E premte, 29.03.2024, 03:13 PM (GMT)

Kulturë

Anton Nikë Berisha: Sherafedin Kadriu - Në kërkim të thellësive poetike

E diele, 02.01.2022, 05:12 PM


VËSHTRIME TË RËNDËSISHME PËR DISA VEPRA POETIKE BASHKËKOHORE

Sherafedin Kadriu - Në kërkim të thellësive poetike

Me rastin e shpalljes shkrimtar të vitit të Sherafedin Kadriut nga Ars Clubit “Beqir Musliu” (Gjilan)

Nga Anton Nikë Berisha

Disa mendime për librin e Sherafedin Kadriut, Në kërkim të thellësive poetike. Vështrime letrare. Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan 2021.

Vepra e Sherafedin Kadriut “Në kërkim të thellësive poetike” është një mozaik punimesh për disa dukuri e vepra letrare të autorëve tanë e të huaj.

Siç na shënjon edhe titulli i librit, autori gjakon të komunikojë me thellësitë e teksteve e të kuptimeve që dalin prej tyre dhe t’i ndriçojë vlerat kryesore shprehëse poetike si dhe rëndësinë e ndikimit estetik të tyre në marrësin.

I vetëdijshëm se teksti poetik është përbërësi kryesor i çdo krijese letrare poetike, ai i qaset dhe e interpreton atë në mënyra të ndryshme, duke i veçuar vlerat dhe veçantinë kryesore e të shprehurit e të mundësisë së komunikimit poetik, siç ngjet me vështrimin e veprave të autorëve tanë të shquar si Mirko Gashi, Beqir Musliu, Ymer Shkreli, Sabit Rrustemi etj., po edhe te veprat e disa krijuesve që për herën e parë paraqiten para lexuesve me libër poetik. Kjo mënyrë e vështrimit dhe e ballafaqimit të vlerave të autorëve të shquar dhe atyre në fillim të krijimtarisë së tyre, ndihmon që të ndriçohen vlerat e mirëfillta dhe ato që shenjëzojnë fillimin e një krijimtarie.

Me pak fjalë, me këtë libër Sherafedin Kadriu ka dëshmuar një mprehtësi mendjeje dhe gjerësi dije në qasjen dhe interpretimin e disa nga veprat e rëndësishme poetike të kohës , gjë që mundëson njohjen më të mirë të krijesave letrare përkatëse dhe të komunikimit të tyre më të madh me marrësin.

VENDIMI I JURISË

Ars Clubi “Beqir Musliu”

G J I L A N

Juria letrare, e themeluar nga Këshilli Drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu”, në përbërje, Nexhat Rexha, Albina Idrizi e Sabit Rrustemi për vlerësimin dhe zgjedhjen e SHKRIMTARIT TË VITIT,  nga botimet letrare të vitit 2021, të anëtarëve të këtij asociacioni shkrimtarësh,  pas shumë konsultimesh të brendshme, unanimisht vendosi që të shpall SHKRIMTAR I VITIT 2021, studiuesin letrar nga Gjilani, SHERAFEDIN KADRIUN.

ARSYETIMI

Studiuesi letrar Sherafedin Kadriu, i cili një kohësisht shkruan dhe poezi e prozë e studime nga fusha e arkeologjisë dhe trashëgimisë shpirtërore, gjatë viti që po e lëmë pas, ka botuar dy vepra mjaftë të rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare, librin me vështrime kritike, NË KËRKIM TË THELLËSIVE POETIKE dhe tjetrin nga trashëgimia kulturore me titull TRASHËGIMIA MATERIALE E GJILANIT ME RRETHINË.

Si libri i parë, ashtu dhe i dyti, shquhen për një qasje shumë profesionale, shqyrtim të thellë kritik dhe me përfundime meritore, te akëcila vepër apo autor ( te vepra e parë ) dhe me një njohje të lakmueshme e të trajtuar si duhet të një trashëgimie material e kulturore të Gjilanit në për kohë.

Vlerësojmë gjithashtu se edhe veprat tjera e autorët tjerë, pjesë e këtij asociacioni, të cilat kanë botuar vepra të reja brenda këtij viti, kanë sjellë vlera të reja në letërsinë tonë, qoftë në poezi, në prozë apo në studimet letrare.

Nexhat Rexha

Albina Idrizi

Sabit Rrustemi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora