidomos kur dihet se ata lirohen nga burgu kur gjysma e dënimit kalon,” ishte shprehur Lars Vilks në një koment.

faqe 70.

Mensur Alija kishte gënjyer që plagët e zjarrit i kishte marrë përderisa kishte qenë duke pjekur mish në plazh.

Por, Mensur Alija, e dinte se kush ishte Lars Vilks:

“Një idiot që i poshtëron muslimanët. 1,3 milardë e urrejnë atë,” kishte thënë Mensur Alia në sallën e gjyqit.

(…)

“Ai është një i pa besë. Armik i Allahut, armik i profetit. Armiku më i madh i Islamit është këtu. Por, kjo nuk do të thotë që une ishe në shtëpinë e tij.”, gënjente ai.

faqe 71.

Sipas shtypit suedez: Vëllezërit Mentor Alija, 21 vjeç dhe Mensur Alija, 19 vjeç nga Landskrona akuzohen për sulmin me zjarr në shtëpinë e artistit Lars Vilk në Nyhamnsläge në veri të Höganäs.

Natën e 15 majit, sipas aktakuzës, ata kanë ndezur një zjarr që paraqiste rrezik për shkatërrim të gjerë. Vëllezërit akuzohen për zjarrvënie. Vëllezërit të dënuar për atentatin e Vilks (BOTUAR 15 KORRIK 2010).

Dënimi ndaj dy vëllezërve që u akuzuan për zjarrvënien e artistit Lars Vilks ka rënë, vëllai i madh dënohet me tre vjet burg, i vogli me dy vjet. Akuzat kundër vëllezërve kishin të bënin me zjarrvënie, një krim që mund të rezultojë në nga dy deri në tetë vjet burg. Prokurori kërkoi gjashtë vjet burg për të madhin e vëllezërve, 21-vjeçarin dhe katër vjet burg për vëllain e tij dy vjet më të vogël. Vëllezërit janë dënuar për tentativë zjarrvënieje, pasi gjykata e rrethit nuk vlerëson se është vërtetuar rreziku konkret që nga perdja e djegur të përhapej në pjesë të tjera të shtëpisë. Lars Vilks nuk ka qenë në shtëpi kur ka rënë zjarr në shtëpinë e tij natën e 15 majit dhe zjarri është fikur vetë, por sipas shërbimit të shpëtimit ka pasur rrezik zjarri në të gjithë shtëpinë. ishte fqinji i Lars Vilk që zbuloi xhamat e thyer. Në brendësi të shtëpisë janë gjetur disa shishe kafshësh të mbushura me benzinë. Një zjarr i vogël kishte rënë në fasadë dhe ishte përhapur në banesë, por mesa duket ata ishin shuar vetë.

Pranë vilës policia gjeti një xhaketë me një celular dhe dy thika. Celulari bëri që policia të dinte menjëherë se kë të kërkonte. Mensur u shtrua në spital për djegie kur u arrestua. Mentori u arrestua në shtëpinë e nënës së tij, e cila gjithashtu u dërgua për t’u marrë në pyetje. Lajmi për atentatin e ri kundër Lars Vilks u përhap me shpejtësi në mbarë botën.

Prestigjiozja Washington Post kishte titullin “Artisti suedez ‘Muhamed’ fshihet pas sulmit”, agjencia ndërkombëtare e lajmeve AP dhe BBC britanike janë mediat e tjera që raportuan për zjarrin e vrasjes. Expressen ka ndjekur hapat e vëllezërve deri në arrestimin në fillim të javës. Mentori dhe Mensur Alija vitet e fundit janë parë gjithnjë e më shpesh vizitorë të kongregacionit islam në Landskrona, një kongregacion që, megjithatë, njihet për punën aktive për të qenë pjesë integrale e shoqërisë suedeze.

– Në këto ambiente janë të ndaluara diskutimet për Vilks. Ne nuk pranojmë thirrje për akte dhune, thotë kryetari Ahmed Zaidan. Në të njëjtën kohë, ai thotë se nuk mund ta kuptojë se si legjislacioni suedez mund të lejojë Lars Vilks të shkelë fenë e tyre.

– Ne nuk e vëmë në dyshim të drejtën e Vilkut për të pasur mendime, por ai dhunon profetin tonë, thotë Zaidan. As Mentori dhe as Mensur nuk kanë tërhequr ndonjëherë vëmendjen kur kanë vizituar xhaminë. Megjithatë, në faqen e tij në Facebook, Mensur Alija lidhet me një grup rreptësisht ortodoks dhe gjithashtu i përket një grupi interneti që shpreh në mënyrë aktive urrejtjen ndaj shtetit të Izraelit. Për disa vite, ata dhe motra e tyre jetuan me nënën dhe babanë e tyre në një zonë të ngjashme me vilë në Landskrona, pasi erdhën në Suedi në vitin 2001 nga Serbia-Mali i Zi i atëhershëm.

Vëllezërit u bënë shtetas suedezë në vitin 2007.

– Duhet të kërkoni qiramarrës më të mirë. Djemtë ishin gjithmonë miqësorë dhe të sjellshëm. Për pak u zemërova pak kur ata lëvizën, thotë kujdestari Tommy. Për familjen e vëllezërve, arrestimi i vëllezërve ka ardhur si një tronditje. Menjëherë pasi Mentor Alija u arrestua mëngjesin e së dielës në shtëpinë e nënës së tij, Expressen takoi motrën e tij. – Ai është shumë i mirë. Sigurisht, ai është fetar, por kjo nuk do të thotë se duhet ta bëjë një gjë të tillë, tha ajo. Përshkrimi “të lutem” përsëritet vazhdimisht në bisedat që Expressen ka pasur me njerëz që kanë njohur vëllezërit. Dy djem që jo shumë kohë më parë ishin më të interesuar për futbollin dhe lojërat kompjuterike.

Në vjeshtën e vitit 2005, kur Mentori është 16 vjeç, ai së bashku me një shok të tij u dyshua për vjedhje makinash nga policia. Prandaj, administrata sociale në Landskrona kreu një hetim. Mentori sapo kishte filluar programin Individual me fokus hotelet dhe restorantet në shkollën e mesme Elise Malmros. Mentor Alija ishte shpresëdhënës për të ardhmen dhe mendoi se kishte mundësi të mira për të filluar programin kombëtar të gjimnazit këtë pranverë. Ai luante futboll në kohën e lirë dhe takonte miqtë e tij në një internet kafe në Landskrona. Ai thotë se provoi të pinte birrë por nuk i pëlqeu. Ai kurrë nuk ka provuar ndonjë drogë tjetër. Sipas nënës, gjithçka funksiononte mirë në familje dhe Mentori ishte i dobishëm në punët e shtëpisë. Por ajo ishte e shqetësuar se djali i saj kishte kryer një krim, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ditët e fundit, pas vendimit të arrestit, hetuesit e policisë së Helsingborgut po punojnë për mbledhjen dhe ekzaminimin e provave teknike ndaj vëllezërve. Hetimi paraprak tani drejtohet nga një prokuror i ri, zëvendëskryeprokurori Göran Olsson.”

***

Duhet theksuar se panislamizmi është shumë i qartë atëherë kur një ish-Shqiptar identifikohet në bazë të një përkatësia fetare me një religjion global … Apo sikurse e vë më qartë në pah njëri nga vëllezërit e akuazuar për tentim vrasje përmes zjarrvënies së qëllimshme, kur thotë se Lars Vilks është armik i 1, 3 milaiardë myslimanëve.

Edhe një kryeislamist politik i Kosovës flet në këtë mënyrë, por gjithsesi në “nivel më intelektual”, kur shprehet për diskriminimin e Ujgurëve në Kinë. Prandaj, propagandat e tilla panreligjioze kanë nxitur identifikime të tilla fetare të shumë të rinj naiv e të paformuar me kulturë kombëtare.

A nuk të ofron kjo gjuhë nepërke me frazeologjinë tashmë të njohur antishqiptare që panislamikët e BIK-ut e të bashkësive të ngjashme islame të “Arnautllukut”, ua kanë ofruar të ashtuquajturëve udhëheqësve tonë që nga paslufta, në Kosovë apo ngjeti?!

A nuk është kjo njësoj, apo a nuk shkon e gjithë kjo asaj rruge pa dalje, kah ndarja e kombit shqiptar në bazë të së ashtuquajturës përkatësi fetare të dikujt, duke e quajtur “shumica” atë pjesë të shqiptarëve , që sipas ca kuazikryeministrash e presidentësh, qenka lojale ndaj kombit dhe për këtë arsye për shkak të njëfar peshe u dashka pyetur e dëgjuar më shumë, thuajse uniteti kombëtar u ndaka në bazë të një religjioni a joregjiozitetit të tjetrit.

Pa asnjë dyshim se kah panislamizmi i sigurtë të shpie identifikimi religjioz dhe ndërtimi e meremetimi për këto qëllime antishqiptare qe mbi 22 vjet i xhamive nga ana e Turqisë neoosmane, që ndihmohet me vendosmëri e pandalshëm me ndihma e këshilla në rrugë operative nga shërbimet sekrete serbe.

Rasti i këtyre vëllezërve dhe i shumë të tjerëve që kryejnë detyra e obligime panturke e panislamike – pansllave (nuk është me rëndësi fare se a janë të vetëdijshëm a jo për krimin që e bëjnë), tregon se Shqiptari e Shqiptarja tashpërtash kanë shumë probleme me “njeriun e ri arnaut”, që bëhet pjesë e planeve e sherreve globale ndaj vendeve mikpritëse, e parasëgjithash ndaj kombit të tij të origjinës së deridjeshme.

Lars Viks jetoi i ndjekur dhe i dënuar nga islami botëror mbi 14 vjet, por nuk u pendua kurrë për asgjë. Në foto: Protesta në Bangladesh kundër karikaturës së tij për profetin Muhamedd.

Një panislamik apo një person që “kryeministrat tonë” e vendosin në kuadër të një përkatësie religjioze, duke e ndihmue verbnimin e tij kombëtar shqiptar, është më shumë i rrezikshëm dhe i dëmshëm për kombin se sa një çetnik serbomadh, sikurse është shprehur në mënyrë proverbiale shkrimtari Ibrahim Kelmendi.

Herdokur Shqiptarët duhet ti ngrenë një përmendore të madhe Lars Vilks-it, jo që i kanë ndonjë borgj njerëzor, por për shkak të paepjes së tij, shembullit të tij madhor se si ruhet fytyra humane njerëzore, duke e vënë vazhdimisht në pah një krim që vije në emër të drejtave e lirive njerëzore, por që ishte dhe është krejt e kunderta e tyre.

Na fal, Lars Vilks!

Megjithatë, probleme më të mëdha me “arnautët” panislamik kemi vet ne Shqiptarët, që do të na detyrojnë të luftojmë pandërpre, për jetë apo vdekje, përderisa ti mposhtim e zhbëjmë përfundimisht.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora